Rama: Audit ndërkombëtar për financat

cent

...Lontano
Kryeministri i zgjedhur paraqet prioritetet në tryezën e ekonomisë, reformë e thellë në Dogana dhe Tatime.

“Buxheti, energjia dhe siguria kërkojnë ndërhyrje të shpejtë”
e8wlf7.jpg
Kryeministri i zgje-dhur, Edi Rama, në përmbyllje të konferencës së dytë “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, duke iu bërë të njohur ekspertëve të huaj tri prioritetet e qeverisë që ai do drejtojë, tha se buxheti, energjia dhe siguria kërkojnë zgjidhje të shpejtë.
Rama theksoi se do të kërkojë auditim ndërkombëtar të situatës financiare në vend, në mënyrë që të përballet me situatën financiare të trashëguar nga qeverisja e mëparshme. “Dua të përmend tri prioritete që kërkojnë zgjedhje të shpejtë. Së pari, buxheti. ا’lloj buxheti do kemi. Së dyti, energjia, duke qenë se jemi në një drejtim kur për 2-3 muaj mund të përballemi me një gjë të rrezikshme, në skajet e një krize për shkak të një situate mjaft komplekse. Së treti, siguria e individit dhe pronës qoftë publike apo private. Siguria është çështja kryesore për shqiptarët, qofshin të papunë, qofshin të varfër, por kur i pyet se cila është gjëja kryesore që ata duan, na thonë se gjëja kryesore është siguria. Mbi të gjitha, na duhet të përballemi me diçka që nuk do donim që ta trashëgonim, por që është aty: e vërteta e situatës sonë financiare. Nuk mund të përballemi të vetëm me të e nuk mund të përballemi me të si një problem politik, por si një problem të të gjithë shoqërisë dhe për këtë do kërkojmë një auditim ndërkombëtar dhe të përballemi me këtë si do që të jetë”, tha Rama.

Reformat
Kryesocialisti tha dje se qeverisja e re do të përballet edhe me probleme të rëndësishme, si riformatimi i Tatimeve dhe Doganave, duke e plotësuar këtë administratë me njerëz të aftë. “Nga ana tjetër na duhet të përballemi me problemin e madh të marrëdhënieve midis individëve që bëjnë biznes dhe administratës tatimore dhe doganore. Kjo nuk mund të presë. Ka ardhur koha që t’i japim fund njëherë e përgjithmonë traditës që e ka bërë Shqipërinë që drejtori i administratës tatimore është njeriu më i rëndësishëm në qytet dhe ku drejtori i Doganave është personi më i rëndësishëm që duhet njohur në qoftë se të duhet të kalosh mallrat në kufi. Gjithashtu ne do ngremë edhe Këshillin Kombëtar Ekonomik”, theksoi Rama. Kreu i maxhorancës së re tha më tej se nuk mund të bëhen gabimet e qeverisjes në ikje. Për këtë arsye ai tha se duhet një model i ri. “Kemi, natyrisht, një mandat shumë të fortë, por edhe të brishtë, sepse pritshmëritë janë shumë herë më të larta që prej vitit ’92, ku i njëjti lloj transformimi shumice ndodhi. Ishte koha kur Shqipëria vendosi të vuloste ndryshimin e regjimit.”, theksoi Rama.

Cani: Buxheti i shtetit, i detyrueshëm të rishikohet
Ministri i ardhshëm i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se me marrjen e detyrës do të nisë procesin e rishikimit të buxhetit të vitit 2013 dhe hartimin e projektbuxhetit të vitit 2014. Gjatë tryezës me ekspertët e huaj të ekonomisë “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, theksoi se rishikimi i buxhetit të shtetit është një nismë e detyrueshme. “Unë nuk do flas për buxhetin e shtetit, ndoshta është herët të flas për atë rishikim të detyruar të buxhetit të 2013-s dhe për projektbuxhetin e 2014-s. Le ta marr unë këtë pjesë të vështirë të punës për ta bërë vetë”, tha Cani. Ai shtoi më tej se ndër masat që do të merren, do të jetë dhe nisma për të ulur numrin e kredive të këqija. “Natyrisht, një ekonomi nuk mund të ecë përpara pa kredi. Kredia është pothuajse pa rritje tashmë. Kreditë e këqija janë shumë të larta. E doemos, kjo është një iniciativë e përbashkët që ne po e ravijëzojmë dhe së shpejti do të mblidhemi edhe me aktorët e tjerë për të gjetur zgjidhje”, theksoi ai.

PD: S’lejojmë të grabitet bregdeti
“Partia Demokratike nuk do lejojë që pjesët më të çmuara të vendit, të bregdetit, të rivierës shqiptare të grabiten dhe me to të shpërblehen gjithfarësoj arkitektesh e biznesmenësh që financuan fushatën e PS. Kërcënimet e kryesocialistit për anulimin e planit urbanistik të Tiranës, fshehin vetëm interesat e grupeve dhe klientëve të tij”, deklaroi deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dje në një konferencë për shtyp.

FATION BINJAKU
 
Titulli: Rama: Audit ndërkombëtar për financat

Haj shqipni moj e mjera shqipni kush tka qit me kry ne hi....


U be hajduti te ju beje auditim financave....
Kiamet afer edhe ndonje dite edhe shkembinjet do i beje toke pune ky .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top