Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rabinët:Lufta në Gaza- mision fetar

Një ushtar i përfshirë në ofensivën Izraelite ndaj Gazës e cila la përmbi 1400 Palestinezë të vrarë tha në një raport të publikuar të premten se Rabinët nga stafi ushtarak shpërndanin materiale të cilat e karakterizonin operacionin si mision fetar "për të



Në ditën e dytë të publikimeve të raporteve të ushtarëve Izraelit të cilët kritikonin sjelljet e forcave Izraelite në Gaza, gazeta ditore Maariv publikoi një intervistë me një komandant që identifikohej me emrin Rahm.

E përditshmja citon komandantin të ketë thënë se operacioni i Gazës që nga fillimi kishte "ndjenjën e pothuajse një misioni fetar."

Gjersa Rabinët nga radhët e ushtarëve ofronin shërbime rutinore duke shpërndarë libra fetare dhe lutje para fillimit të luftës-disa prej këtyre materialeve morën drejtimin politik thotë ai.

"Ata sollën shumë revista dhe artikuj me një mesazh shumë të qartë:"Ne jemi hebrenj, mrekullia na solli në tokën e Izraelit, Zoti na ktheu në këtë vend, dhe tani ne duhet të përpiqemi të largojmë joçifutët të cilët na pengojnë për të pushtuar tokën e shenjtë. Gjatë tërë këtij operacioni shumë prej ushtarëve kishin ndjenjën e luftës fetare," tha ai.
"Si komandant u mundova tua shpjegojë se kjo luftë nuk është luftë e shenjtë për emrin e Zotit, duke përfshirë këtu rënien martirë, por luftë për ndaljen e raketave."

Publikimi i raporteve të ushtarëve ka ngritur një sërë çështjesh që organizatat palestineze të të drejtave të njeriut dhe grupe tjera kishin ngritur qysh në fillim të operacionit në Gaza.

Të enjten, shefi i IDF (forcave mbrojtëse të Izraelit) hapi një hetim pas publikimit të raporteve në të cilat ushtarët flisnin për vrasjen e civilëve dhe shkatërrimit të pronave.

Materiali në fjalë i publikuar nga një organizatë Izraelite e të drejtave të njeriut tregon për inkurajimet e bëra ndaj ushtarëve që të jenë të ashpër për armiqtë e tyre dhe gjithashtu tregonte për ndalesën biblike për të dorëzuar territoret Izraelite jo-çifutëve.


washingtonpost.com
 
Titulli: Rabinët:Lufta në Gaza- mision fetar

Se kuptoj si mund ta quajne nje "mision fetar" kur vetem kane masakruar njerez , femije , gra e te moshuar !!!
Pffffff cfare idiotesie me duken personat e tille , te cfare feje qofshin qe mendojne se i bejne luftrat per hir te Zotit .
Ku eshte e shkruar : qofte ne bibel apo kuran apo te tjera qe Zoti te thote shko masakro ti per mua dhe per token e shenjte !!!!
Keta jane bere si ajo nena qe sakrifikoi dhe e vrau vajzen ne emer te Zotit , se ashtu ia thoshte mendja .

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back