Vvetoni
Antarë i Respektuar
Për të arritur këtu
Nga Kosova
Mund të arrini në Prizren nga secili qytet kryesor i Kosovës më së shumti për 2 orë e gjysmë.
Nga Prishtina autobusët qarkullojnë cdo 30 minuta prej orës 7.00 deri në ora 18.00 dhe anasjelltas. (bileta 3-4 euro një drejtim)
Nga qytetet tjera Gjakovë, Pejë autobusët për në Prizren qarkullojnë cdo 40 apo 60 minuta deri në ora 17.00. (cmimi nga Gjakova 2 euro një drejtim nga Peja 3-4 euro)
Nga Ferizaji duhet të udhëtohet për në Shtime nga ku mund të hypet në autobusat që qarkullojnë Prishtinë-Prizren. (cmimi 4-5 euro një drejtim)
Nga Mitrovica duhet të udhëtoni në Prishtinë dhe pastaj në Prizren. (cmimi 5-6 euro një drejtim)
Mysafirët jashtë Kosovës
Nga aeroporti i Prishtinës mund të merrni një taksi deri në stacionin e autobusëve të Prishtinës (15-20 euro). Nga Prishtina autobusët qarkullojnë cdo 30 minuta prej orës 7.00 deri në ora 18.00 dhe anasjelltas. (bileta 3-4 euro një drejtim)
Nga aeroporti i Shkupit mund të merrni një taksi deri në stacionin e autobusëve të Shkupit (10-15 euro). Nga Shkupi mund të hypni në cdo autobus që qarkullon në drejtim të Kosovës dhe secili autobus kalon nga Ferizaji (shih më lart udhëtimin nga Ferizaji).
Akomodimi
Janë diku rreth 15 hotele në Prizren të shpërndarë në pjesë të ndryshme të qytetit. Edhe pse mund të kenë 3-4 yje shumica e tyre në përjashtim të Hotel Residence dhe Hotel OK janë ekuivalent për hotel me 2 yje. Akomodimi kushton prej 10 deri në 70 euro varësisht nga hoteli.
Sheshi i Shatërvanit – është vendi ku gjinden shumica e restoraneve dhe lokaleve të tjera.
[Kalaja – daton nga periudha Romake. Ju mund të ecni në kalanë e qytetit për 15 minuta nga qendra e qytetit. Kalaja ju ofron një pamje të mrekullueshme të qytetit.
Pamje interesante e Kalasë, ajo ka formë zemre
Hamami i Prizrenit është monument i periudhës së hershme Otomane, i cili në veti kombinon traditat lokale. është e ndërtuar në zemër të qytetit më 1563 nga Gazi Mehmet Pasha, paralel me xhaminë të ndërtuar pranë saj. Hamami përbëhet prej 2 kubeve të mëdhaja dhe 9 kubeve të vogla dhe është e ndarë në pjesën për mashkuj dhe femra. Si njëri prej hamameve më të ruajtura në Evropën Juglindore, ai i gërsheton në veti vlera arkitekturale, historike, kulturore dhe sociale. E integruar për shekuj në jetën e qytetarëve, ai u shëndrua në simbol të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Prizrenit dhe regjionit.
Ndërtesa ka funkcionuar si hamam deri më 1944. Më tej është përdorur për prodhimin e djathit, si depo dhe më vonë hyrja është përdorur për ngjarje kulturore. Në mbrojtje të shtetit prej 1954, hamami është riparuar dhe mirëmbajtur deri më 1981, prej kur është lënë në mëshirë të kohës. Pas intervenimit të NATO-s në Kosovë më 1999, janë ndërmarë disa akcione të kufizuara në mbrojten e monumentit.
Kisha Katolike – Gjindet në maje të rrugës së Shatërvanit.
Xhamia e Bajralkisë – e ndërtuar në shekullin e 14 nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, gjindet në rrugicën e majtë përballë Hamait. Xhamia e Bajraklisë daton nga 1556 dhe ndoshta është një nga xhamitë më të bukura në Prizren me ornamente nga druri i punuar dhe të detajizuar më piktura bardhë e kaltër.
Xhamia e Sofi Sinan Pashës – Xhamia e Sinan Pashës është një nga monumentet më të rëndësishme nga okupimi ottoman në këto territore. Sipas mbishkrimeve në brendi të xhamisë, Sofi Sinan Pasha e ndërtoi xhaminë për qytetarët e tij, në vitin e hixhrit 1024 (1615). Xhamia është ndërtuar me mure me trashësi prej 2 metrave dhe përmban më shumë se 50 dritare dhe minarja e saj është më e larta në qytet. Xhamia është shumë e pasur me ornamente me shumë ngjyra dhe forma. Brendia e xhamisë është e dekoruar me arabeska dhe dekorime tjera të florës dhe faunës me stilin barok. Janë dy shtresa të pikturave në brendi, një shtresë që daton nga periudha kur është ndërtuar xhamia shekulli 17 dhe e dyta nga shekulli 19. Xhamia gjithashtu ka pasur një madras dhe një library me shumë libra me përmbajtje të ndryshme.
Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit – një kompleks i vjetër ku organizata politike shqiptare është themeluar më 10 qershor 1878 në Prizren. Lidhja Shqiptare e Prizrenit zyrtarisht fillon me tubimin e 300 përfaqëseve të të gjitha krahinave shqiptare. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës. Lidhja ishte përpjeka e a parë e madhe për të krijuar një regjion të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.
Marashi – mund ta gjeni nëse e përcjellni anën e djathtë të lumit. Ky është vendi ideal për vrapim sepse do të magjepseni me natyrën. Ku ju dërgon ky shteg është befasi vetëm përjellni shtegun e bardhë.
Mirsenavini, kalofshit mirë në qytetin e Lidhjes.
Last edited by a moderator: