Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

Love

βeℓℓe â๓e
edi%20rama%20kend%20fjale.jpg

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste, zhvilloi këndin e radhës me banorë të Përrenjasit. Problemet e banorëve u fokusuan tek legalizimet, minierat dhe tek punësimi.

Legalizimet

“Prona në Shqipëri është bërë lesh e li, çdo vit që kalon komplikohet. Asaj i janë mbivendosur orekset e oborrit të kryeministrit që i ka transformuar çështjet e pronës në një çështje pushtimi. Pushtim i pronave nëpërmjet abuzimit me ligjin dhe shtetin, në të 4 anët, duke privuar shqiptarët pronarë, duke mos përfunduar reformën e tokës dhe duke mos i zgjidhur problemin e legalizimeve. Këto janë problemet, e para pronarët që ngelën gjyqeve pa marrë zgjidhje, fermerët që punojnë tokën, por që certifikatë të tokës nuk kanë dhe e treta pronat e ndërtuara me gjak e sakrifica në kushtet e mungesës së shtetit që nuk po legalizohen. Zotohem se brenda mandatit të parë dorëzojmë certifikatat e tokës, do përfundojë reforma e tokës”, tha Rama.

Pushimet nga puna

Personat e pushuar nga puna për arsye se nuk kanë dalë në mitingjet e Partisë Demokratike, Rama dha këtë përgjigje;

“Kur ishim në Gjirokastër, e mori fjalën nipi i Dino اiços, në shtëpinë e të cilit është themeluar PD-ja, mirëpo një ditë pas kësaj ia hoqën nënën nga puna! Ja një pushtet që dhunon çdo ditë me mijëra gra e burra të këtij shteti qoftë për të ardhur në mitingje, qoftë për votuar për PD-në. Nëse ti o zotëri ke luftuar për këtë ditë, lëri rehat njerëzit të votojnë siç duan të votojnë dhe ktheja personalisht në punë, nënën atij djali. Dhe një gjë: Kush hiqet nga puna sot, nesër do të hyjë në punë i pari!”, - theksoi Rama.

Minierat

Interesimit të minatorëve të minierës së hekur-nikelit në Prrënjas, Rama iu përgjigj duke thënë se synimi i PS-së është të kthejë Shqipërinë në punë. Ai tha se problemet e tyre do marrin fund me vendosjen e statusit të minatorëve.

“Saliu ka refuzuar propozimet tona për minatorët, kujt ja tregon ky që do ta çojë moshën e pensionit 50 vjeç, që do ulë çmimin e naftës kur i ka refuzuar me votë në parlament propozimet tona. Ne duam të nxisim investitorët të vijnë këtu dhe të realizojnë një projekt konkret. Nuk ka komunist më të keq, është specia e mbijetuar e luftës së ftohtë. Edhe krom edhe skorie në të njëjtën kohë. Ne nuk tregojmë përralla, ne duam ta rilindim këtë sektor, na duhet që të kemi një projekt të qartë që të mbyllim ciklin, që materiali të përpunohet brenda përbrenda. Shpresoj që pas 4 vitesh këtu nuk duhet të jetë bërë as Zvicër as Itali por gjerat do t\’i kemi çuar përpara. Shqipërinë do ta kthejmë në punë”, tha Rama.
Shekulli
 
Titulli: Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

Epo, 300.000 vende pune nuk do jene pak.

Me duket se i shof duke shkuar ne pune duke kenduar: Me gezim po shkoje ne pune! :thashe:
 
Titulli: Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

Love sot paska diten per fushat kunder dhe pro , kunder berishes me tema te ndryshme dhe ca llafe te edi rames ! ore e kishte shqiperin per shum vite hapi ndonje vend pune ? me thot dikush ? kurse love poston tema kunder berishes qe po hap rrug per shqiptaret ! une socialistave popullit sidomos do jua ndaloja te kalonin ne ato rruge si ajo e fundit e elbasanit.
 
Stttt, rri urt. Se duhet te vij ne pushtet, te bej pune:p
 
Titulli: Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

Lexoni ndryshimet e Berishes per 8 vite

971639_10201198068424089_1193014203_n.jpg

PERPARA
 
Titulli: Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

Lexoni ndryshimet e Berishes per 8 vite

971639_10201198068424089_1193014203_n.jpg

PERPARA
Për,para ke të drejtë,e gjitha bëhet për para.
10.000 mijë kilometra rrugë? Edhe vetë Berisha e di që është lapsus sepse nuk ka shans të shtrojë kaq.

Energjia nuk ndërpritej pasi operatori ishte privat dhe i detyruar të siguronte energji pa ndërprerje në bazë kontratash.Ikja e operatorit privat nëse gjykatat i japin të drejtë e detyron qeverinë të japë miliona euro dëmshpërblim.

Pagat u rritën për buxhetorët,punonjësit shtetërorë.Në kushtet e mungesës së ndërmarrjeve shtetërore përqindja e buxhetorëve është e papërfillshme në krahasim me ata që punojnë në sektorin privat.Ky sektor ka pagën minimale akoma tek 200-mijë lek të vjetra së bashku me detyrimet,pra në xhepat e një të punësuari në sektorin privat shkojnë jo më shumë se 180-mijë lek të vjetra kesh në muaj.اmimet janë shumëfishuar në krahasim me vitin 2005,për rrjedhojë kostoja e jetesës është më e lartë se sa në vitin 2005.

Liria e arsmimit bëri të mundur piramidën arsimore.Sot kemi universitete që vetëm emrin kanë të tillë por në të vërtetë janë vetëm SH.P.K .Kemi injorantë me diplomë,dhe nuk mund të dallojmë se kush vërtet ka arsim të lartë normal si ç'do shtet i botës.Kemi pastrues rrugësh,dhe kamariere të gjithë me juridik të mbaruar.

اmimet ulen prej konkurrencës,jo prej qeverisë.Përderisa kemi akoma çmimet më të larta të telefonisë të lëvizshme në Europë atëherë nuk mund të themi që uljet i bëri qeveria.Kemi kompani që paguajnë shumë më pak taksa se në vendet e tjera dhe që përsëri mbajnë çmime më të larta se vëndet e tjera.Kjo është arritje e qeverisë?

Dinjnitetin e kemi parë tek emigrantët tanë në Greqi e gjetkë.Arritje e shtetit është mungesa totale e njohjes të ligjeve ndërkombëtare.Si rrjedhojë fëmijët e lindur në vende të huaja duhet të presin mëshirën e shteteve të tjera që të mund të shohin gjyshërit e tyre.Pse? Sepse shteti ynë nuk dinte që toponimet e vendlindjeve duhen shkruar ose në anglisht ose në gjuhën ku ka lindur zotëruesi i pasaportës.ثshtë absurde mos të lirosh vizat me Shqipërinë,një vend që ka më shumë se gjysmën e popullsisë emigrante me dokumenta nuk ka pse privohet nga kjo gjë.Përderisa për ''turistë'' në BE do të kemi vetëm disa pleq që shkojnë të shohin fëmijët e tyre.Pastaj liberalizimi i vizave erdhi në bllok për ballkanin.Mos edhe liberalizimi për vendet e tjera të ballaknit ishte arritje e qeverisë?

Antarësimi në N.A.T.O sjell edhe detyrime,për më tepër financiare.Një vend si ne duhet ti paguajë N.A.T.O miliona euro në vit për të qënë anëtar.Ndërkohë me pretekstin e N.A.T.O prona ushtarake po i shitet miqve të pushtetit.Armatimi i lehtë dhe i rëndë përveç se po ''shkatërrohet'', kontrabandohet,në vende si Kenia,Afganistani etj etj.Miliona euro vjedhje që askush nuk e di në xhepat e kujt shkojnë.Dikur një shtet që kishte më shumë se 200-të avionë luftarakë,sot një shtet që nuk ka aviacion ushtarak për shkak kostosh, dhe hapësirën ajrore të vendit e ruan Greqia :)

Buxheti i shtetit është normale të shtohet përderisa më shumë se gjysma e çmimit të naftës shkon në arkat e shtetit.Për ç'do litër naftë që ti paguan,gjysma shkon në shtet.Për rrjedhojë jemi vendi prodhues me çmimin më të lartë të naftës.Vende që nuk prodhojnë litër nafte e kanë e shumta me të njëjtin çmim si ne ,prsh Greqia.Kjo falë arritjeve të shtimit të buxhetit.

Shumëfishim i tenderave korruptivë nga të cilat fitojnë më shumë qeveritarët se sa populli.Shëmbulli më i freskët,rruga Tiranë-Elbasan.Ishte gjetur investitori privat që përballonte kostot totale të rrugës duke ndërtuar dhe duke lidhur atë që Berisha e ka quajtur boshti i jugut.Rruga kalonte nga Papër pa qënë nevoja e hapjes të tuneleve.U refuzua nga qeveria me pretekstin se shqiptarët nuk kanë pse paguajnë për rrugën.Ndërkohë me lek borxh kostoja e rrugës është shumëfishuar në disa milona euro vetëm prej tunelit.Kosto që gjithsesi e paguajnë shqiptarët jo Berisha.
 
Titulli: Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

Love sot paska diten per fushat kunder dhe pro , kunder berishes me tema te ndryshme dhe ca llafe te edi rames ! ore e kishte shqiperin per shum vite hapi ndonje vend pune ? me thot dikush ? kurse love poston tema kunder berishes qe po hap rrug per shqiptaret ! une socialistave popullit sidomos do jua ndaloja te kalonin ne ato rruge si ajo e fundit e elbasanit.

Kishe gjë për temën i nderuar se më shumë shikoj ke folur për lovin :fiu::fiu:

Si ato rrugët që dje i inaguroi dhe sot janë prishur se donte ti inaguronte para zgjedhjeve? lol
Apo si tyneli që u shemb pas disa javësh inagurimi zgjedhjesh ? :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

SA MILIARDA DOLLARE JAN VJEDHUR ME RRUGET KU STANDARTET JAN TE ATILLA SAQE KEMI CDO DITE 1-2 QE VRITEN NEPER RRUGET E SHQIPTARVE (SE SHQIPTARET I KAN NDERTUAR ME PARET E TYRE JO BERISHA)
10.000 KM asfalt te hedhura deri ne parcela per "Bastionet e Berishes" dhe ne Jug nuk mund te shkosh ne plazh se ke rruget qe kan ndertuar Austriaket ne luften e I.

Pse nuk e permend "Rrugen e Kombit" kete Kryeveper te ndertuar me djersen e Shqiptarve?
Apo i kujtohet Luli Bashkise?

Nuk e merni me mend se sa borxh jemi,ne dite jan mesatarisht 200.000.000$ vetem interesa per t'u paguar.

Konçesionet prej 2 dekadash me sek.ser Zenin jan ne çdo cep dhe s'ekzisto Minister Ekonomie mos t'i firmosi nese sek.ser ka qen Zeni.

Uje te lagja ime qe esht 15 km larg Tiranes ka 8 vite qe s'ka... as nje pik. (nuk qahem se e kemi zgjidh vete me shpenzime tona per ujin...)

Rruga dytsore esht nderprer ne nje pike ka 4 vite,dhe shperblimi per token ne zone industriale Qeveria ta vlerson duke te tallur...

Lufta ndaj korrupsionit(qe se paskan permendur) qe esht shum problematik,ju kujtohen premtimet per "luften" kunder korrupsionit? E gjeni ne raportet e te huajve ca ranking kemi... a ka qen "lufte" apo ça?!

Pyetini ato qe shkojn 6 muaj ne Afghanistan sa kerkon Gjunkshi per t'i futur ne lista...

Kto qe une kam shkruar jan probleme qe une kam degjuar,hasur per aq kohe sa jam ne Shqiperi.

Prandaj Ne Demokratet (duke perfshir dhe veten me ate ne) kemi nje alternative me 23 Qershor,PD nuk esht me PARTIA DEMOKRATIKE e te gjithve por esht e Familjes Berisha dhe klaneve qe ekzistojn ne ate parti.
 
Titulli: Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

Love sot paska diten per fushat kunder dhe pro , kunder berishes me tema te ndryshme dhe ca llafe te edi rames ! ore e kishte shqiperin per shum vite hapi ndonje vend pune ? me thot dikush ? kurse love poston tema kunder berishes qe po hap rrug per shqiptaret ! une socialistave popullit sidomos do jua ndaloja te kalonin ne ato rruge si ajo e fundit e elbasanit.

haha, me ultimatume per her ti, bobo.. te jesh ti ne pushtet te therr fare :p:p... Ore thuaj te bejme dua tmos shembet ai tuneli, se ca s'ben vaki :p... Ah dhe Berishen e kemi pare more Ado e kemi pare kemi 23 vjet me te, po thuaj a ke ndonje opsjon me te mire? Jo, skemi, kshuqe fiton dhe Berisha me ate rast...
 
Titulli: Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

Eshte c`do gje gati e planifikuar, dora e fundit qe ka mbetur jane "bishtat e lopatave", qe do blihen me momentin qe do ngjitet ne pushtet dhe pune per te tere, Lol
 
Titulli: Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

Love sot paska diten per fushat kunder dhe pro , kunder berishes me tema te ndryshme dhe ca llafe te edi rames ! ore e kishte shqiperin per shum vite hapi ndonje vend pune ? me thot dikush ? kurse love poston tema kunder berishes qe po hap rrug per shqiptaret ! une socialistave popullit sidomos do jua ndaloja te kalonin ne ato rruge si ajo e fundit e elbasanit.

Njateta Bac!

A po ke vap?
A Berisha i qiti paret prej xhepi per at tunel? Populli i Pavaruar,Socialist... nuk i paguajn taksat per te ndertu kto tunele,rruge?

Fatkeqsia esht se kur ndertohen kto rruge investohet 2/5 e fondit,pjesen tjeter e fus une ne xhep.
 
Titulli: Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

SA MILIARDA DOLLARE JAN VJEDHUR ME RRUGET KU STANDARTET JAN TE ATILLA SAQE KEMI CDO DITE 1-2 QE VRITEN NEPER RRUGET E SHQIPTARVE (SE SHQIPTARET I KAN NDERTUAR ME PARET E TYRE JO BERISHA)
10.000 KM asfalt te hedhura deri ne parcela per "Bastionet e Berishes" dhe ne Jug nuk mund te shkosh ne plazh se ke rruget qe kan ndertuar Austriaket ne luften e I.

Pse nuk e permend "Rrugen e Kombit" kete Kryeveper te ndertuar me djersen e Shqiptarve?
Apo i kujtohet Luli Bashkise?

Nuk e merni me mend se sa borxh jemi,ne dite jan mesatarisht 200.000.000$ vetem interesa per t'u paguar.

Konçesionet prej 2 dekadash me sek.ser Zenin jan ne çdo cep dhe s'ekzisto Minister Ekonomie mos t'i firmosi nese sek.ser ka qen Zeni.

Uje te lagja ime qe esht 15 km larg Tiranes ka 8 vite qe s'ka... as nje pik. (nuk qahem se e kemi zgjidh vete me shpenzime tona per ujin...)

Rruga dytsore esht nderprer ne nje pike ka 4 vite,dhe shperblimi per token ne zone industriale Qeveria ta vlerson duke te tallur...

Lufta ndaj korrupsionit(qe se paskan permendur) qe esht shum problematik,ju kujtohen premtimet per "luften" kunder korrupsionit? E gjeni ne raportet e te huajve ca ranking kemi... a ka qen "lufte" apo ça?!

Pyetini ato qe shkojn 6 muaj ne Afghanistan sa kerkon Gjunkshi per t'i futur ne lista...

Kto qe une kam shkruar jan probleme qe une kam degjuar,hasur per aq kohe sa jam ne Shqiperi.

Prandaj Ne Demokratet (duke perfshir dhe veten me ate ne) kemi nje alternative me 23 Qershor,PD nuk esht me PARTIA DEMOKRATIKE e te gjithve por esht e Familjes Berisha dhe klaneve qe ekzistojn ne ate parti.

Berisha cdo ditë e më shumë e ka kredhur Shqipërinë në borxhe monetare dhe të gjitha këto janë në kurriz të popullit.. po këta as i kuptojnë cfarë po bëhet do e kuptojnë një ditë po hë ;) kur tu vinë faturat e taksave për të larë borxhet sepse bota jep e jep por vjen një ditë që i do pas ato borxhe :)..
 
Titulli: Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

Love,

nese nje dite do ket Trasparence per kete popull borxhin shumica do ket veshtirsi ta kuptoje nga shifra sa ka arritur.
 
Titulli: Rama: Shqipërinë do ta kthejmë në punë

Love,

nese nje dite do ket Trasparence per kete popull borxhin shumica do ket veshtirsi ta kuptoje nga shifra sa ka arritur.

Shife si ndodhi me Greqinë kemi faktin e freskët, morën morën borxhe dhe erdhi dita europa u kërkoi pas ato borxhe ra greqia në krizë të madhe dhe mqs nuk kishin lek tu jepnin pas borxheve u dhanë tokat greke, detet turizmon dhe cfarë u desh qejfi BE :D.. tani Greqia nuk është më Greqi është BE ..

Ec mo se kemi dete plot ne, Sala vajti i dha grekut detin pa ia bërë syri tërrt jo më të shesi gjithë Shqipërinë për të larë borxhet.. ai njëri nuk e do vendin e tij kështu që ska si të dojë shqiptarët ..
 
Shiko,kur merr borxhe kaq te medha nuk esht puna qe t'i kerkojn... ke nenshkruar kontraten me % e interesit qe ti je i vetedijshem qe perveç borxhit do paguash dhe interesin deri ne kete qark kohor qe esht shkruar ne kontrate... Por ti si kreditor duhet dhe te lesh dhe garancin qe nese nuk e paguan kan ç'te marrin.
Akropoli me sa kam lexuar esht privatizuar nga Norvegjezet,disa ishuj tjer e kshu me rrall.

Po ne a jemi ne dijeni se çfare ka len Shteti Shqiptar per garanci? Se neser Vloren mund ta quajn "Stockolm of Mediterranean"; dhe borxhi akumulohet po nuk e pagove.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top