Rajhu i Katërt: Dje SS-ët, sot shahidët. Dje hebrejtë, sot të pabesët.

Bilderberg

Anëtar i ri
Rajhu i Katërt: Dje SS-ët, sot shahidët. Dje hebrejtë, sot të pabesët.

kamikaxe-2.gifPërgatiti: ARMIN TIRANA

Trishtueshmërisht, korelacioni jo vetëm që ekziston, por është i drejtpërsëdrejtë , pothuajse një fotokopje. Qëndrimi nënvlerësues që ka Perëndimi sot kundrejt terrorizmit islamik fondamentalist bazohet në të njëjtat gabime strategjike të kryera në vitet Tridhjetë respektivisht agresionit fashist ndaj Europës. Nuk kuptohet (ose nuk dëshirohet të kuptohet) natyra identike totalitare e këtyre dy kërcënimeve ndaj lirise: për vite me radhë, nacionalsocializmi u shikua fillimisht si reagim politik ndaj katastrofës së Luftës së Madhe, më pas si një kërcënim autoritar, por duke pasur në vetëvete një farë demokratike të garantuar nga konsensusi të cilin Hitleri gëzonte dhe, në analizë të fundit, si një rrezik, ama me të cilin mund (bile, pothuajse duhej) rënë në ujdi. Se cilat kanë qenë pasojat e këtij qëndrimi, kjo është e njohur nga të gjithë.
“Natyra e dy kërcënimeve, naziste dhe xhihadiste, është identike, janë të dy totalitarizma që synojnë në anullimin e të ndryshmes” “, thotë historiani anglez Andrew Roberts.
Perëndimi po jeton një “sindromë të vitit 1938″ të re, domethënë po nënvlerëson kërcënimin e xhihadizmit, ashtu siç bëri me Adolf Hitlerin dhe planin e tij të pushtimit?
Paraleli midis fondamentalizmit dhe nazizmit nuk është i ri. Shkrimtari liberal Paul Berman ka folur i pari për luftën ndaj fanatizmit islamik si luftë e re antifashiste dhe vetë Presidenti George W. Bush, në vigjilje të përvjetorit të pestë të 11 shtatorit, ka bërë të tijin këtë përkufizim. Lidhur me këtë paralel historik i kemi kërkuar një gjykim Andrew Roberts, Docent i Historisë Moderne në Gonville & Caius College të Cambridge, gazetar (Daily Telegraph, The Spectator, Literary Revieë, Mail on Sunday), shkrimtar (10 libra në bilancin e tij) dhe autor i të gjithë produksionit dokumentaristik të BBC-së përsa i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe kabinetit Churchill.
I lumtur për pritjen e ngrohtë që kritika i ka rezervuar librit të tij të fundit, të titulluar “History of the English-Speaking Peoples Since 1900″, të dalë në qarkullim më 14 shtator dhe tashmë i dalë në nderin e kronikave, disa ditë më parë Andrew Roberts ka mbajtur një konferencë të madhe dhe të duatrokitur në kongresin e Partisë Konservatore në Bournemouth, i ftuar i qendrës kërkimore Policy Exchange, ku dhe ka dhënë këtë intervistë.
Profesor Roberts, a shikoni ngjashmëri midis qëndrimit të mbajtur nga fuqitë europiane në vitet tridhjetë kundrejt Adolf Hitlerit dhe atij që një pjesë e madhe e Perëndimit sot po mban ndaj kërcënimit të fondamentalizmit islamik?

[/URL] inspektimi-1.thumbnail.gif inspektimi-2.thumbnail.gif
Si historian, gjej paralele dhe ngjashmëri vazhdimisht, në çdo moment: nganjëherë, e pranoj, është një rizbulim që të kall datën. Natyra e të dy kërcënimeve, atij nazist dhe atij fondamentalist islamik, është identike: totalitarizëm i nënkuptuar si anullim i të ndryshmes për pushtimin e botës dhe lindjen e njeriut të ri. Për Hitlerin, kjo duhej të ndodhte nëpërmjet eliminimit të hebrejve, kurse për terroristët nëpërmjet lindjes së Kalifatit (një Rajhu të Katërt modern) dhe nënshtrimin ndaj sharias të botës së pabesë. Një purifikim, një ngjitje pothuajse mistike drejt një bote të farkëtuar nga gjaku, nga urrejtja dhe nga vdekja.
Në këtë qëndrimi me të cilin stërviteshin dhe formoheshin SS-ët, përbuzja ndaj rrezikut dhe vdekjes i siguruar nëpërmjet një formacioni që i kuadronte në skema shumë të ngurta (pothuajse një shplarje truri) qysh të vegjël dhe shprehje dogmë që u nguliten aspiruesve të ri terroristë apo kamikazë kanë një thelb të përbashkët: vdekja është një mjet për të siguruar jetën e re. Veç kësaj, ashtu si atëhere, edhe sot ndodhemi përballë një Perëndim të privuar nga kurajoja morale për ta përballuar këtë kërcënim: jemi të trembur, dijmë vetëm të largojmë shikimin apo të kërkojmë të biem në ujdira. Më duket logjika e të shiturit tek armiku për t’u pushkatuar të fundit. Një pjesë e madhe e librit tim të fundit u kushtohet këtyre ngjashmërive.
antart-e-divizionit-hanxhar.gif
Si i gjykoni sulmet ndaj Papës pas diskutimit të Ratisbonës, si ato të ardhura nga bota islamike, ashtu dhe ato të së përditshmes “New York Times”?
Papa është cituar me dashje dhe në mënyrë përbuzëse jashtë nga konteksti i tij, është instrumentalizuar me art. Gjëja shqetësuese nuk është se një njeri inteligjent dhe i rëndësishëm si Papa keqkuptohet qëllimisht nga “sherrxhinjtë” islamikë për leksionin e tij në Ratisbonë, që pothuajse në mënyrë të sigurtë këta njerëz as nuk e kanë lexuar të gjithin, por fakti që është e përditshmja “New York Times” ajo që i rezervon kritikat më të egra dhe më të pabazuarat si nga pikëpamja historike, teologjike apo dhe historike. Nga ana tjetër, siç e thamë më parë, Perëndimi duket se po bën garë me vetëveten për të parë sesa më shpejt mund të bjerë në humnerë. Edhe në këtë rast një paralel historik del spontanisht. Në fillim të vitit 1933, pjesa më e madhe e opinionit publik gjerman (por edhe e atij europian) ishte e bindur se lëvizja e Hitlerit tashmë ishte në rënie, një gabim i bujshëm analize edhe pse i mbështetur nga ndonjë e dhënë politike, si përçarja politike e partisdë pas shumë zgjedhjeve të vitit 1932, refuzimi ndaj propozimit të Zëvendëskancelarit, përkufizimi i Gregor Strasser-it dhe tejkalimi nga ana e vendit e fazës më të keqe të krizës ekonomike. Mirë po duke shfletuar gazetat e Vitit të Ri 1933 perrceptohej në mënyrë të dukshme kjo gjendje shpirtërore sa e përhapur, aq edhe fallse. “Sulmi nazist ndaj shtetit demokratik pothuajse është zmbrapsur”, lexohej në editorialin e së përditshmes “Frankfurter Zeitung”, ndërsa editoriali i socialdemokratit Vorwنrts titullohej “Ngjitja dhe rënia e Hitlerit”. Një gazetar i “Berliner Tagesblatt” arriti deri aty sa të ironizonte duke reflektuar se çfarë do t’u tregonte nipërve e mbesave disa vjet më vonë: “Flitej kudo, në të gjithë botën… cili ishte emri i tij i pagëzimit? … Adalbert Hitler. Po pastaj? I zhdukur! “. Fatkeqësisht, nuk ndodhi kështu: nuk do të doja që një të nesërme edhe tek “New York Times” dikush duhet të bëjë mea culpa-n…
Doni të thoni se ekziston një ngjashmëri milenaristike në finalitetet e nazizmit e fondamentalizmit, një thirrje ndaj Apokalipsit si pikënisjeje për botën e re?
kamikaxe-1.gif Sigurisht, përputhshmëria e të dy qëllimeve është shqetësuese, e jashtëzakonshme. Të dy i urrejnë demokracitë liberale dhe institucionet moderne demokratike, sepse këto, sikur të ishin antitrupa, e parandalojnë botën totalitare për të cilën luftojnë. Bota perëndimore, pothuajse pa e ditur fare, po përballon sulmin e katërt të madh të këtij shekulli ndaj vlerave të saj themelore: fillimisht qe protofashizmi i militarizmit prusian, pastaj nazifashizmi, pastaj fashizmi i kuq i Bashkimit Sovjetik dhe sot islamofashistë t.
Mendoni se ky kërcënim, ky sulm i katërt, mund të zmbrapset nëpërmjet një impianti të ri kulturor apo opsioni ushtarak mbetet i vetmi realisht efikas?
president-nderi-ne-kvi-1951.thumbnail.gif (Myftiu palestinez nazist kryetar nderi i Konferences se Vendeve Islamike - Klikٍ dhe lexo anglisht)
Natyrisht, çdo kontribut nga ana e qytetërimit perëndimor është i domosdoshëm për ta zmbrapsur këtë sulm të katërt. Kultura dhe politika janë themelore, por mendoj se NATO është organizata më e mirë për ta vënë në krye të kësaj beteje. Po flas me ju, një italian, dhe nuk kam sesi të mos e përshëndes faktin që kontributi i vendit tuaj në Irak ka qenë i paçmueshëm, fisnik dhe i destinuar të qëndrojë ndër vite. Problemi (dhe kjo duhet lidhur me zgjedhjen e vendit tuaj për t’u tërhequr) është një tjetër: domethënë se kërcënimi më i madh ndaj qytetërimit tonë nuk vjen nga vetë islamistët, por nga ata persona që në Perëndim (dhe janë akoma shumë) nuk arrijnë të pranojnë shtrirjen e kërcënimit që duhet të përballojmë, le t’i quajmë kolona të pesta të pavullnetshme apo budallaçka. Akoma sot është kështu, megjithëse kanë kaluar mbi pesë vjet nga 11 shtatori. اfarë të thuash, se nënshtrimi ndaj atij që dëshiron të na shkatërrojë nuk ka përfunduar në vitet Tridhjetë?

Marre nga Rilindja Demokratike 07.11.2006: Speciale
Kryeredaktor Astrit Patozi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top