Pas zjarreve që shkaktuan miliona dollarë dëme, Australia dalëngadalë është duke hyrë në stinën e reshjeve, uraganëve dhe stuhive të shumta që godasin brigjet e këtij vendi.
E pikërisht në këtë periudhë, dallgët përplasen më fort në breg. Përplasjet shkaktojnë shkumën e detit. Fenomeni nuk është i rrallë, por e rrallë është të shohësh rrugët e qytetit të mbuluara nga shkuma e detit, sikur të kishte rënë dëborë.
Këtë ndjesi kishin qytetarët e Mooaba-s, një qytezë e vogël në Queensland të Australisë. Ata u ngritën të hënën dhe panë rrugët të mbushura me shkumë deti. Autoritetet ndërprenë qarkullimin në disa rrugë, ndërsa qytetarët nxituan të dokumentojnë me foto dhe filmime fenomenin e rrallë./beratilive