Qyteti italian ku “ndalohet të vdesësh”

Arfenilla

Themelues i Forumit
Banorët janë në largim të vazhdueshëm dhe mes atyre pak që kanë ngelur, gjashtë nga dhjetë janë mbi moshën 60 vjeçare. Bëhet fjalë për Sellia, komunën e vogël në Calabri të Italisë, e cila rrezikon të boshatiset
Për të shmangur zhdukjen e këtij vendi, kryebashkiaku i ka “urdhëruar” banorët që të mos vdesin. Qytetari i parë ka firmosur një urdhër të vërtetë ku “ndalohet të vdesësh”, duke i ftuar gjithë banorët që të bëjnë kujdes ndaj shëndetit të tyre. Ky urdhër mban numrin 11 dhe është firmosur më 5 gusht2015 nga kryebashkiaku Davide Zicchinella, mjek pediatër.
sellia.JPG

Sallia nuk është e vetmja komunë kalabreze në rrezik zhdukjeje, pasi janë një sërë zonash në rajon në rrezik mbijetese. Urdhri parashikon kujdes maksimal për shëndetin, duke i ftuar banorët që të qëndrojnë në formë.

“Përgjigjja e qytetarëve ndaj këtij urdhri ishte mjaft inkurajuese, rreth 100 persona u janë nënshtruar kontrolleve shëndetësore, duke përkrahur nismën tonë”, thotë Zicchinella./NOA
 
Titulli: Qyteti italian ku “ndalohet të vdesësh”

Hahahahahahahahaha
 
Titulli: Qyteti italian ku “ndalohet të vdesësh”

E menduar shum shum mir!vdekja eshte e pa shmangshme.... por per shendet te mir. Them se e kan ber ket lajme,per ata banor.....bravo
 
Titulli: Qyteti italian ku “ndalohet të vdesësh”

ahahahaha,po pse kshu?!
APo do kete ndodhe efekti i plakjes se popullsis.
Ose ndoshta emigrimi brenda vendit,ikja e banorve te fshatrave.
 
Back
Top