Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Reagime për gjestin e serbit që dëmtoi minaren e një xhamie në Gjilan.

Nga Blendi Gashi
Foto-kryesore....jpg

Një serb, shtetas i Kosovës, dje hyri në xhaminë e fshatit Velekincë të Gjilanit, derisa aty po kryhej riti fetar i faljes.

Ai ka marrë rrobat e hoxhës, është ngjitur në majë të minares dhe ka nisur shkatërrimin e saj. Nuk dihet se me çfarë motive e ka kryer veprën edhe pse sipas dyshimeve të para të policisë, i dyshuari ka probleme psiqike.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, kanë deklaruar për mediat kosovare se 35-vjeçari serb, pas shkatërrimit të minares së xhamisë kishte tentuar që aty të vendoste edhe simbolin ortodoks, kryqin.

Por, shtetasi serb megjithatë nuk ia arriti qëllimit, pasi xhemati reagoi menjëherë duke e zënë kryerësin e këtij akti vandal.

Ai nuk i kishte përfillur urdhrat e policisë, dhe pas refuzimit për bashkëpunim, policia ndërhyri me ç ‘rast e kanë zbritur nga minarja.

Me të zbritur nga minarja ai është arrestuar dhe më pas dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, për të marrë trajtim mjekësor, nën përcjelljen e patrullave policore.

Kjo ngjarje ka bërë që të reagon Bashkësia Islame e Kosovës, komuna e Gjilanit dhe njohës të rrethanave politike në vend.

Ndërsa është bërë thirrje për qetësi e gjakfothësi, është shtruar edhe pyetja se ç’do të ndodhte nëse një shqiptar do të demolonte ndonjë kishë që gjendet në Kosovë?



BIK-u, i trishtuar nga sjellja e serbit që demoloi kupolën e xhamisë

Ndaj ngjarjes ka reaguar Bashkësia Islame e Kosovës në Gjilan, duke thënë se janë të shokuar nga ky gjest, pavarësisht se nga kush vjen.

“Vërtet jemi të indinjuar me këtë gjest vandal dhe të panjohur deri më tani. Të demolosh kultet fetare është më tepër se dhunë dhe krim mbi kultet fetare”, ka thënë Naim Aliu, kryetar i BIK-ut në Gjilan.

Ai ka pohuar se policia e Kosovës dhe Prokuroria duhet të merren seriozisht me rastin, por ka kërkuar që të mos të politizohet, sepse siç ka thënë ai nuk janë të interesuar që të krijojnë armiqësi ndërmjet qytetarëve të dyja nacionaliteteve.



Kryetari i Gjilanit thirrje për qetësi dhe gjakftohësi

Edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar rastin në fjalë duke thënë se raste të tilla nuk i shërbejnë aspak klimës së krijuar për shumë vite në sigurinë publike në Gjilan.

“Falënderoj policinë e Kosovës, të gjitha njësitet që kanë intervenuar në këtë rast, për profesionalizmin e treguar dhe për rikthimin e gjendjes nën kontroll dhe krijimin e sigurisë për qytetarët e këtij fshati. Poashtu përkushtimi dhe sjellja e lartë qytetare e civilizuese e kryetarit të Bashkësisë Islame, Naim Aliu, e imamit të xhamisë Remzi Halimi dhe e bashkëpunëtorëve të tjerë, por edhe e banorëve, është për t’u falënderuar, në këto momente të vështira për fshatin dhe për Gjilanin në përgjithësi”, ka thënë kryetari Haziri, duke apeluar për qetësi dhe gjakftohësi nga të gjithë qytetarët e Gjilanit.



Analisti Sallova: Serbia do të kërkonte mbledhje të KS të OKB-së nëse një shqiptar do të dëmtonte kishën ortodokse

Donik Sallova, analist nga Prishtina, poashtu ka reaguar ndaj demolimit të minares së xhamisë, duke thënë se fashizmi i pakicës serbe mund të shpërthejë.

“Po ta dëmtonte dëmtonte një shqiptar ndonjë kishë ortodokse në Kosovë, siç e rrënoi minaren e xhamisë shtetasi serb, që nesër Serbia do të bënte kërkesë për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ta denoncuar sulmin e ‘ekstremistëve islamistë shqiptarë’. E këtij serbit çka me i thënë? Do të thonë se ka qenë budalla apo një i dehur. Por kjo nuk është e vërteta. ‘Diskriminimi politik, social e kulturor që po i bëhet pakicës serbe në Kosovë do të bëj që ata të ndihen sërish si në kohërat e kaluara: pakica (klasa) sunduese e Kosovës’. Fashizmi i tyre individual e kolektiv do të shpërthejë sërish!”, ka shkruar në Facebook, analisti Sallova. /tesheshi.com/
 

Attachments

  • Foto-kryesore....jpg
    Foto-kryesore....jpg
    43.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back