Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Real Madrid kampion i Evropës “Undécima”

Kresha

A pretty face can never trick me


Ndeshja finale e gjitha madriliene në San Siro shumë e fortë dhe dramatike, pasi u pa gjithçka…nga rastet, golat dhe penalltitë e humbura, por në fund me një fitues Real Madridin.

Klubi mbretëror Real Madrid që kërkonte titullin e 11-të, në histori të klubit, luajti më mirë në pjesën e parë, pati posedimin e topit, shënoi golin e epërsisë përmes kapitenit Sergio Ramos, lejoi posadimin kundërshtarit të tij në pjesën e dytë, por ka huq dy raste shumë të mira me Benzema dhe Bale, dhe ishte shumë e qartë se do të dënohen ën vazhdim.

Me të nis pjesa e dytë e cila ishte fantastike për Atl.Madrid, u akordua penallti e cila ishte “e dyshimtë”, pas duelit Pepe-Torres, dhe përgjegjësinë për të gjuajtur e mori Antoine Griezmann. Francezi gjuajti fuqishëm dhe e qëlloi shtyllën. Por, Atletico nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e barazimit të cilin e arriti përmes rezervistit dhe lojtarit fantastik, Yannick Ferreira-Carrasco. Ish anëtari i Monaco, e dërgoi ndeshjen në vazhdime të cilat ishin shumë të lodhshme për lojtarët.

Edhe 30 minutat tjerë nuk dhuruan golat çka nuk mund të thuhet edhe për rastet e krijuara, andaj trofeun më të çmuar të futbollit evropian e ngritën “mbretërit” me golin e fundit dhe vendimtarë që e shënoi Crsitiano Ronaldo pas kryesrjes së penalltive. //korneri
 

Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 33.3%
  • Luna

    Votat: 8 53.3%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 5 33.3%
Back
Top