Real Madrid duket se po përshtatet me idenë e divorcit me Sergio Ramos. Të rejat më të fundit nga Spanja dërgojnë futbollistin dhe klubin në drejtime të ndryshme në fundin e sezonit.
Mbrojtësin 34-vjeçar e josh kalimi te Paris Saint Germain, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe sepse te francezët, Ramos pret që të bashkohet me yllin argjentinas, Leonel Messi, i cili është në udhëkryq për të ardhmen dhe një largim nga Barcelona nuk do të përbënte më çudi. Kapitenit të “Los Blancos”, sikurse kapitenit të blaugranëve, i përfundon kontrata në qershor dhe sipas asaj që raportohet nga mediat vendase, Ramos e ka refuzuar përfundimisht rinovimin.
Detaje nga “El Chiringuito de Jugones”, televizion gjithmonë i mirë informuar për të rejat në kampin e galaktikëve, tregojnë se Ramos dhe presidenti Perez janë takuar dhe mbrojtësi nuk ka pranuar kushtet e vendosura nga klubi për të ardhmen. Nuk e pranoj rinovimin dhe jam duke shqyrtuar ofertat që do të vijnë. Me Messin do të formonim një skuadër të madhe të PSG.
Fjalë këto të kapitenit Ramos që duket se janë mirëkuptuar nga Florentino Perez. Mediat të tjera spanjolle nuk e konfirmojnë ende përgjigjen përfundimtare të Sergio Ramos për ofertën e klubit, e cila e mban spanjollin edhe për dy vite të tjera në skuadër, por me një reduktim prej 10% të pagës aktuale prej 15 milionë eurosh në sezon.
A2news.com