Vinjol
Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Kryeministri Rama ka mundur të takojë dhe të marrë mbështetje për të përballuar kostot e tërmetit të 26 Nëntorit nga pothuajse të gjithë liderët e vendeve anëtare të NATO-s.
Në një prononcim për mediat gjatë punimeve të samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut që po mbahet në Londër, kreu i qeverisë thotë se ka sensibilizuar për këtë çështje gjate takimeve presidentin Trump, kancelaren Merkel, presidentin e Francës, por dhe të gjithë krerët e qeverive dhe shteteve të BE.
“Për mua ky ishte objektivi kryesor i gjithë këtij samiti dhe u ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin jo vetëm në dijeni por edhe të interesuar të dinin më shumë. Bëra bisedë të gjatë me presidentin e Francës, kancelaren, kryeministrin e Holandës dhe sërë liderësh të tjerë, kryeministrja e Danimarkës ka qenë jashtëzakonisht e përfshirë dhe e interesuar, kryeministri Conte, i Kanadasë, Erdogan, me presidentin Trump kemi folur. qëllimi është të organizojmë një konference të madhe donatorësh. Reagimet e para kanë pozitive, por do punojmë intensivisht”, tha ai.
I pyetur, ai ripërsërit rëndësinë që ka përfshirja e opozitës në procesin e rindërtimit të rajoneve të prekura më rëndë nga goditja sizmike.
Një takim 2 palësh Rama ka zhvilluar dhe me homologun holandez Mark Rutte. Siç njofton vetë Rama në rrjetet sociale, Rutte ka qenë në një mendje me të, për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë në këto momente.
Tv Klan
TUrpppppppppppppp