Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rama: Votoni për të nesërmen

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi sot votimin e të gjithë qytetarëve në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë për të vendosur për të ardhmen e tyre.
"Të mos votosh sot do të thotë të thellosh varfërinë, asnjë familje e zakonshme që do punë nuk duhet të rrijë pa votuar, asnjë polic, mësues e rrogëtar i shtetit duhet të votojë pa ngurrim. Presionet i ka marrë era, votën e keni në dorë ju dhe fshehtësia është e plotë", tha Rama, pasi votoi në qendrën elektorale në shkollën "Pjetër Budi" në Tiranë, i shoqëruar nga gruaja Linda Rama, nëna, vëllai, djali dhe vajza e zonjës së tij.

Rama në deklaratën e tij, i lutet të gjithë votuesve që besojne te fuqia e votës të flasin sot me aktin e tyre si qytetarë të lirë për faturat e larta, cmimet skandaloze, gënjeshtrat e pafundme.

"Sot është dita të votoni për Tiranën dhe Shqipërinë që duam nesër. Asnjë votues nuk duhet të rrijë pa votuar sepse Tirana ka nevojë për votën e gjithësecilit", tha Rama.

Top-Channel
 
Pe: Rama: Votoni për të nesërmen

RAMA: VOTONI PثR TIRANثN Qث DONI

Kreu i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidati i koalicionit ‘Aleanca për Ardhmen’ për kreun e bashkisë së kryeqytetit Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, nëna e tij zonja Antoneta Rama si dhe i biri dhe vëllai i tij janë drejtuar paraditen e sotme në qendrën e votimit në njësinë bashkiake numër 7, të instaluar në ambientet e shkollë 9-vjecare ‘Pjetër Budi’.

Ndërkohë Rama dhe familjarët e tij po kryejnë procedurat normale të votimit nën prezencën e nje numri të madh mediash. Kujtojmë se rama kandidon për mandatin e 4 në krye të Bashkisë së Tiranës.
Lideri i opozitës menjëherë pasi ka votuar ka dhënë një deklartë për mediat duke i bërë thirrje të gjtihë qytetarëve që ti drejtohen qëndrave të votimit si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga pushteti i sotëm i presionit sic tha si dhe si një formë për të marrë hak për padrejtësitë.
“Ju lutem të gjithëve të mos rrinë pa votuar të mos votosh do thotë të mbështetës papunësinë dhe varfërinë. Asnjë nënpunës nuk duhet të rrijë pa votuar, presionet i ka marrë era votën e keni ju. Asnjë djalë dhe vajzë që do shkollimin normal të tij nuk duhet të rrijë pa votuar, asnjë birznesmen, asnjë familje që ka shtëpi të palegalizuar të mos rrijë pa votuar, të njoftojnë miq dhe të afërm për të marrë hakun me votë për faturat, papunësinë. Dhe padrejtësitë”, -bëri thirrje Rama.

Kreu socialist u shpreh se vota e ka bërë Tiranën që është sot dhe vetëm ajo do ta ndërtojë Tiranën e së nesërmes.
“Votoni për Tiranën që doni, vota e ka bërë Tiranën që është sot dhe ajo do të bëjë Tiranën që duam nesër. Asnjë i ardhur apo vendas nuk duhet të rrijë pa votuar se Tirana ka nevojë për votën e tyre”,- deklaroi kryetari aktual i bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kandidati i PS për mandatin e 4 në këtë post, Edi Rama.

Selia Rozë ka njoftuar se kreu i PS do të mbajë edhe një deklaratë për shtyp rreth orës 13:30 në lidhje me problemet dhe mbarëvatjen e zgjedhjeve.

BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back