Raportet midis kishave katolike dhe ortodokse

Lauri

Anunnak
Më 16 korrik 1054 patriarku i Kostandinopojës dhe i dërguari i papës, kardinali Humbert de Silva, ekskomunikuan dhe fajësuan njëri-tejtrin për herezi. Më parë kishte patur disa konflikte teologjike ndermjet Romës dhe Konstandinopojës, si psh për kuptimin e ikonave dhe autoritetin e papës dhe të konsileve, për celibatin dhe zanafillën e shpirtit të shenjtë.

Ndarja e vitit 1054 identifikohet si rregull me ndarjen e kishës në katolike romane dhe në kristianizëm ortodoks. Por po ta shohësh mirë kjo ishte vetëm një etapë brenda konflikteve të gjata ndermjet Romës dhe Konstantinopjës lidhur me rolin drejtues ideor dhe politiko-kishtar në zonën e Mesdheut.
Në vitin 1204 Konstantinopoja metropoli konkurrent i Romës u pushtua nga ushtria e kryqëzatës së katërt dhe u plaçkit për katër ditë pa mëshirë. Mijëra të pafajshëm gjeten vdekjen. Patriarkut ortodoks, i cili që në shekullin e 6-të mbante titullin e nderit "patriark ikumenik" dhe ishte kreu i ligjshem i krishterimit grek ortodoks, iu desh të arratisej. Kjo ngjarje ka lënë plagë të thella dhe një urrejtje të pamasë.


Nuk ka më shumë se një gjysëm shekulli që të dy palët katoliket dhe ortodokset përpiqen seriozisht ta kapercejnë hendekun që i ndan. Gjestit të papës që kërkoi falje për sjelljen e hordhive kryqetare patriarku Bartolomeu i parë iu përgjigj në prill të vitit 2004 me fjalët "Ne nuk mund ta harrojmë atë ditë tragjike, por ne falim". Kryetari i ortodoksisë pranoi edhe një ftesë të Gjon Palit në fund të qershorit për të menduar së bashku për një hap vendimtar në rrugën drejt pajtimit.


Konfliktet teologjike luajnë ketu një rol dytësor në pengimin e bashkimit të kishës. Më teper është fjala për një temë qëndrore të politikës kishtare. Postin e papës. Sepse kompetencat e peshkopit të Romës nuk janë të pranueshme për ortodoksinë.

Në kishën ortodokse, vazhdon tradita e vjeter që kishat nuk kuptohen si një njësi monolite, por si kisha të ndara në vende të ndryshme. Dhe uniteti shfaqet në kontaktin që kishat e veçanta autoqefale në boten ortodokse kanë me njera-tjetren. Bashkesia është një bashkësi ndër të barabartet keshtu që nuk ka patriark, peshkop që të jetë më shumë se sa të gjithë peshkopet e tjere. Patriarku ikumenik është një primus inter pares, i pari nder të barabartet".

Vetë Papa Gjon Pali i dytë para vitesh në enciklikën "Ut unum sint" bëri një herë thirrje për një diskutim për postin e tij, por deri tani ka mbetur pa rezultate konkrete.

Për popullin tensionet ndermjet Romës dhe kishes së Lindjes bëhen më të dukshme tek eukaristia. Sepse megjithese të dyja palet pranohen si kisha motra, festimi i perbashket i darkës së krishtit deri sot nuk është i mundur. Presidenti i keshillit papal për unitetin e të krishtereve kardinal Walter Kasper thotë.
"Sipas rregullit zyrtar, në situatat që krijohen një i krishter ortodoks mund të lejohet në eukaristinë katolike. Si në Siri. Nuk është më problem. Por ne duhet të rezervohemi, sepse ortodokset nga ana e tyre nuk lejojnë. Ata janë shumë më te rrepte se ne, dhe shpesh here mendojnë se pas lejimit tonë fshihet një proselitizëm i kamufluar."

Ketu është problemi tjeter: Në kishat ortodokse Romës i bëhen akuza për proselitizem për terheqjen e besimtareve. Sidomos në Rusi dhe shtete të tjera të ish BS kjo temë është aktuale që prej hapjes së lindjes në vitet 90.


Jo kot patriarku Bartolomeu gjatë vizitës në Romë tha se rruga drejt ribashkimit është e gjatë. Por sidoqoftë, hapat e parë të kujdesshëm janë bërë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top