Real Madrid eleminon Manchester Utd

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Reali-manutd.jpg
Gjyqtari turk, Xhynejt اakër, ndihmoi Realin e Madridit për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Kartoni i kuq i dhënë për Nani, në kohën kur Manchester United ishte në avantazh 1-0, ishte pika kulminante e ndeshjes në “Old Trafford”, që u fitua 1-2 nga madrilenët e drejtuar prej Mourinho-s.

Një vendim i dyshimtë ky i arbitrit turk, i cili përveç protestave të lojtarëve, stafit dhe tifozëve të United, duket se do të vazhdojë gjatë të jetë në qendër të kritikave të mediave europiane.

Në pjesën e parë Reali luajti më shumë me topin, kontrolloi mesfushën, por rastet më të rrezikshme i krijuan lojtarët e Manchester United.

Portieri Diego Lopez, me një refleks për t’u admiruar, nuk lejoi që gjuajtjet e Van Persi-t dhe ajo e ثelbeck të përfundonin në rrjetë.

Djajtë e Sër Aleks Ferguson gjejnë avantazhin në fillimin e pjesës së dytë. Atë që nuk bënë anglezët, e bënë vet spanjollët. Në minutën e 48-të, Sergio Ramos devijoi një top të ثelbeck dhe kaloi Manchester-in në avantazh.

8 minuta më pas, arbitri turk اakër mori një vendim të nxituar dhe ndryshoi komplet rrjedhën e lojës. Nani u ndërshkua me të kuq për një ndërhyrje ndaj Arbeloa-s në mesfushë, që maksimumi mund të ishte i verdhë.

Epërsia numerike dhe futja në fushë e Modriç përmbysi rezultatin në “Old Trafford”. Kroati barazoi me një supergol, ndërsa disa minuta më vonë Ronaldo shënoi të dytin për Realin, por portugezi ishte i vetmi që nuk festoi, për respekt të tifozëve në “Old Trafford”.

Në minutat e mbetura, United tentoi të bëjë suprizën, por kjo gjë nuk lejohet nga Diego Lopez, i cili u tregua i pamposhtur nga “djajtë e kuq”.

اerekfinalstja tjetër e këtij kompeticioni është skuadra e Borussia Dortmund, e cila shkatërroi 3-0 Shakhtar-in, falë golave të Santana, Gِtze dhe Blaszczykowski-t.
 
Titulli: Real Madrid eleminon Manchester Utd

zakonisht kush vjedh keshtu ndeshjet fiton champions ne fund. kujtohen te fundit, barcelona-chelsea,inter-barcelona te lista e ndeshjeve me te vjedhura shtohet dhe kjo.
 
Titulli: Real Madrid eleminon Manchester Utd

Vamos real, hasta final :d
 
Titulli: Real Madrid eleminon Manchester Utd

Hej po mua mu duk se e beri me te drejte ate vendim arbitri.
Ai ishte tak e ngritur lart, e goditur dhe simulim beri per veten ai. Kartoni i kuq e meritonte. :)

Po pra, futbolli eshte shnderruar ne karate kungu-fu kohen e fundit :D
 
Titulli: Real Madrid eleminon Manchester Utd

Hej po mua mu duk se e beri me te drejte ate vendim arbitri.
Ai ishte tak e ngritur lart, e goditur dhe simulim beri per veten ai. Kartoni i kuq e meritonte. :)

nuk ishte me dashje ai gjate gjithe kohes shikonte topin, plus ata po shkonin te dy drejt topit nuk eshte se njeri kishte topin tjetri jo.
 
Titulli: Real Madrid eleminon Manchester Utd

Ai ishte faull per karton te VERDHE,arbitri ishte i emocionuar gjith ndeshjes duke qen i vetedijshem se cfare peshe kishte ajo ndeshje TITANESH.
Pavarsisht e lagu se lagu ne sfiden e Bernabeut Reali ka dominuar dhe 2 fitoret rrallazi ne El Classicot i kishin karikuar aq shum saqe smund te dilnin te humbur nga Old Traford.
 
Titulli: Real Madrid eleminon Manchester Utd

nuk ishte me dashje ai gjate gjithe kohes shikonte topin, plus ata po shkonin te dy drejt topit nuk eshte se njeri kishte topin tjetri jo.

Sido qe te jet, ishte nje nderhyrje e gabuar dhe denimi ishte i merituar. un kam pare lojtar qe kan marr karton te kuq :esp::esp: edhe me me pak se kaq. Megjithate Reali duhet ta fitonte, si kam qejf shume keto ekipet angleze :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top