Mbi 3000 pushues vjetorë, rreth 12 ekipe sportive dhe shumë organizime shoqërore si shkolla, ndërmarrje dhe institucione, si dhe sindikatat e atëhershme, vetëm në dimër, tregojnë se Razma është një vend i rëndësishëm turistik.
Një nga vendet më të hershme të pushimit klimaterik dhe turistik jo vetëm i Shkodrës, por edhe i Shqipërisë, është Razma. Pika klimaterike nën këmbët e Veleçikut spektakolar, me kushte të jashtëzakonshme për pushim kreativ, me pista të bollshme për ski, alpinizëm dhe me pamje magjepse, të cilat nuk janë shumë larg qytetit më të madh në Veri, sot, në mijëvjeçarin e tretë, është një vend ku tentohet për të bërë turizëm dimëror dhe veror, por strukturat, si qendrore dhe lokale, nuk kanë kurrfarë interesi dhe plani konkret për të.
Razma, vendi i "zotnive" shkodranë
Që në fillimet e shekullit të 20-të, "zotnitë" e Shkodrës kishin zbuluar Razmën dhe kishin aty disa vila të vogla, që shërbenin për pushimet e tyre verore dhe dimërore. Por zbulimi i saj është bërë rreth vitit 1890-të nga botanisti Antonio Bolduçi dhe pastaj kjo pikë është bërë e njohur jo vetëm për botanistë dhe gjeografë italianë, por dhe kroatë dhe austriakë. Rruga ka qenë një rudiment infrastrukturor, por gjatë kohës së diktaturës u shtrua disi me asfalt. Sot, Razma ka një rrugë të shtruar, jo të gjerë, por që të çon normalisht atje. Megjithatë, me makinë, dhe në momentin që nuk ka dëborë masive nga Shkodra deri në Razëm, udhëtimi nuk zgjat më tepër se një orë, shëtitje mes pamjeve të shkëlqyera të kësaj rruge, ku një nga më të bukurat është "kanioni i vogël, por tepër i bukur i Prroit të Thatë". Rrotull Razmës janë fshatrat tepër të bukur të Vermoshit e Bogës, një perlë tjetër turistike dhe Vuklit, tjetër fshat paksa më tutje. Shpatet e maleve dhe rrafshinat e llojit lug midis tyre, të mbushura me pemë të drejta dhe pisha madhështore, janë një kënaqësi jo vetëm për syrin, por dhe për mushkëritë, të cilat në Shkodër kanë depozituar pluhurin e qytetit të madh dhe të zhurmshëm verior. Razma në sistemin e saj gjeologjik është një pllajë karstike e stërmadhe.
Qielli gjithmonë blu dhe me nuanca të ndryshme sipas perëndimit, tërheq të apasionuarit e fotografisë, por ai bën garë edhe me ujin kristal, edhe ky në kaltërsi vezulluese që të "then dhambët", siç thonë turistët sportivë nga universiteti i Shkodrës, studentë të fakultetit të "Edukimit Fizik" në këtë gjigand të dijes në Veri.
Pas 40 minutave udhëtim dhe në një lartësi prej 500 m, telefonat celularë fillojnë të mos kenë valë të asnjë operatori në Shqipëri, por vazhdon, si për të krijuar një "boshllëk në stomak", operatori i vetëm malazez, që depërton në këto vise shqiptare. Shtyllat e dikurshme të telefonisë fiks të kohës së moniszmit janë vjedhur dhe marrë prej kohësh, por ka akoma disa në këmbë, dhe Razma ka një rrugë që të çon normalisht, por i mungon krejtësisht lidhja telefonike me shtetin shqiptar.
Nuk ka shumë borë në Razëm, por gjithsesi në disa pista të saj paksa më andej, edhe këto ditë të nxehta shkurti, gjen një sasi të tillë sa për të bërë të plotë ciklin e mësimit të skive. Fshati është po ai. Unë po e quaj fshat, por në fakt Razma është një pikë turistike dhe kështu ka qenë para çlirimit dhe në diktaturë.
Sot nuk është kështu po të përjashtosh disa privatë që mundohen të mbijetojnë, duke u "përplasur me tregun", mungesën e informacionit dhe kujdesit shtetëror. Gjithsesi, janë të rregulluara disa godina të vogla dhe ajo e madhja e dikurshme, ka edhe kuzhinë e restorant të mirë dhe me çmime të lira.
Tensioni është jashtëzakonisht i dobët, thuajse një tension, i cili "as nuk të xen", siç thonë banorët. Megjithëse planet janë për një transformator, i cili do ta rrisë tensionin privatisht, duhet thënë se Razmës shteti nuk i ka siguruar asgjë në tre elementët bazë, që janë uji, elektriku dhe telefonia. Privatët vendas dhe një investues nga qyteti po bëjnë të mundur që Razma, si në dimër dhe në verë, të jetë tërheqëse, me kushte fjetje dhe ngrënie tepër të mira dhe me konceptet e qytetit.
Razma
Razma ka pista për ski dhe klimë kurative si në dimër dhe verë. Sëmundjet e mushkërive, sidomos problemet e stresit, në këtë hapësirë malore dhe të bukur janë kuruar gjithmonë në të kaluarën për tu "shmangur" me një neglizhencë të turpshme sot. Asnjë investim shtetëror për të krijuar pikërisht kushtet e duhura. Kurse për pushtetin lokal, as që bëhet fjalë se ka të ardhura dhe fonde për të ndërtuar një kamp dhe struktura të tilla që tërheqin skiatorë, alpinistë, botanistë dhe vizitorë jo vetëm nga Shqipëria, por dhe bota. Jo vetëm mrekulli shkëmbore, me pllaja dhe pyll të bukur, por bota shtazore dhe shpendët janë një magjepsje e vizitorëve. Në Razëm ka derr të egër, ujku dhe ketri, së bashku me lepurin e egër të malit. Por aty gjendet edhe dhelpra e kaprolli me lundërzën. Si shpendë janë shqipja e malit dhe skifteri, por edhe orli dhe gjeli i egër, gjithmonë në pakësim. Nuk mungojnë shepka dhe mulli bardha për të apasionuarit e botës së shpendëve.
Vetëm 40 km nga Shkodra dhe vetëm 126 km nga Tirana, pika kurative e turistike verore dhe dimërore e Razmës, nuk konsiderohet për asgjë dhe ç"është më e keqja nuk ka një plan rregullimi dhe transformimi, i cili të jetë deklaruar dhe të jetë pasuar me fonde. Ka vetëm "gënjeshtra të ndryshme kur ka ndonjë seminar apo kur të huajt kërkojnë të dinë diçka për të". Ky është edhe momenti anormal i saj dhe drejtuesve jo vetëm në ministrinë përkatëse të turizmit, ashtu si edhe në pushtetin lokal. Një shtet që nuk çon energjinë e duhur dhe telefoninë apo ujin 126 km larg Tiranës, kuptohet lehtë se nuk ka ndërmend të bëhet shtytës iniciativash dhe përfitimi ekonomik në kushte të përhershme klimaterike të shkëlqyera për kurim, alpinizëm, ski dhe pushim edhe në verë, përveçse në dimër. Nuk ka edhe një mbështetje financiare apo një organizim sensibilizues turistik, përkundrazi, ka agjenci që e shmangin dhe nuk e tregojnë as në guida turistike të Shqipërisë. Së paku policia ndërtimore ka ndërhyrë para disa kohësh për të ndaluar veprimtari të paligjshme dhe këtë gjë e ka bërë vetëm një herë dhe tashmë është larg duke lejuar ndërtim të shtëpive jashtë traditës dhe kulturës ndërtimore, pikërisht aty. Por të dhënat e Razmës në turizëm dhe veprimtari sportive përpara viteve 90-të kanë qenë krejtësisht ndryshe. Mbi 3000 pushues vjetorë, rreth 12 ekipe sportive dhe shumë organizime shoqërore si shkolla, ndërmarrje dhe institucione, si dhe sindikatat e atëhershme vetëm në dimër, tregojnë se Razma është një vend i rëndësishëm turistik.
Po sipas fjalëve të një banori të vjetër aty, i cili thotë se askush sot nuk do të konsumojë lekët dhe fitimin në vendin e tij, të gjithë tentojnë t"i nxjerrin ato jashtë dhe t"ia japin të huajit", kuptohet pse Razma sot është kështu.
Nga Albiona Shehu