Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Radikalizohen shqiptarët e Malit të Zi?

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Një pjesë e shqiptarëve të Malit të Zi mund të mos dalin fare në zgjedhjet presidenciale malaziase të cilat janë paraparë të mbahen me 6 prill 2009. Këtë qëndrim radikal e ka dhënë Mehmet Bardhi kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ) partia e të cilit kësaj radhe nuk po e përkrah asnjë kandidat presidencial.

Jo rrallë herë vota e shqiptarëve ka qenë determinuese në krijimin e pushtetit pro-evropian në Mal të Zi. Duket se kësaj radhe në një pjesë të votave shqiptare nuk mund të llogaris askush madje as partia e Milo Gjukanoviqit e cila tradicionalisht e ka çimentuar pushtetin mu me votat shqiptare.

Megjithëkëtë Mehmet Bardhi u ka thënë anëtarëve dhe votuesve të LD në MZ që asesi të mos votojnë për “ata që i kanë mbështetur luftërat okupuese të Beogradit, gjenocidet dhe spastrimet etnike të shqiptarëve nga vatrat e tyre autoktone shekullore”.

"Nuk mundemi të mbështesim një kandidat i cili nuk e pranon ekzistimin e shqiptarëve, pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LD në MZ.-së e cila njiohet si partia e parë shqiptare në Mal të Zi.

Drejtuesit e LD në MZ shkojnë edhe më tej duke insistuar se nuk do i mbështesin as “ata të cilët e kanë instaluar qeverinë kukull komunale në Ulqin me qëlim të shitjes së pasurisë publike”. Kjo parti po ashtu u deklarua se nuk mund të votojë për një kandidat i cili asnjëherë nuk ka bërë hetim mbi torturën e bërë ndaj të akuzuarve në rastin gjyqësor “Flutrurimi i Shqiponjës”.

"Lidhja Demokratike nuk mund të mbështesë ata të cilët vendet kulturore shqiptare ia japin Kishës ortodokse serbe”, thuhet në komunikatën e LD në MZ. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back