-
- Anëtarësuar më
- Jul 16, 2008
-
- Mesazhe
- 15,673
-
- Reagimet e mara
- 12,017
-
- Mosha
- 39
-
- Vendndodhja
- Perball
-
- Website i juaj
- fv.al
Kryetari i PS-së, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i bashkisë së Tiranës, votoi sot rreth ores 10:40, në qendrën e votimit numër 1902/, në mjediset e shkollës "Pjetër Budi" në kryeqytet. Në një prononcim për gazetarët pas votimit për zgjedhjet e përgjithshme të vendit, z. Rama u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në votime, ndërsa nënvizoi se një masë e jashtëzakonshme emigrantësh janë këtu për të marrë pjesë në këtë vendim historik. "Një vendim të cilin populli sovran do ta thotë dhe unë jam shpresëplotë se populli do ta marrë brenda gjithë normalitetit politik dhe qetësisë që meriton. Normalitet dhe qetësi që duhet të jetë një garanci e dhënë nga të nga të gjitha forcat e rendit në territorin shqiptar, por edhe nga forca qytetare që ne kemi angazhuar, të vendosura për të nxjerrë në fund vendimin e paprekur, të pacënuar dhe të padeformuar të popullit", tha ai.
Sipas z. Rama, vota në raste të caktuara është mundësia për të bërë histori dhe sot secili mund të bëjë histori duke votuar. "U bëj thirrje qytetarëve që ta bëjnë qetësisht dhe paqësisht këtë, pasi ne jemi sot në sytë e gjithë botës që na vështron. Jemi në sytë e të gjithë partnerëve ndërkombëtare që na kanë ndihmuar bujarisht në rrugëtimin tonë të vështirë dhe që sot kërkojnë nga ne një shprehje të maturisë dhe vullnetit tonë për t’u bërë pjeë integrale e Bashkimit Evropian, ku zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë parakusht i gjithçkaje tjetër", tha Rama. Ai shtoi se "përsëris apelin tim për Kryeministrin e vendit që të kontribuoj dhe të presë qetësisht rezultatin e votimit dhe rezultatin e popullit sovran".
TVSH