Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Reagon LDK: Sondazhi ishte i porositur nga Vetëvendosje

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas një sondazhi të publikuar në media. Sipas këtij sondazhi, partia e Isa Mustafës radhitet partia e tretë pas PDK-së, dhe Vetëvendosjes. Mirëpo, LDK vlerëson se sondazhi është i porositun dhe është bërë nga një kioskë. Partia e cila po udhëheq me Qeverinë e vendit, nëpërmjet faqes se saj në Facebook, e ka akuzuar një medium kosovar se është vënë 24 ore në shërbim të një partie politike.

“UBO Consulting është kioska e cila më së paku ka të bëjë me hulumtimin e opinionit. Uliks Osmani ( burri i Arlinda Osmanit) është pronar i UBO Consulting apo sondazheve me tendera përveq kësaj është mik dhe rregullon leje së bashku me Ilir Gjinollin , mikun e Shpend Ahmetit. Ilir Gjinolli dhe Arlinda Osmani (gruaja e pronarit të UBO) dy pronarët e Studios së Arkitekturës Urban Plus e cila studio vazhdimisht shpërblehet me tender nga Komuna e Prishtinës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e LDK-së.

Reagimi i plotë I LDK-së:

Një medium kosovar është vënë 24 orë me 24 në shërbim të një partie politike. Përveq propagandës së përditëshme mediale në shërbim të kësaj partie ajo sot e paska publiku një sondazh të porositur e të blerë në një "kioskë" .UBO Consulting është kioska e cila më së paku ka të bëjë me hulumtimin e opinionit. Uliks Osmani ( burri i Arlinda Osmanit) është pronar i UBO Consulting apo sondazheve me tendera përveq kësaj është mik dhe rregullon leje së bashku me Ilir Gjinollin , mikun e Shpend Ahmetit. Ilir Gjinolli dhe Arlinda Osmani (gruaja e pronarit të UBO) dy pronarët e Studios së Arkitekturës Urban Plus e cila studio vazhdimisht shpërblehet me tender nga Komuna e Prishtinës. Sondazhi i vetëm për neve si parti qeverisëse dhe me parime institucionaliste janë zgjedhjet dhe vota e qytetarëve. Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të kryej detyrën e saj , që qytetarët i'a kanë besu (jo sondazhet) - qeverisjen e vendit.

KLIKO KثTU
ldk_1474739855-5098748.PNG
http://www.gazetaexpress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back