R.I.P. Marco Simoncelli

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Tragjedi në اmimin e Madh të Malajzisë. Marko Simonçeli ka humbur jetë në xhiron e dytë të garës, pasi është goditur nga Eduards dhe Rosi, ndërkohë që ishte rrëzuar vetë më parë. Piloti Italian, kampion bote në vitin 2008 në kategorinë 250cc, ishte vetëm 24 vjeç. Simonçeli ka rrëshqitur në daljen e kthesës, duke qëndruar në motor i bllokuar dhe duke u spostuar në mënyrë të pakuptueshme në qendër të pistës. Më pas, aty, ai u godit nga Yamaha e Eduardsit dhe nga Ducati i Valentino Rosit.

Piloti amerikan dhe Simonçeli, të dy u rrëzuan, ndërsa Rosi vazhdoi jashtë piste, por pa u rrëzuar. Pasojat më të rënda i pati Marko, i cili nga impakti i fortë ka humbur edhe skafandrën, ndërkohë që qëndroi i pa lëvizur në pistë. Një skenë rrënqethëse. Menjëherë vjen ndihma e shpejtë, ndërsa gara u pezullua. Por pavarësisht pranisë së mjekëve dhe ndihmës së shpejtë të tyre, ishte e pamundur të bëhej ndonjë gjë.

Drama Simonçeli menjëherë u dërgua në qendrën mjekësore të pistës, ku mjekët thonë se kishte mbërritur me një arrest kardiak dhe nuk mund të bëhej më asgjë. Babai i Marko Simonçelit, Paolo, i ka kërkuar mjekëve që organet e të birit të dhurohen, por sipas doktorëve, një gjë e tillë ishte e pamundur, pasi ai kishte mbërritur me një arrest kardiak.

1 minutë heshtje I gjithë sporti në Itali “qan” për ndarjen nga jeta të Marko Simonçelit. Presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Petruci, ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje në të gjitha fushat e lojës.

Analiza e aksidentit Përgjegjësi i mjekëve të garës, doktor Klaudio Makiangodena ka deklaruar: “Jam vërtet i tronditur dhe i trishtuar që më duhet të flas për vdekjen e Marko Simonçelit, një miku tim. Ka mbetur pa ndjenja në një askident të rëndë gjatë garës, ku është përplasur dhe nga pilotë të tjerë. Pas kontrolleve të para vihet re një traumë në kokë, në qafë dhe në toraks.

Kur ka mbërritur stafi mjekësor ai ka qenë pa ndjenja. Në ambulancë është bërë tentativë për t’i rikthyer zemrën në punë, por në momentin e mbërritur në qendrën mjekësore, falë ndihmës së mjekëve lokalë dhe të klinikës së lëvizshme, është tentuar të hiqej një pjesë e gjakut, që gjendej në toraks. Për 45 minuta është tentuar rikthimi i zemrës në punë.

Për fat të keq, pas kësaj na u desh të lajmëronim për vdekjen e tij.” Më pas, Pol Batler, pjesëtar i ekipit drejtues të garës, i është përgjigjur pyetjes rreth heqjes së skafandrës gjatë aksidentit. “Nëse do të arrij të gjej një përgjigje do ta them në një moment tjetër. Pasojat e këtij aksidenti do të hetohen dhe kontrollohen deri në detaje.”



Kush ishte “I madhi Sik!

Marko Simonçeli kishte lindur 24 vite më parë në Katolika, por jetonte në Koriano dhe kishte filluar të garonte që fëmijë. Në fillimet e tij në motorët e vegjël, rivalin më të fortë kishte dike, që më pas do ta kishte dhe në kategorinë MotoGP, Andrea Doviciozon. Marko Simonceli në vitin 2002 u shpall kampion Europe për kategorinë 125cc, për të kaluar në kampionatin botëror, ku filloi të garonte si pjesë e skuadrës Aprilia në Brno.

Fitorja e parë ishte në vitin 2004 në Spanjë, më pas kaloi në kategorinë 250cc në vitin 2006 me Gilerën. Tre sezone dhe në vitin 2008 u shpall kampion bote me 6 fitore, sukses që i dha shansin më pas për të kaluar në kategorinë Moto GP në vitin 2010, ku menjëherë bie në sy për shpejtësinë që tregonte në pistë.

Ishte një diplomat në menaxhimin e marrëdhënieve me publikun, ishte i hapur, i qeshur, i drejtpërdrejtë dhe i një disponueshëm me të gjithë. Marko la babain e tij, Paolon, i cili e ndiqte në çdo pistë dhe e ndoqi në çdo hap të karrierës, nënën e tij Rozelën, motrën Martina dhe të fejuarën Kejt, të cilëve u krijoi një boshllëk të madh.

Jo vetëm për atë që mund të jepte në pistë, por për të gjithë motoçiklizmin dhe sportin italian. Një personazh interesant, pasardhës i Rosit, të cilin e kishte mik. Si talent dhe shpejtësi ishin të njëjtë. Ishte një person, që nuk u shpreh asnjëherë banal, një njeri i vërtetëm, një djalosh, që do të na lërë të gjithëve në errësirë, pa fjalë…



Mungon ngushëllimi publik i Rosit, që përlotet në bokse

Mes ngushëllimeve të familjes për ndarjen nga jeta të Marko Simonçelit, mungon një reagim i tij, i Valentino Rosit. Edhe pse në fillim janë publikuar disa fjalë, si të thëna nga Valentino, ato janë përgënjeshtruar menjëherë nga Davide Brivio. “Duket se qarkullon në për internet një letër, që Valentino e shkroi për Simonçelin, por është false. Valentino nuk ka shkruar asgjë deri më tani. Të gjithë pyesin se si është Valentino, por do t’iu a themi më vonë, nëse ai do të dëshirojë. Por mund ta imagjinoni gjithsesi…”



Të gjithë qajnë për Markon

Horge Lorenco: “O Zot, nuk kam çfarë të them në një ditë të tillë, do të na mungojë. Le të prehet në paqe Marko.”

Kejzi Stoner: “U ndjeva shumë keq brenda vetes, kur pashë ato pamje. Kur sheh që skafandra del nga koka, do të thotë se ka diçka të rëndë. Jam i shokuar dhe i tronditur për atë që i ndodhi Markos. Kur ndodhin këto gjëra, të kujtohet edhe një herë se sa vlen jeta. Me mëndje jam pranë familjes së tij dhe shpresoj të qëndrojnë të bashkuar për ta kaluar këtë tragjedi.”

Daniel Pedroza: “Nuk ka shumë për të thënë përpara një tragjedie si kjo. Dua të ngushëlloj familjen dhe njerëzit e tij të afërt. Takova babain e tij dhe vetëm e përqafova, në këto momente nuk vlen gjë tjetër. Ishte një aksident tragjik, që na shokoi të gjithëve. Sigurisht ne bëjmë atë që duam më të shumën, por në situata të tilla asgjë nuk ka vlerë.”

Andria Doviciozo: “Përballë një situate të tillë fjalët nuk kanë vlerë. Mendoj për familjen e Markos dhe njerëzve të tij të afërt, në veçanti nënën dhe babain. Të gjithë në garë mundohemi të ecim sa më shpejtë dhe të japim maksimumin, por tragjedinë e kemi shumë pranë. Jam i shokuar nga humbja e Markos, më duket e pabesueshme.”

Maks Biaxhi: “Jemi të gjithë të tronditur për këtë humbje të madhe, jo vetëm për botën e sportit. Nuk kam fjalë për të thënë në këto momente, preferoj heshtjen. Jam pranë familjes së tij dhe dua ta përshëndes edhe një herë Markon.”

Marko Melandri: “Udhëtim të mbarë Marko”, fjalët nuk do ta shpjegojnë asnjëherë dhimbjen.”

Xhakomo Agostini: “Eshtë e vështirë të flasësh për momente të tilla. Nuk gjen fjalët, brenda vetes mendon që një djalosh humb jetën nga sporti që donte aq shumë. Nga ajo sa pashë faji ishte i gomave, por nuk duhet të harrojmë se janë pilotët që i zgjedhin vetë. Dikur nuk ishte kështu, gomat ishin më rezistente dhe motori më i kontrollueshëm. I duhet vënë frerë këtyre zhvillimeve.”

Xhovanoti: “Lamtumirë Marko, kampion i madh! Një njeri i mrekullueshëm, i mbushur me energji, entuziazëm, talent e pasion. Lamtumirë Marko, një përqafim familjarëve.”

Heshtje, Milan e Inter: “اdo sportist kuqezi dhe pjestar i shoqërisë AC Milan ngushëllojnë familjen e Markos, tifozit të madh kuqezi.” “Presidenti Masimo Morati dhe skuadra e Interit, i bashkohen dhimbjes së botës së sportit italian, për humbjen e jetës së Marko Simonçelit. Në kujtim të një të riu të apasionuar, Interi ngushëllon familjen dhe miqt e Marko Simonçelit.

Xhankarlo Fizikela: “Një ditë e hidhur për sportin, për Italinë dhe për të gjithë. Ishte një djalosh i mrekullueshëm, simpatik ndaj të gjithëve, një pilot që do të na qëndrojë gjatë në zemër.”

Alberto Xhilardino: “I bashkohem dhimbjes së botës së sportit për humbjen tragjike të Marko Simonçelit, dua të ngushëllojë familjen e tij dhe miqtë. Lamtumirë Marko.”

Skuadra Ducati: “Ducati, si skuadër dhe piloted, i bashkohen dhimjes që sot ka prekur të gjithë Moto GP, i bashkohen familjes së tij dhe miqve. Do ta kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen e Markos dhe disponibilitetin. Ishte një nga ne.”

Stefano Domenikali dhe Ferrari: “Në këto momente të vështira gjejmë fjalët ngushëlluese për humbjen e një djaloshi të mrekullueshëm, si Marko. Episode si ky dhe ai i Dan Ueldonit, na rikujtojnë edhe një herë se sa të ekspozuar ndaj rrezikut janë këta pilotë. Mbështesim dhe e mundohemi të qëndrojmë pranë familjes së tij, si pjestarët e Ferrarit, ashtu edhe punonjësit në autodromin e Muxhelos.”

RIP Mario simoncelli

Marco Simoncelli - Deadly crash Malaysia 2011 - YouTube :(:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top