Raporti i OSBE: Zgjedhjet e 23 qershorit, konkurruese. Mungesa e besimit mes partive

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
OSBE-ODIHR ka publikuar sot raportin përfundimtar për zgjedhjet e 23 qershorit ku theksohet se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri ishin kompetitive, me pjesëmarrje aktive dhe në respekt të plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut.


osbe-odihr.jpg


Por në raport theksohet gjithashtu se, klima zgjedhore u njollos nga mungesa e besimit mes partive politike, ndërsa nënvizohet se debatet direkte mes lidereve dhe kandidatëve të partive politike ishin të rralla. Televizioni shteteror, sipas OSBE-ODIHR i dha përparësi dhe tone pozitive partisë në pushtet, ndersa kjo e fundit ushtroi presionin mbi administratë per ta votuar.

“Zgjedhjet e 23 qershorit ishin kompetitive dhe me pjesëmarrje aktive”,thuhet në raportin e OSBE-ODIHR për votimet.

“Megjithatë, fryma e mosbesimit mes dy partive njollosi klimën zgjedhore. KQZ ishte e cunguar pas dorëheqjes së 3 anëtarëve dhe dështoi në zbatimin e projekteve për numërimin dhe verifikimin elektronik”, shkruhet në raport.

“Fushata elektorale kaloi e qetë, por pati edhe disa raste dhune. Debatet direkte mes kandidatëve dhe liderve ishin të kufizuara. Ndërsa partia në pushtet përdori mjetet publike dhe administratën për fushatë. Presioni mbi administratën për të votuar partinë në pushtet përpara zgjedhjeve njollosi fushatën”, citon më tej raporti.

Midis problematikave të zgjedhjeve, OSBE-ODIHR gjithashtu renditi: “KQZ mori një vendim të kontenstueshëm që mediat të përdorin kasetat e partive. Televizioni Publik i dha përparësi dhe tone pozitive partisë në pushtet. Kuota prej 30% e grave në listat për deputet nuk u zbatua nga PS, LSI dhe PD”.

g-Shqip.

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top