Radovan Karaxhic ekstradohet në Hagë

CoNNecT

Administrator
BEOGRAD- Ish udhëheqësi serb i Bosnjës, Radovan Karaxhic është transferuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Avioni me Karaxhic në bord u ul në aeroportin e Roterdamit në Holandë rreth orës 06.30 minuta. Më pas Karaxhic u transferua në burgun Sheveningen, 25 kilometra, larg Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ku do të gjykohet për masakrën më të përgjakshme në Europë pas luftës së dytë botërore,atë të Srebrenicës.

Rreth orës 03.45 minuta të mëngjesit së të mërkurës përmes një autokolone me agjentë dhe forca të sigurisë Radovan Karaxhic, me fytyrë të mbuluar, u lëviz nga ndërtesa e Gjykatës në Beograd ku mbahej që prej arrestimit të tij javën e kaluar drejt aeroportit të Beogradit në orët e para të mëngjesit.

Karaxhic do të gjykohet për akuzën e genocidit, krimeve të luftës kundër njerëzimit dhe rolin e tij udhëheqës në masakrën e Srebrenicës gjatë luftës së Bosnjes 1992- 1995, ku u vranë tetë mijë myslimanë, dhe në lidhje me rrethimin e kryeqytetit Sarajevë.

63 vjeçari, në arrati prej 13 vitesh, propovoi të sfidonte ligjshmërinë e ekstradimit të tij duke dërguar në minutën e fundit para skadimit të afatit, por deri të martën nuk kishte mbërritur në Hagë, duke e detyruar ministrin serb të Drejtësisë që të nxirrte urdhërin për ekstradim.

Ministri i Drejtësisë serbe konfirmoi se kishte autorizuar transferimin e Karaxhicit pë në GJykatën Ndërkombëtare të Hagës “ në bazë të ligjeve serbe dhe të bashkëpunimit me Hagën.

“Vendimi pasoi vendimin e gjykatës së Beogradit e cila konfirmoi se ishin plotësuar të gjitha kushtet për të lejuar ekstradimin e Karaxhicit” thuhet në deklaratën për shtyp të ministrit .

Lajmi se Karaxhic është dërguar me avion në Hagë erdhi disa orë pasi të paktën dhjetëmijë mbështetës të tij zhvilluan një tubim proteste në Beograd. Partia ultranacionaliste serbe, ajo Radikale e organizoi tubimin në Beograd.
Nënsekretari i Përgjithshëm i partisë Nebojsha Stefanovic, tha se tubimi nuk ishte vetëm për transferimin e zotit Karaxhic. "Tubimi është për Serbinë, madje diçka më shumë se vetëm për Radovan Karaxhicin. ثshtë një përpjekje për liri, demokraci, sepse ne besojmë se regjimi i Boris Tadicit është duke u përpjekur tani të shtypë çdo liri mendimi apo çdo opinion tjetër madje edhe në shërbimet publike, median publike," tha Stefanoviç.

Përleshjet shpërthyen mes policisë dhe disa qindra protestuesve gjatë fjalimeve të fundit në tubim. Disa vetë u plagosën kur policia që përdori gaz lotsjellës mbi protestuesit të armatosur me gurë dhe mjete djegëse.


©Balkanweb
 
le te bejne sa tubime te duan tani,le te perleshen me policine perdite.
radhen e ka mlladic,se urdhrin per vrasjet ne srebenica e dha karaxhici por vrasjet i beri mlladici.hajde ne te semes dhe keta qe mbeten.
le te varen apo te vrasin veten aty se vetem ajo ju ka mbetur.
 
Aman, ai eshte plakur dhe vitet e fundit i ka jetuar i lire pa e kuptuar njeri fare ! Sa inat me vjen per kete ! Vuajtja e tij do jet gjithsesi shume me e paket se atyre njerezve qe kane mbetur gjalle ne bosnie :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top