Rama: Do të sjellim model të ri

Love

βeℓℓe â๓e
Kryeministri i ardhshëm i vendit, zoti Edi Rama, përmbylli maratonën e gjatë të “Top-Story; Shqipëria Vendos”, në studion e Sokol Ballës.

edi rama fituesss.JPG

Një maratonë e nisur në muajin maj, me nisjen e fushatës elektorale dhe ku njëri pas tjetrit dhanë mendimin e tyre figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare, “Shqipëria Vendos” natyrishëm pati si të ftuar të fundit Kryeministrin e ardhshëm të vendit, kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

I mbërritur në studio nga Shkodra dhe Lezha, ku udhëtoi për të falenderuar zgjedhësit, Rama foli për herë të parë gjerësisht me “mantelin” e kryeministrit, duke
komentuar çështjet më aktuale, nga komenti për kryeministrin në largim Berisha, për votën plebishitare të shqiptarëve dhe më e rëndësishmja, për atë që do të ndodhë duke filluar nga nesër.


Sokol Balla – Zoti Edi Rama, riktheheni nga Lezha dhe keni premtuar që do të nisni tashmë një tur të ri falenderimesh në të gjithë Shqipërinë?

Edi Rama -
Patjetër që do të falenderoj të gjithë në çdo qark. është një detyrim që do ta bëj me përkushtimin dhe përultësinë më të madhe.

Sokol Balla – Zoti Rama, në vitin 1998 ju mbërritët në Tiranë për një çështje personale dhe pas pak kohe u futët në qeveri. 15 vjet pas nisjes së projektit që përfundoi me dy gola, atë që ju bën kryeminstrin dhe tjetrës që i jep fund epokës së dominimit të politikës shqiptare nga zoti Berisha, ju si ndihen?

Edi Rama -
Të them të drejtën nuk e përjetoj si një triumf personal dhe jam shumë i sinqertë në këtë pikë. Vota e 23 qershorit ishte një votë e barabartë me një revolucion të heshtur me votë. Për mua nuk është një votë që ndryshon një qeveri nga një tjetër, por një votë për një ndryshim shumë më të madh dhe kjo paralelisht me gëzimin e natyrshëm rrit shumë edhe përgjegjësinë, rrit shumë edhe nevojën për të qenë të vetëdijshëm se shqiptarët nuk kanë luftuar për të na dhënë ne mundësinë të ulemi në karrige, por na kanë vënë në krye të punëve për të bërë për ta ndryshimin që besoj jua bëmë më të afërt duke i zgjuar një shpresë që dukej sikur nuk do të zgjohej më në kushtet e një rrënimi të përgjithshëm.

Sokol Balla - Folët për zgjedhje të lira, por këtu ka një bindje që përjashto ngjarjet e Laçit dhe disa incidente, përfshirë edhe pak incidente në fushatë, kemi pasur fushatën më të lirë dhe të mirë ndonjëherë. Nuk i njihni qeverisë aktuale ndonjë meritë?

Edi Rama -
Për mua, kur flas për zgjedhje të lira flas për vendosjen e rezultatit nga vullneti i popullit, kurse përsa i përket lirisë së gjithë procesit mendoj se ka ende shumë për të bërë akoma, sepse nuk mund të quhet proces i lirë ku njerëzit realisht u dhunuan psikologjikisht, për të marrë pjesë me pahir në fushatën e partisë në pushtet dhe në këtë aspekt, kur them që ka shumë për të bërë, do të fillojmë atë që kemi premtuar, duke mbledhur të gjitha dëshmitë e të gjithë atyre që pa dëshirën e tyre, duke qenë pjesë e administratës, janë detyruar të bëhen pjesë e fushatës e do të ndëshkojmë sjelljen e të gjithë drejtorëve që kanë shpërdoruar detyrën duke bërë pjesë njerëzit të diçkaje që nuk donin të ishin. Mbylljet e shkollave dhe shërbimeve të ndryshme nuk mund të mos ndëshkohen, jo për të marr ndonjë hak, por për të mos lejuar që kjo të ndodhë përsëri edhe më vonë.

Andrea Stefani - Folët se fitorja është e një modeli mbi një model tjetër dhe kërkohet një model i ri qeverisje. Në librin tuaj “Kurban”, duke bërë analizën e ndryshimeve kushtetuese, pranoni me tone autokritikë se për disa nga aty ndryshime, në vend që të vinim vetulla nxorrëm sytë. اfarë planifikoni të bëni për të riparuar atë dëm që është bërë për rivendosjen e balancës së pushtetit?

Edi Rama -
Kjo është një çështje e hapur dhe më lejoni që t’iu përgjigjem shumë thjesht: Ne i fituam zgjedhjet me një mandat shumë të fortë, për të ndërtuar një realitet të ri dhe natyrisht që jam i vetëdijshëm se zgjedhjet i fituam duke ndërtuar një koalicion që i dha mundësi njerëzve të ndihen të mbrojtur e shkuan në votime pa ndroje, me bindjen që koalicioni ynë do të garantonte shprehjen e vullnetit të tyre sic rezultoi. Ky koalicion, i përbërë me shumë parti, por i vendosur mbi boshtin strategjik PS-LSI, do të vijë në pushtet me një reflektim për të shkuarën në shumë aspekte dhe gjëja që më takon të them është se të gjitha këto çështje do të konsultohen në mënyrë të ngushtë dhe intensive me partnerin tonë, e vendimarrja do të jetë fryt i konsultimit. Pra, nëse deri dje kemi pasur një qeveri me një kryeministër që i anonçonte në TV vendimet, e të shumtën e herës vendime tërësisht arbitrare, kjo nuk do të ndodhë më. Vendimet që do të më takojnë të anonçoj do të jenë të konsultuara dhe edhe për këtë çështje do të konsultohemi, e vullneti i dyanshëm ekziston.

Arjan Vasjari - Së pari, sinqerisht ju uroj për fitoren. Tani që fillojnë bien emocionet, lodhjet dhe ekseset e fushatës, unë kam bindjen se deklarata juaj e fitores dhe deklarata e dorëheqjes së zotit Berisha ngelën dy momentet më brilante të kësaj fushate dhe kam bindjen që janë dy momente të cilat ne me krenari mund t’i vendosim në raftin e privilegjuar të demokracisë sonë. Por, ju keni deklaruar akti i parë do të jetë anullimi i planit regullues të Tiranës, a do të rikonsiderohet kjo ashtu si ristrukturimi i administratës?

Edi Rama -
Të jeni të bindur që nuk ka paqe pa drejtësi. Me këtë dua të them që sigurisht që do të ndërtojmë një sistem ku nesër, cilido qoftë në pushtet e ne të parët, të mos jetë në gjendje të shpërdorojë liritë dhe të drejtat e njeriut, duke shpërdoruar detyrën shtetërore për të marrë njerëzit e kthyer në kope mitingjesh elektorale. Nga ana tjetër, në qoftë se do të ketë një shembull që “shiko kur gjërat mbarojnë nuk të mbron kush”, të mbron vetëm zgjedhja jote ndaj ligjit. Nëse kjo nuk bëhet, nesër, ata tanët do të bëjnë të njëjtën gjë. Fakti që nëse abuzon me idenë që e je i mbrojtur, siç kanë abuzuar një sërë drejtuesish të Policisë së Shtetit, që janë përgjegjës për situatën që doli jashtë kontrollit me pasojë vdekjen e njerëzve në Laç, atëherë historia përsëritet shumë thjesht. Kështu që ne, pa asnjë dyshim dhe e përsëris, e për këtë jam i bundur, do të bëjmë çmos të japim në radhë të parë njerëzve lirinë për të marrë frymë pavarësisht në janë me ne apo kundër nesh, kudo qofshin, mësues, nëpunës, mjekë, biznesmenë, etj. Nga ana tjetër, kjo s’mund të bëhet me fjalime, por duhet shoqëruar me akte dhe absolutisht konkrete e nuk mund të harrohen ata që i thanë njerëzit o në zyrën elektorale të PD, o në rrugë. Kjo nuk mund të harrohet pasi ky sistem po ndërtohet mbi bazën e kësaj fryme. Mund të kesh një detyrë partiake, por kur ke një detyrë shtetërore të paguan shteti dhe kur merr këtë detyrë e në të mund të bësh ligjin, bindjet politike nuk mund të tolerohen.

Sa i takon Bashkisë së Tiranës, jam absolutisht i bindur që eksperienca ime, e atij rrethimi të Bashkisë nga gjithë ajo hordhi pushteti e abuzimi për të penguar punën, do të më ndihmojë që ky pushtet të mos përsërisë ato gabime për të mirë e qytetarëve dhe marrëdhëniet me bashkinë do të jenë të një raporti në respekt të qytetarëve dhe jo i diktuar nga marrëdhënia politike e personale me njerëzit që janë në krye të pushtetit vendor.

Andrea Stefani - Nuk mund të mos bie dakord me idenë tuaj që gjithçka duhet të formëzohet nga ligji, e kjo duhet të çojë sjelljen e njerëzve drejt një bashkëvlere, por këtu ka një problem që nuk është hera e parë që ndërrohen pushtetet dhe ne kemi parë që largimi nga pushteti, nuk ka sjellë dënimin e korrupsionin të pushteteve të mëparshme, edhe për faktin që ajo qeveri që ka dashur të veprojë në këtë mënyrë, është akuzuar se ka dashur të hakmerret ndaj një kundërshtari paaradhës. Ne s’kemi një pushtet të pavarur gjyqësor, ndaj si kapërcehet ky handikap?

Edi Rama -
Ka dy aspekte, etik dhe penal. Në atë etik, qeveria nuk ka alibi. Nëse drejtori i shkollës nxjerr në rrugë fëmijët në miting ndaj opozitës, këtu jemi në shpërdorim detyre nga ana etike dhe ligjore. Pjesën etike e ka përsipër qeveria, sepse një ministër Arsimi dhe një Kryeministër, që nëse nuk duan që kjo histori të përsëritet, duhet që ata që e kanë shkruar këtë histori si drejtues, s’mund të drejtojnë më. S’mund të drejtojnë më shkolla njerëzit që kanë mbyllur shkollën për të çuar fëmijët në mitig dhe ndërkohë, ata që do t’i zëvendësojnë do të marrin mesazhin që vërtet unë mund të shërbej symbyllurazi, por këta protektorët e mi një ditë s’do të jenë më. Nuk do të ketë më në Shqipëri një kryeministër që do të bëjë të gjithe detyrat, edhe historianin, edhe gjykatësin, edhe trajnerin e kombëtares, të cilin do ai kishte bërë po të dinte diçka nga sporti, kryeministër që jepte dënime publike, gjëra që krijuan një gjendje asfiksie duke rrënuar besueshmërinë e instucioneve, duke hapur rrugën e një flirti gjithmonë e më mëkatues midis pushtetit ekzekutiv e atij gjyqësor, duke bërë favore të anasjellta. Pa pretenduar se drejtësia do të ndryshojë sakaq, fillimisht duhet të heqim krejtësisht duart e ekzekutivit nga pushteti gjyqësor. Ndëshkimi i korrupsionit të së shkuarës nuk më takon mua, sepse nuk mund të marr përsipër të bëj një kryqëzatë antikorrupsion, por këtë mund ta bëjë fare mirë një sistem drejtësie i pavarur.

Sokol Balla - Vendi ka ende një kryeministër në detyrë deri në shtator dhe nga informacionet që kanë dalë në media, duket se ka një ritëm jo të zakontë pushimesh nga puna, marrjesh në punë, shpallje tenderash... Pra në momentin kur vendi ka një qeveri në detyrë, deri në shtator, a do të vazhdoni të bëni opozitën deri në përmbushjen e rotacionit?

Edi Rama -
Kam ndjekur procesin që pararendi dhe pasoi zgjedhjet në Itali e pati një periudhë kur Mario Monti qeverisi edhe pse kishte humbur mbështetjen e partive dhe e kam ndjekur me shumë vëmendje atë rotacion. I gjithë procesi qeverisës ishte ajo që e quajnë administrimi rutinë pa vendime të reja, pa shpenzime të reja, pa hapje kantieresh të reja, qoftë në aspektin e legjislacionit, qoftë të punëve e kjo është etika qeverisëse në një proces tranzicioni. Madje unë shkoj edhe më tutje, që një tranzicion etik do të duhet të ishte një tranzicion ku të zgjedhurit e rinj kanë hapësirën për të marrë informacion dhe dorëzuar detyrën gradualisht, në një kornizë bashkëpunimi mes palëve. I marr këto të dhëna dhe do të bëjmë ç’mundemi duke kërkuar që në asnjë mënyrë të mos procedohet me çështje dhe punë që si takojnë më kësaj qeverie, e cila vec të tjerash, e ka çuar deficitin buxhetor vetëm gjatë këtij viti në shifra të panjohura më parë për shkak të fushatës elektorale, e ka përgjegjësinë e madhe që e ka zbrazur arkën e shtetit e nuk duhet të lërë vend për dyshim që po punon për një skenar financiar kaosi, për të bërë shpenzime që nuk i takojnë të bëjë. Ndaj bëj një apel, për të gjithë ata që nën ministrat e shohin këtë dy muajsh si atë që të marrin ç'të marrin, se çdo tender dhe procedurë që do të bëhet në këto dy muaj është në monitorim dhe menjëherë do të jetë objekt hetimi.

Sokol Balla - Ka një farë situate agonie në administarë ç’është e vërteta, pasi nisur edhe nga deklarata e aleatëve se të gjithë të hequrit nga detyra do të kthehen, nisur nga këto që ju thatë në pjesën e parë, e duke pasur parasysh mosbesimin që ekziston, cili është mesazhi juaj?

Edi Rama -
Në tatime përshembull, ka njerëz që ka arsye të forta që tani duhet të ndihen jo mirë dhe të kërcënuar nga ndëshikimi sepse organet tatimore, me një trajtim arbitrar kanë bërë dëme të mëdha mbi kompanitë, e mbi njerëzit që në këtë vend kanë vendosur të merren me një sipërmarrje. Pse dhe si ka ndodhur që këta drejtues i kanë bërë këta dëme, ku e gjetën këtë forcë? Në mbështetjen politike dhe brenda një modeli abuziv që sidomos në vitin e fundit, nuk ka njohur asnjë cak. Ashtu si në rastin e shkollave, administratës, do të kërkojmë që të gjithë ata që kanë një dëshmi për këtë, për marrjen me pahir në fushatë, të dëshmojnë, ashtu siç do të jenë të mirëseardhura dëshmitë e kompanive. Nga ana tjetër, përsa i përket riformatimit të administratës, ne shumë shpejt do të startojmë një program që bazohet në ftesën për të gjithë njerëzit me kapacitet dhe gatishmëri për të shërbyer shtetin, që të aplikojnë dhe mbi bazën e aplikimeve të marrin sa më shumë burime njerëzore të përgatitura për të ndërtuar një administratë që të jetë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, që do të thotë se të gjithë atyre që i dukej e pamundur t’i shërbehej shtetit sepse do të kalonin nga zyra e kuadrit në partinë që drejtonte ministri i Brendshëm, sot ta kenë të hapur për të ofruar kapacitetin e tyre në shërbim të shtetit. Kthimi i njerëzve në punë ka të bëjë me vendime gjyqësore që kanë përcaktuar se heqja e tyre është bërë arbitrare, ka pasur arbitraritet në heqjen e njerëzve, vetëm për t’i zëvendësuar me besnikë të këtij modeli që shqiptarët e rrëzuan me një votë absolutisht të padiskutueshme.

Sokol Balla – Zoti Minzhozi, unë do të vijoja në logjikën e asaj që tha kolegu Vasjari, që më pëlqeu që në harkun e 24 orëve, fjalimi juaj paqtues kushtëzoi një tjetër fjalim me tone të ulta të kryeministrit dhe realisht m’u duk se qe një thyerje shumë e bukur për mirë në një palë marrëdhënie 20 vjeçare e kusur të majisura mes jush dhe zyrës tjetër përballë. Ju e keni vuajtur prej vitesh arrogancën politike, përqëndrimin gradual të pushtetit në një dorë dhe besoj se me të drejtën e atij që ka pësuar dhunën mbi vete, do të keni të gjithë vullnetin ta korrigjoni atë dhunë. Pyetjen time do të kaloj në sistemin e garancive që mund t’i ofrohen një opozite që sot, duket paradoksale ta themi, u transformua nga një pushtet që kontrollonte gjithçka, për shkak të një milionë votave, është një opozitë e dobët në minimume historike. Në cilat drejtime do të përpiqeni të ftoni opozitën, ta bëni pjesë për aq sa i takon të procesit qeverisës, përshembull në komisioone parlamentare, institucione, hartime ligjesh, etj?

Edi Rama -
Edhe një herë, në çështjet e formimit të qeverisë do të më lejoni të jem shumë i rezervuar sepse e thashë edhe në fillim, nuk është punë negocimi, por bashkëpunimi dhe bashkërendimi i ideve dhe marrjes së vendimeve me aleatët tanë. Përsa i përket pjesës tjetër, edhe një herë besoj se ne do të ndryshojmë vijën e sjelljes ndaj opozitës, në mënyrë radikale. Të mos harrojmë që qeverisja e deri djeshme ka qenë e bazuar në luftën me opozitën më shumë sesa në luftën me varfërinë, papunësinë, planet sociale dhe ka qenë e trazuar shumë më tepër në ushqimin e zjarrit të konfliktit dhe të ndasisë për t’iu dhënë shqiptarëve një pamje bardhezi, o me të bardhën o me të zezën, se sa në krijimin e një trupi që prej historisë erdhi në demokraci i plagosur e sot mbetet i tillë. Të ndryshosh vijën e sjelljes me opozitën do të thotë ta respektosh atë jo thjesht duke thënë që ne e respektojmë duke shtuar nja 7 fjali të tjera mbrapa, por do të thotë që në kushtet kur sot na duhet të administrojmë edhe pushtetin legjislativ, t’i japim jetë një parlamentarizmi europian, me të gjitha parametrat që kjo përmban. S’do të më dëgjoni ndonjëherë duke iu sulur opozitës në Parlament me të shara dhe fyerje, as që besoj të përdor ndonjëherë luftën me opozitën për t’iu shmangur ballafaqimit me problemet reale që ka vendi dhe besoj se duhet të ndryshojmë qasjen ndaj politikës dhe për politikën, duke bërë që ky 20-vjeçar që i ktheu zgjedhësit në tifozë, e i bëri partitë si skuadra, ku pavarësisht produktit e rëndësshme mbetej kush mundi tjetrin, të fillojë t’i lëri vendin një panorame tjetër, me njerëzit shumë më të fokusuar tek mënyra se si ndërtohen dhe zgjidhen problemet, se sa tek mënyra se si i flasim njëri-tjetrit, duke e kthyer Kuvendin në një arenë të mbushur me situata turpëruese për politikën dhe Shqipërinë. Përsa i përket reformave, do të ketë një sërë reformash, do të shfrytëzoj këtë periudhë për të mbajtur takime me figura të njohura ndërkombëtare në fushën e legjislacionit, ekonomisë, etj, për të pasur mbështetje një grup këshillimi me përmasë, ekperiencë e njohje të problemeve që ne këtu se kemi.

Arjan Vasjari – Cështja e strukturimit të kabinetit rrezikon të jetë premtimi i parë i pambajtur prej jush. Keni bërë një premtim gjatë fushatës që e kam konsideruar të vështirë për t’u mbajtur për shkak të numrit të madh të emrave që ka mazhoranca. Nuk keni bindur aleatët që ideja për të ndarë legjislativin me ekzekutivin? Zoti Meta në qeverisjen e mëparshmë ka patur ekonominë dhe shëndetësinë, që janë dy nga ministritë më të sulmuara për korrupsion, në kabinetin tuaj si do t’i kufizoni, sepse nuk do t’i shmangeni dot logjikës së shqiptarëve, si do t’i mbroheni oreksit të partisë së Metës?

Edi Rama –
Shqipërinë në 4 vite s’e ka qeverisur Meta, por dikush tjetër dhe përgjegjësitë se si kanë shkuar sektorët nuk janë asnjëherë të një partie me 4 deputetë sa kishte LSI, por të partisë që ka marrë mandatin për të qeverisur. Unë s’besoj se sektorët vuajnë për shkak se dikush i kap dhe i con në shtëpi. Sektorët vuajnë se s’ka vizion dhe strategji të atilla që cdo njeri të vendoset në kushtet i realizon apo jo. Nëse nuk bëjmë këtë kapërcim të madh do mbetemi po aty. Nëse lidershipi nuk mbështetet mbi një projekt politik kjo con në autokraci në mënyrën më të natyrshme edhe sikur të jesh burri më i mirë në botë. Ne kemi fituar zgjedhjet si aleancë dhe boshti është PS-LSI. Ju siguroj që nuk do vendosim peshoren e përqindjeve për të bërë ndarje postesh dhe sektoresh, do vendosim peshoren e kapaciteti që kemi në dispozicion dhe asaj që ofrojnë gjithë përfaqësuesit tanë për t’i vendosur në detyrat e duhura. Kjo nuk do thotë që nuk do ketë raport, do ketë, por ama gjithcka të konsultuar dhe nuk do konsiderojmë sektorët si sinore dhe as ministrat si ushtarë, sic ishim deri dje, edhe sot kështu jemi, por s’po e quajmë.

Arjan Vasjari – Ka funksionuar kultura e enklavës…

Edi Rama –
Kultura e Enklavës ka bërthamën e vet tek enkalva e madhe që quhet PD dhe të tjerët i janë nënshtruar asaj kulture, i gjithë sistemi sot është një sistem metastatik ku nga qeveria deri në fund është e njëjti sistem.

Skëndër Minxhozi – Shumë burra dhe gra duhet të lënë mandatin për të qenë në qeveri. Duket patur asetet më të mira njerëzore në parlament, do gjeni rezistencë në emërimin e ministrave?

Edi Rama –
Edhe kjo është në konsultim me secilin, por në instancë të fundit, aq më tepër me këtë votë, jemi të dënuar të modernizojmë Shqipërinë, ose t’i japim shqiptarëve atë ndryshim që kanë patur në kokë, që është radikal, ose jemi të dënuar të presim të përfundojmë kështu sic përfunduan këta që ndërtuan këtë model. Rrugë të mesme nuk kemi, këto dy modele kemi. Një qeverisje as kështu as ashtu, na con në një shkatërrim. Cdokush që do të jetë ministër duhet ta meritojë me 24 orë punë. Raporti ministër, kryeministër me parlamentin duhet të jetë një raport tensioni pozitiv. Ministri duhet të rrijë në detyrë me prova dhe rezultate dhe jo me balet. Deputetët do të jenë shumë më vigjilentë për ta mbajtur qeverinë në kushtet e tensionit që është i domosdoshëm për të dhënë rezultat. Sigurisht kjo ide që mund të përfundojë jashtë politikës, kjo s’ka bazë sepse bëhet fjalë për figura që kanë një karrierë politike.

Sokol Balla - Ka një anë të mirë, por ka edhe një anë të keqe, këta ministra do jenë pa mandat, i lë pa imunitet, këta ministra pa imunitet, për korrupsionin është gjë e mirë, por nesër pasnesër ministri mund të jetë vulnerabël brenda për brenda mazhorancës dhe të jetë i presuar nga kushtet e përballjes para ligjit dhe kjo është arsyeja që figura të njohura mund t’i rrinë larg ministrit, plus që kjo shton mundësitë e autokratizmi…

Edi Rama –
Këto janë dyshime legjitime në kushtet kur ky model do vihet në prove, por ne jemi të vendosur për këtë, ministrat jo deputetë.

Andrea Stefani – Ju thatë që do bëni mënyrën tuaj të sjelljes, por a varet kjo vetëm nga ju, sepse ajo cka ne shikojmë në Europë, harmonia politike ka atë që partitë bashkohen tek modeli, kanë pranuar ndarjen e pushteteve, rotacionin, nuk ka dy modele një demokratik një autokratik? Me sa shikoj nga fjala e mbajtur nga Berisha, dhe ajo cka po përcjellin në PD, thonë që po largohet një njeri i mirë, s’ka kritika. Keni shpresë që modeli juaj do gjejë të njëjtën përgjigje nga opozita? Ish-ambasadori Lohan me mburrje në një fakt ishte se Berisha po luftonte shumë mirë korrupsionin me 2 mijë personat e hequr nga dogana. I thashe mirë këta u hoqën, po ku përfunduan në shtëpi apo në drejtësi? Kjo mund të ndodhë edhe me ju?

Edi Rama –
PD ka tani një rrugë të gjatë nëpër dimrin opozitar dhe është puna e tyre. Ne kemi besuar kur kemi qenë në opozitë që faktori kryesor klimaterik politik në një pluralizëm normal është qeveria, jo opozita. Ne do të bëjmë tonën me vullnet dhe dëshirën që të kemi një proces sa më gjithëpërfshirës. Shpresojmë që të ketë pasqyrim në këtë klimë që duam të ndërtojmë, por është e sigurtë që sa më shumë PD vonohet në leximin e votës së 23 qershorit, aq më gjatë do rri në opoztië. Unë kam besuar gjithmonë që nuk gjen dhe nuk kërkon drejtësi në asnjë gjykatë në një vend që qeveriset padrejtësisht, në një vend ku qeveria ulet dhe bën padrejtësi për të nxjerrë përfitime për një grup njerëzish. Cdo qeveri bën gabime, por që të mos bësh gabime që janë rezultat i vendimeve të padrejta. Ajo që unë them është që duke i dhënë një frymë drejtësie qeverisjes, edhe drejtësia mund të fillojë vendosë drejtësi.

Skënder Minxhozi – Folët me të drejtë për financat që janë alarmante. Ka patur fjalë që ju si opozitë së pari me ardhjen në pushtet do riktheni marrëdhëniet me disa institucione ndërkombëtare, por ka patur fjalë se në kuadër të normalizimit me këto institucione do shihni mundësinë për ndihmë nga këto institucione, ndihmë strukturore për të kaluar emergjencën financiare që të kalojë Shqipëria, do e merrni një asistencë të tillë?

Sokol Balla - Edhe Fullani kërkoi këtë.

Edi Rama –
Para shtatorit do të kemi një konferencë të nivelit të lartë në Tiranë me një grup njerëzish të botës së ekonomisë dhe financave dhe kjo konferencë do të jetë tryeza e parë e konsultimit për të nxjerë disa përfundime lidhur me këtë cështje që nuk është bardhezi dhe do i japim jetë një këshilli ekonomik kombëtar që do jetë pranë qeverisë i përbërë nga një numër ekspertësh të nivelit më të lartë botëror dhe me përfaqësi të ekspertëve tanë dhe botës së sipërmarrjes. Këto janë vendime që do merren në kohën e duhur të konsultuara me aleatët tanë.

Sokol Balla – Rama kur flet për mandatet, ka vendosur cdo bëjë me veten?

Edi Rama –
Ne do të paraqesim një dokument që do të jetë kodi etik i qeverisë dhe deri në atë moment do të zgjidhim edhe këtë cështje. Unë jam i gatshëm të pranoj qoftë njërën qoftë tjetrin opsion, por këtu ka një diskutim.

Skënder Minxhozi – Aleatët e vegjël, pa përmendut emra, do kenë poste ministrore?

Edi Rama -
Qeverinë do ta ndërtojmë ashtu sic duhet dhe jam i bindur që do i japim vendit një skuadër qeverisëse premtuese.

Sokol Balla – Malaj njihet si një ekspert financash, vërtet doli përballë në Vlorë, por në fund uroi qeverinë e re, do ishte një xhest civil shtrirja e dorës për Malajn në qeveri?

Edi Rama –
Në funksion të gjithëpërfshirjes dhe modelit të ri që kërkojnë shqiptarët, shtrirja e dorës nuk do t’i mungojë as kryetarit të opozitës aktuale, jo më Malajt.

Sokol Balla - Do t’i shtrini dorën Lulzim Bashës?

Edi Rama –
U nisa nga fakti që në krye të PD-së është Sali Berisha, është i ftuar ditën e hënë në festën e Partisë Socialiste që ne kemi shtyrë pas zgjedhjeve dhe nuk diskutohet që kushdo që do ta pasojë do të jetë kryetari i opozitës dhe do të respektohet ashtu sic nuk është respektuar deri më sot. Ftesa për Berishën është bërë, jo vetëm për PD, por për gjithë kryetarët e partive të opozitës.

Sokol Balla – Ka zëra që parti të tjera mund t’i bashkohen koalicionit qeverisës, sa qendrojnë këto zëra?

Edi Rama –
Koalicioni qeverisës është përcaktuar nga shqiptarët. Ne mirëpresim bashëkpunimin e të gjitha partive të opozitës në procesin administrativ dhe do ishim të kënaqur që në këtë proces të ishin edhe partitë e opozitës. Bashkëpunim qeveri-opozitë. Ne do të qeverisim me LSI dhe me aleatët që u vunë në dispozicion të 1 mln shqiptarëve që u votuan, por do të qeverisim edhe për ata që nuk na votuan. Asnjë që nuk na ka votuar nuk do ndjehet keq për shkak të qeverisjes sonë.

Arjan Vasjari – Ky është sinjal për të instaluar një sistem të ri politik. Pardje në këtë studio ishte Meta dhe unë e pyeta për një mosmarrëveshje për modelet ekonomike dhe fiskale mes jush dhe LSI. Ai e pranoi këtë, por ajo që më bëri përshtypje kur unë i thashë, nuk më tha që ne do ta negociojmë, por më tha që do ta kuptojë edhe zoti Rama, a mund të ndodhë që qeverisja e ardhshme të aplikojë një platformë ekonomike dhe fiskale të pavotuar nga shqiptarët?

Edi Rama –
Nuk do heqim dorë nga taksimi i ndershëm që t’u japim të gjithë atyren që sot fitojnë me pak të taksohen më pak, dhe që të mos heqim taksën e biznesit të vogël dhe mos përgjysmojmë tatimin e fitimit mbi biznesin e vogël, dy të parat do bëhen menjëherë, tjetra mund të kërkojë shfazim me kohë. E them nuk kemi ndonjë ndryshim të qenësishm, sepse jemi dy parti të të njëjtës forcë dhe qëllimi ynë fundor është të jemi në krahun e shtresës së mesme dhe të më të varfërve, por jo duke goditur më të pasurit apo duke dëmtuar kompanitë e mëdha. S’mund të ketë punësim nëse nuk u japim mundësi kompanive që të punësojnë, pavarëissht se biznesi i vogël do jetë aleati ynë strategjik. Ne kemi folur për një vlerë progresiviteti të ndarjes për taksimin e biznesit të vogël dhe të madh. Do të jemi tek një taksë që nuk do bazohet për progresivitetin, por për biznesin e madh do të jetë një taksë për gjithë biznesin e madh, përvec lehtësive të tjera, si unifikimin e tatimeve, hapjen e doganave duka ia dhënë një agjencie ndërkombëtare menaxhimi, që do ketë kontratë me shtetin shqiptar që do garantojë drejtësi të plotë në trajtimin doganor.

Sokol Balla – Të huajt kur kanë ardhur në Shqipëri nuk kanë qenë imunë ndaj korrupsionit…

Edi Rama –
Kjo kompani ka këtë mision që të nxjerrë të ardhurat për shtetin dhe nga këto të ardhura të nxjerë edhe përfitimin e vet. ثshtë një eksperiencë e provuar në vendet në zhvillim si e suksesshme.

Andrea Stefani – Do synoni shtetin social, por taksat tuaja akuzohen se nuk sigurojnë të ardhura në buxhet

Edi Rama –
Besoj në një postulat të mirëqeverisjes që thotë “që me më pak mund të bëhet më shumë”. Në Shqipëri nëse nuk luftojmë korrupsionin…lekët do dalin nga mirëadministrimi i cdo qindarke të publikut. Unë them që taksimi i ndërshëm kompensohet vetëm me uljen 50 përqind të humbjeve që i shkaktohen popullit shqiptar dhe shtetit shqiptar nga korrupsioni me naftën. Vetëm tek nafta ka një burim të ardhurash që kompension këto. Shërbimi shëndetësor do të jetë falas për individin, do i hiqen tenderat Ministrisë së Shëndetësisë.

Skënder Minxhozi – Sipërmarrës të ndryshëm, sidomos të ndërtimit kanë përfituar tendera publike, sidomos rrugësh dhe për shkak se shteti nuk ka patur burime financiare ka ndodhur që ata kanë marrë një kredi në bankë dhe sot ndodhen në një situatë kur paguajnë këstet e kredive të marra ndërkohë që nuk marrin ende nga shteti atë që u takon. Shifrat që përfliten janë 500 mln euro dhe problem është edhe lista e shërbimeve të kryera nga privatët. Gjithë këto borxhe që shteti i ka privatëve, si ndreqet e gjithë kjo?

Edi Rama –
Shkop magjik ne nuk kemi. Ajo që do ndryshojë në mënyrë readikale do të jetë qasja me të vërtetën në raport me publikun. Publiku nga unë do dëgjojë të vërtetën dhe pjesë e kësaj është edhe që Shqipëria është në krizë dhe krizën do ta përballojmë të gjithë bashkë. Jemi të gjithë në një anije dhe të gjithë do ta përballojmë. Të gjithë do mbajnë përgjegjësinë e tyre, qeveria e para. Në kryeministri do instalohet një zyrë e biznesit dhe marrëdhëniet e biznesit dhe qeverisë nuk do kalojnë në korridore dhe linja telefonike, as në zyra rryshfetesh, por një marrëdhënie institucionale që do ndërtohet në mënyrë të qartë. Do bëjmë c’mos që t’i heqim biznesit lakun e këtij borxhi. ثshtë një situatë dramatike dhe do duhet ta shohim. Do bëjmë një revolucion. Duhet ta marrë dikush përsipër këtë risk politik dhe unë jam i vendosur ta bëj këtë: INSTAT nuk do jetë më INSTAT i shifrave të kryeministrit, INSTAT do jetë i pavarur. Do i adresohemi BE-së për të marrë sa më shpejt përfitimin e një programi binjakëzimi mes INSTAT dhe një vendi të BE-së që të kalojë në menaxhim të Institutit të Statistikave të vendit të BE-së. Kjo do sjellë realitetin rrënqethës sa mund të rrezikojnë qeverinë, por kjo duhet bërë sepse shqiptarët boll u frynë me realitete që s’janë.

Andrea Stefani - Sa është minimumi jetik?

Edi Rama –
Nuk i lejojnë të dalë ky minimum jetik. As unë asnjëri nga ne s’e di gjendjen reale të financave sot, sepse s’ka inventar. S’do të harroj asnjëherë kur mendoj se si mund të jetë gjendja në Shqipëri, bisedën me ish-ministrin e financave të qeverisë Papandreu para se të niste kriza. Po e pyesja, për fitoren, më tha shoh veten në pasqyrë e them c’m’u desh që i hyre kësaj pune, sepse ajo që shoh unë sot do jetë një lajm botëror dhe Greqia do të jetë në flakë. Fshehja e shifrave ka qenë një nga arsyet e krizës greke.

Sokol Balla - Skenari Papandreu?

Edi Rama –
Mendjet e arsyeshme me të cilat jemi konsultuar nuk e shohin këtë mundësi për shkak të strukturës ekonomike.

Sokol Balla - Veprimi i parë për arsimin?

Edi Rama -
Gjëja e parë do jetë testi për analfabetizmin?

Skënder Minxhozi – Kohët e fundit keni këmbëngulur në një lidhje preferenciale me Kosovën keni hedhur ide një integrim mes dy vendeve, cfarë thoni tani?

Edi Rama –
Bashkimi Shqipëri-Kosovë ka ndodhur. Bashkimi që hapësira shqiptare është gati për një aksion qeveritar i përbashkët në fusha ku na duhet një strategji e përbashkët kombëtare që ta ekzekutojmë, ata me qeverinë e tyre në Kosovë, ne me tonën këtu për arsimin. Shqiptarët nuk mund të arsimohen me dy sisteme ndryshe. E dyta strategji për sigurinë energjitike, do clirojmë projektin e interkonjeksionit me Kosovën dhe një strategji të përbashkët për investimet në energji, 3 bujqësia dhe blegtoria. Nëse flasim për një projekt rajonalizimi. Turizmi, ne kemi sot një ofertë turistike të cunguar që shtrihet në 1 muaj e gjsymë, por mund të kemi një ofertë turistike të shtrirë 12 muaj. Bashkimi doganor duhet realizuar patjetër. Ne duhet të nënshkruajmë traktatin për mbledhjet e përbashkëta të qeverisë. Unë do takohem me Thacin në fund të javës dhe do flasim për këto cështje. Duhet të punojmë për një projekt të përbashkët në funksion të marrëdhënieve me Brukselin. Duhet të sfidojmë Brukselin me projekte rajonale që kanë të bëjnë me infrasturkturën, energjinë, shëndetësinë.

Sokol Balla – Si do jetë sjellja me Preshevën?

Edo Rama –
Do të punojmë me të gjitha qeveritë e rajonit, edhe me Serbinë për një traktat për mbrojtje të minoriteteve. Ka një hartë të rajonit që është e ndarë në kufij, ka edhe një hartë ku minoritet hyjnë në cdo pjesë që nuk shkon me kufitjë. Këto minoritete kanë qenë vatra dhe burim konflikti, këto duhet të kthehen në ura dhe duhet të gjejmë vullnetin e mirë për t’i kthyer minoritetet në ura. Absolutisht që do të jemi një qeveri aktive dhe shumë e interesuar për cdo shqiptar në rajon në respekt të plotë të integritetit të vendeve të rajonit, por edhe të drejtës së cdo shqiptari pët të jetuar si qytetar europian kudo që jeton.

Andrea Stefani – Cfarë do të bëni për emigrantët, ndonjë gjë që s’është bërë?

Edi Rama –
Do ndërtojmë sistemin e votimit nga jashtë, do u japim të drejtën e votës dhe tjetra është që do të krijojmë mundësinë që një kanal i Televizionit Shqiptar të ketë një pjesë për emigrantët.

Sokol Balla – Cfarë do bëjë qeveria juaj me RTSH?

Edi Rama –
Do ndërtojmë një TVSH që do të jetë absolutisht model për gjithë rajonin dhe një televizion publik ku nuk do ketë më parada të kryeministrit, të kryetarit të parlamentit, të ministrave me radhë, por një shërbim për publikun, për këtë zotohem dhe nëse sot pas 1 viti TVSH nuk është një televizion që të respektojë faktin që cdo shqitpar paguan taksa për të, atëherë ky do jetë një nga premtimet e pambajtura dhe një turp për ne.

Andrea Stefani – Do ju shohim kaq shpesh në televizor?

Edi Rama –
Nuk e di, por miting në mbledhje qeveri nuk do ketë më. Qeveria do mblidhet për punë jo për miting dhe jo më transmetime live nga mbledhja e qeverisë, kjo është një praktikë e vendeve orientale para pranverës arabe.

Arjan Vasjari – ثshtë dështimi në menaxhimin e territorit, sot në bregdet është duke ndodhur një masakër, cdo bëhet me to?

Edi Rama –
Sot po ndërtohen pallate pa leje në Tiranë. Janë 3 cështje që do merrem personalisht, uji, legalizimet dhe mbrojtja e territorit nga barbaria e ndërtimeve pa leje. Këto 3 cështje do jenë më shumë se përgjegjësia e një institucioni dhe për këto 3 cështje nuk do justifikohem.

Sokol Balla – Tek “Kurbani” për herë të parë keni lënë të kuptohet se cili është vizioni juaj për Shqipërinë europiane. Një shikues pyet për urbanizimin e Shqipërisë…

Edi Rama -
Ndryshe nga paraardhësi do të bashkëpunoj me qeveritë vendore dhe do të kemi një fokus tek qytetet. Braktisja e qyteteve nga qeveria dhe transferimi i një lufte politike në qytete është një katastrofë nga pikëpamja organike dhe sociale. Janë dy gjëra që kam dëgjuar nga deputetët që kanë zhvilluar një fushatë intensive. 2 gjera, e para krimi: duhet të marrim një vendim në 100 ditët e para për të mbyllur pikat e lodrave elektronike që llahtarisën shoqërinë e që kontrollohen nga krimi. Duhet të godasim gjithë elementët e këtij kriminaliteti të vogël. Duhet t’u japim frymëmarrje qyteteve duke nisur nga Tirana. Ne duhet të heqim fëmijët e këtij vendi dhe baballarët e këtij vendi nga kumari. Unë do të investohem për të ndaluar kumarin në Shqipëri.

Skënder Minxhozi – Po dalim nga një palë zgjedhje ku u vra një njeri, po mqs nuk ndodhi gjë tjetër themi janë zgjedhje të mira, por nëse marrim raportin e të hënës, ka disa aspekte shqetësuese, shteti në fushatë, administrata e deri tek sistemi. Ju gjatë 4 viteve si do bëni që zgjedhjet e ardhshme që njerëzit të mos e përjetojnë si një ditë frike. Ku shihni se duhet shëndoshur infrastruktura elektorale e gjithë Shqipërisë?

Edi Rama –
Shqipëria ka pothuajse sa ka emigrantë që jetojnë jashtë, njerëz brenda vetes që jetojnë këtu dhe votojnë atje. Ne në strategjinë tonë elektorale i quajmë migrantë. Kjo nuk lidhet vetëm me votën, kjo lidhet me taksat, me regjistrimin e pasurisë, me ndihmën ekonomike. Inventari i këtij populli, i pasurive sot s’është akoma. Ne do të nisim me shpejtësi projektin e kuadratimit të plotë të gjithë territorit të Shqipërisë duke bashkuar njeriun me gjendjen e tij civile aty ku jeton.

Skënder Minxhozi – Administrimi i votës, civile apo partiake? Si ju duket ky sistem zgjedhor?

Edi Rama –
Sistemi asnjëherë nuk ka ceduar, sepse kam qenë i bindur që s’është sistemi problemi. Nuk mund të flasim për dëmtime për partitë e vogla kur këto parti nuk marrin as 1 përqind të votave. Sot kemi dy parti të mëdha, kemi edhe disa parti të tjera, një në mes dhe disa më të vogla. Ky sistem e garanton përfaqësimin. Nëse do kishim një sistem proporcional kombëtar do shkonim në një fragmentarizim të plotë. Ky sistem për mua është në rregull.

Arjan Vasjari – Cfarë ka bërë të mirë Berisha për ty?

Edi Rama –
Thashë që e falenderoj për cdo gjë të mirë që ka bërë dhe që mbase historia ja vlerëson me një objektivitet që unë s’e kam. Mendoj që në dy vitet e para të qeverisjes 2005-2007 ka bërë disa gjëra të mira duke i hapur një luftë krimit, por që dekradoi, ka bërë gjëra të mira në luftën kundër korrupsionit në dogana dhe tatime gjithmonë në atë periudhë dhe pastaj rrënimi. Rruga e Kombit ka qenë një projekt i rëndësishëm, por nuk ka qenë një arsye për të vjedhur gjithë ato para që u vodhën, ashtu sikundër TAP-i që sigurisht hyn tek gjërat e mira.

Sokol Balla – A do ketë një plan qeveria për heqjen e TVSH të produkteve të drithërave?

Edi Rama –
ثshtë pjesë e programit tonë.

Sokol Balla – Pasaporta për shqiptarët jashtë kufirit…

Edi Rama –
Kjo është një cështje e bashkërendimit të të gjithë faktorëve që duhet të trajtojnë këtë cështje dhe këtu kam parasysh BE, Kosovën dhe shqiptarët ku ata janë.

Andrea Stefani – Gjakmarrja do ketë kurë?

Edi Rama –
Mendoj që kura më e mirë është mirëqënia, kura më e mirë për plagët sociale është mirëqënia, krimi ka shkak gjithnjë këto shkaqe.

Skënder Minxhozi – Mendoni se në katër vite do përcaheni me Metën? A do të ketë carje mes dy partive?

Edi Rama –
Nuk e parashikoj dot të ardhmen, por besoj që në politikë ata që ribashkohen nuk ndahen.

Sokol Balla – Do sakrifikonit veten dhe postin tuaj si kryeministër për t’ia lënë atë Ilir Metës?

Edi Rama –
Kam kohë që kam hequr dorë nga përgjigja e pyetjeve me “nëse”.

Skënder Minxhozi - Nëse do ju ftonin sot të imagjinoni një rrugë drejt hyrjes së plotë në BE, kur do ta vinit vetë lajmin ju personalisht?

Edi Rama –
Unë do të punoj që kjo të ndodhë pas 8 vjetësh, në fund të mandatit të dytë, brenda 10 vjetësh Shqipëria të anëtarësohet.

Sokol Balla – Ca do bëni me marrëveshjen me ujërat mes Shqipërisë dhe Greqisë?

Edi Rama –
Do flasim me palën tjetër.

Sokol Balla – Në fund të mandatit do i premtoni njerëzve që do ndryshoni Shqipërinë sic ndryshuat Tiranën?

Edi Rama –
Nëse nuk bëj këtë për cfarë jam zgjedhur?!
tch


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Rama: Do të sjellim model të ri

Ato fakte qe nuk dini nga Rama:

Edi Rama ka botuar disa shkrime me "Kujtimet" e tij ne emigracion ne Itali e France ne fillimet e viteve '90 ne te cilat pershkruan me nje gjuhe perverse shoket e tij basketbolliste qe punonin si prostituta. Sikur publiku shqiptar te njihej me to, do te skandalizohej. Nuk jam i sigurt nese i ka futur ne librin "Refleksione" apo i ka botuar ne nje gazete te asaj kohe por mbaj mend qe i kam lexuar dhe jam skandalizuar nga ajo qe lexova.

- Sali Berisha ka qene idhulli i Edi Rames ne fillimet e viteve 90 dhe ai ka qene "dhjetorist" dhe anetar i PD. Kete fakt Rama e mohoi ne menyre qe te bente karriere politike ne rradhet e Partise Socialiste, trashegimtaria e Partise se Punes se Shqiperise.

- Edi Rama u eshte drejtuar qytetareve te tij te ardhur rrishtazi ne Tirane nga Veriu e Jugu i vendit si "cecene". E ka bere kete gje ne menyre te perseritur ne publik.

- Raportet e sherbimit sekret francez do ta mbiquanin Edi Ramen "Zoti 10%" dhe "strumbullari i mafies se ndertimit ne Tirane", gjate kohes qe ishte drejtues i Bashkise Tirane.

- Edi Rama eshte njeriu qe ndau gruan e tij te pare dhe braktisi femijen e tij qe sot eshte bere burre, pasi dyshonte se e kish tradhetuar me te tjere, perfshi te atin e tij. Aktorja Matilda Makoci qe ishte nje nga aktoret me te mira te Shqiperise ne ate kohe, jo vetem shkaterroi karrieren e saj por nga turpi qe i solli si brenda familjes si ne rrethin shoqeror, u detyrua te emigronte nga Shqiperia e ta linte djalin me prinderit e saj.

- Edi Rama ka ushtruar dhune duke e rrahur edhe nje nga gazetaret e ekranit shqiptar, Rudina Magjistarit, te ciles iu desh te mos dilte ne publik per dite e jave te tera, ne menyre qe te mos dilte ne drite dhuna e ushtruar mbi te nga i dashuri me te cilin bashkejetonte, Edi Rama.

- Gruaja e Edi Rames, Lindita Basha, eshte ish-gruaja e nje mikut te tij. Edi Rama mendohet ishte arsyeja perse ata u ndane.

Opozitari
 
Titulli: Rama: Do të sjellim model të ri

Ato fakte qe nuk dini nga Rama:

Edi Rama ka botuar disa shkrime me "Kujtimet" e tij ne emigracion ne Itali e France ne fillimet e viteve '90 ne te cilat pershkruan me nje gjuhe perverse shoket e tij basketbolliste qe punonin si prostituta. Sikur publiku shqiptar te njihej me to, do te skandalizohej. Nuk jam i sigurt nese i ka futur ne librin "Refleksione" apo i ka botuar ne nje gazete te asaj kohe por mbaj mend qe i kam lexuar dhe jam skandalizuar nga ajo qe lexova.

- Sali Berisha ka qene idhulli i Edi Rames ne fillimet e viteve 90 dhe ai ka qene "dhjetorist" dhe anetar i PD. Kete fakt Rama e mohoi ne menyre qe te bente karriere politike ne rradhet e Partise Socialiste, trashegimtaria e Partise se Punes se Shqiperise.

- Edi Rama u eshte drejtuar qytetareve te tij te ardhur rrishtazi ne Tirane nga Veriu e Jugu i vendit si "cecene". E ka bere kete gje ne menyre te perseritur ne publik.

- Raportet e sherbimit sekret francez do ta mbiquanin Edi Ramen "Zoti 10%" dhe "strumbullari i mafies se ndertimit ne Tirane", gjate kohes qe ishte drejtues i Bashkise Tirane.

- Edi Rama eshte njeriu qe ndau gruan e tij te pare dhe braktisi femijen e tij qe sot eshte bere burre, pasi dyshonte se e kish tradhetuar me te tjere, perfshi te atin e tij. Aktorja Matilda Makoci qe ishte nje nga aktoret me te mira te Shqiperise ne ate kohe, jo vetem shkaterroi karrieren e saj por nga turpi qe i solli si brenda familjes si ne rrethin shoqeror, u detyrua te emigronte nga Shqiperia e ta linte djalin me prinderit e saj.

- Edi Rama ka ushtruar dhune duke e rrahur edhe nje nga gazetaret e ekranit shqiptar, Rudina Magjistarit, te ciles iu desh te mos dilte ne publik per dite e jave te tera, ne menyre qe te mos dilte ne drite dhuna e ushtruar mbi te nga i dashuri me te cilin bashkejetonte, Edi Rama.

- Gruaja e Edi Rames, Lindita Basha, eshte ish-gruaja e nje mikut te tij. Edi Rama mendohet ishte arsyeja perse ata u ndane.

Opozitari



Te gjitha me teper se te verteta.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top