Range përplas motorristët, ndjekje si nëpër filma

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Drejtuesi i një Range Rover merr përpara disa motoçiklistë në përpjekje për t’u arratisur me të shoqen dhe fëmijën e tij të vogël. Video që vjen nga New Yorku, tregon imazhe të ndjekjes që banda e motoçiklistëve i bën makinën tip Range Rover pasi shoferi i makinës goditi aksidentalisht një prej motoçikletave.

Duke pasur frikë për gruan dhe fëmijën e vogël nën 5 vjeç, shoferi i fuoristradës i jep gaz makinës, duke goditur disa motoçiklistë që i kishin zënë rrugën. Makina detyrohet të ndalojë në trafikun e Nju Jorkut dhe banda i afrohet duke i thyer xhamat makinës.

Shoferi i makinës ka përfunduar në spital ku po trajtohet për plagë në fytyrë dhe në trup. /albeu.com/

[video]http://www.liveleak.com/view?i=319_1380522846[/video]
 
Back
Top