Real-Barça, prag "lufte" në klasiken e Champions

eGo0sTyle

System Engineer
http://1.bp.blogspot.com/-d9dhdh6VCiQ/TafUAT9--puth/AAAAAAAAAOM/zo9NI3Xe01U/s1600/Mou%2Bvs%2BPep.jpg

Klasikja e tretë në harkun e 10 ditëve. Sot në mbrëmje, Reali dhe Barcelona do të përballen në gjysmëfinalen e parë të Champions League, në një betejë nervash, yjesh, futbolli spektakolar dhe dy tifozerish të urryera. Në "Santiago Bernabeu" luhet akti i fundit i sagave të klasikeve. Dy ndeshjet e para kanë regjistruar një barazim dhe një fitore për Realin e Madridit, që duket se është më në formë se katalanasit në këto momente. Zhoze Murinjo ka nxehur atmosferën në prag të kësaj sfide. Në konferencën për shtyp, tekniku portugez ka folur për arbitrat, por ankesat e Guardiolës, për presionet e Barcelonës për ndryshimin e dizenjimit të treshes arbitrale, që flitej se do të kishte për kryesor portugezin Proença. "Një forcë vrasëse më e fortë se vapori, se elektriciteti dhe energjia atomike: vullneti! Nuk janë fjalët e mia, por të njëfarë Alberti. Nuk ishte budalla Albert Ajnshtajn, që me vullnet mund të bësh gjithçka", tha Murinjo dje, duke i habitur të gjithë me citimin e shkencëtarit.
Arbitrat
"Murinjo do të jetë i lumtur nëse zgjidhet një portugez", tha Guardiola tre ditë më parë. "Gjëja kryesore nuk ka lidhje me atë që do të arbitrojë të mërkurën, - tha dje Murinjo. - Gjëja më e rëndësishme është që ka nisur një erë e re. Deri më tani në botën e futbollit ka patur dy tipet trajnerësh: njëri, shumë i vogël, i përbërë nga njerëz që nuk flasin kurrë për arbitrat. Ndërsa tjetri është shumë i madh, ku bëj pjesë edhe unë, që i kritikon gjithnjë arbitrat kur bëjnë gabime. Jemi njerëz që nuk arrijnë të kontrollojnë zhgënjimin kur gjyqtarët ata gabojnë, por i aftë edhe të bëjë komplimenta kur ka një gjykim të mirë. Por, tani me Pep Guardiolën është krijuar një grup i tretë, ku është vetëm ai. Një grup nga ata që kritikojnë gjyqtarët që guxojnë të japin një vendim. Një mendim, me thellësi të jashtëzakonshme", shtoi portugezi në ligjëratën e tij të gjatë. Më pas, një rifreskim memorje dhe Zhoze nxjerr në dritë akuzën e radhës: "Guardiola ka kaluar përmes skandalit të Stamford Bridge, vitin e shkuar Interi luajti me 10 vetë për një orë, ndërsa këtë me Arsenalin ndodhi ajo që ndodhi. Ndërsa tani kritikohet një vendim shumë i vështirë dhe korrekt". Referimi në këtë rast lidhet me golin e anuluar të Pedros në finalen e Kupës së Mbretit.
Sfida
Doza e ironisë së Murinjos nuk mbaron me kaq. "Nuk preferoj të flas për ata që kanë kartona, sepse do më akuzojnë se i kam urdhëruar të ndëshkohen për të qenë të pastër në turin pasardhës. Duhet të pyesim përse disa skuadrave u lejohet dhe disave jo. Ndaj Totenhemit, kur ishim 4-0, nuk mund t'i hiqnim kartonat dhe tani situata është e vështirë", tha tekniku i Realit. Ronaldo, Ramos, Di Maria dhe Albiol rrezikojnë të skualifikohen në rart kartonash. "E dimë që kundërshtarët do të luajnë me këtë situatë. Për këtë arsye kemi nevojë për lojtarë të ndershëm. Nëse ata do të jenë të ndershëm, do të dalë një ndeshje e madhe dhe le të fitojë më i miri. Nëse do jenë ata do u bëj komplimenta, siç u bëra pas ndeshjes 5-0 në kampionat", deklaroi Murinjo.
 
Pe: Real-Barça, prag "lufte" në klasiken e Champions

Gjendemi në mes të luftës dhe teksa po qëndrojmë buzë freskisë që po dhuron lumi Ebro, në mëndjet tona vërtitet vetëm një gjë – është beteja e tretë e 27 prillit. Dy të kaluarat kaluan në favor të mbretërve të Madridit, megjithëse armata që kërkon pavarësinë, ajo katalanase është më e fuqishme. Dëgjuam se ishin komandantët ishin ata që bënë diferencën, megjithëse historia thotë se janë janë yjet ato që i vendosin luftërat, pa marrë parasysh sa beteja janë të humbura.
El Classico III
Gara: Gjysmëfinalja e parë Ligës së Kampionëve
Koha: 27 prill, 2011 – ora 20:45
Vendi: Estadio Santiago Bernabeu, Madrid.
Drejt finalizimit të hakmarrjes

Plagët nga poshtërrimi i 29 nëntorit për çdo madrilen janë ende tepër të freskëta. Megjithëse ato u shëruan paksa në dy duelet e kaluara, ku Real Madridi nxorri një barazim dhe një fitore heroike në finale të Kupës së Mbretit, ata ende nuk janë të ngopur.

Në duelin e 27 prillit në Bernabeu favoritë do të jenë pikërisht madrilenët. ثshtë strategu më i mirë i të gjitha kohërave, Jose Mourinho, i vetmi njeri që ia shkaktoi trajnerit të ekipit më të mirë në histori, Barcelonës, disfatat më të dhimbshme.

Dhe teksa këtë e bëri me Interin vitin e kaluar, Jose Mourinho është në rrugë të mirë ta bëjë këtë edhe sivjet dhe atë në vitin e parë në Madrid. Ndeshja e parë dhe e dytë ishin të fituara nga Real Madridi me plot kuptimin e fjalës, falë një organizimi të jashtëzakonshëm taktik, një beteje të fituar me mençuri edhe pse nuk ekzistoi estetika.

Vetëm njeriu më analfabet i futbollit do të thoshte se Real Madridi do të hyjë në ndeshjen e tretë pa ndonjë ndryshim, pas asaj paraqitjeje hyjnore ndaj Valencias. Nëse arrijnë që Los Blancos të fusin nën kontroll fazën ofensive të Barcelonës, të heshtur në dy duelet e para, atëherë epilogu do të jetë shumë i qartë.

Forma kokë më kokë

Barcelona – Real Madrid 0:1
Real Madrid – Barcelona 1:1
Barcelona – Real Madrid 5:0
Real Madrid – Barcelona 0:2
Barcelona – Real Madrid 1:0

Forma e Realit

Valencia – Real Madrid 3:6
Barcelona – Real Madrid 0:1
Real Madrid – Barcelona 1:1
Tottenham – Real Madrid 0:1
Athletic – Bilbao – Real Madrid 0:3

Forma e Barcës

Barcelona – Osasuna 2:0
Barcelona – Real Madrid 0:1
Real Madrid – Barcelona 1:1
Shakhtar – Barcelona 0:1
Barcelona – Almeria 3:1

Formacioni i mundshëm i Real Madridit (4-2-3-1): Casillas, Arbeloa, Sergio Ramos, Albiol, Marcelo, Pepe, Xabi Alonso, Kaka, Ozil, Di Maria, Ronaldo.

Casillas

Arbeloa – Sergio Ramos – Albiol – Marcelo

Alonso – Pepe

Kaka - Ozil - Di Maria

Ronaldo
Formacioni i mundshëm i Barcelonës (4-3-3): Valdes, Dani Alves, Gerard Pique, Sergio Busquets, Carles Puyol, Seidou Keita, Xavi, Afellay, Iniesta, David Villa, Lionel Messi.

Valdes

Dani Alves – Pique – Busquets – Puyol

Keita
Xavi - Afellay

Iniesta – David Villa – Messi

Parashikimi: Real Madrid 3-1 Barcelona

/telegraf/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top