Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Vvetoni

Antarë i Respektuar
280px-Prizreni_02.jpg

Për të arritur këtu
Nga Kosova

Mund të arrini në Prizren nga secili qytet kryesor i Kosovës më së shumti për 2 orë e gjysmë.
Nga Prishtina autobusët qarkullojnë cdo 30 minuta prej orës 7.00 deri në ora 18.00 dhe anasjelltas. (bileta 3-4 euro një drejtim)

Nga qytetet tjera Gjakovë, Pejë autobusët për në Prizren qarkullojnë cdo 40 apo 60 minuta deri në ora 17.00. (cmimi nga Gjakova 2 euro një drejtim nga Peja 3-4 euro)

Nga Ferizaji duhet të udhëtohet për në Shtime nga ku mund të hypet në autobusat që qarkullojnë Prishtinë-Prizren. (cmimi 4-5 euro një drejtim)

Nga Mitrovica duhet të udhëtoni në Prishtinë dhe pastaj në Prizren. (cmimi 5-6 euro një drejtim)

Mysafirët jashtë Kosovës

Nga aeroporti i Prishtinës mund të merrni një taksi deri në stacionin e autobusëve të Prishtinës (15-20 euro). Nga Prishtina autobusët qarkullojnë cdo 30 minuta prej orës 7.00 deri në ora 18.00 dhe anasjelltas. (bileta 3-4 euro një drejtim)

Nga aeroporti i Shkupit mund të merrni një taksi deri në stacionin e autobusëve të Shkupit (10-15 euro). Nga Shkupi mund të hypni në cdo autobus që qarkullon në drejtim të Kosovës dhe secili autobus kalon nga Ferizaji (shih më lart udhëtimin nga Ferizaji).



Akomodimi

Janë diku rreth 15 hotele në Prizren të shpërndarë në pjesë të ndryshme të qytetit. Edhe pse mund të kenë 3-4 yje shumica e tyre në përjashtim të Hotel Residence dhe Hotel OK janë ekuivalent për hotel me 2 yje. Akomodimi kushton prej 10 deri në 70 euro varësisht nga hoteli.



Sheshi i Shatërvanit – është vendi ku gjinden shumica e restoraneve dhe lokaleve të tjera.

CD4-030.jpg

2003_08_12_prizreni_04.jpg



[Kalaja – daton nga periudha Romake. Ju mund të ecni në kalanë e qytetit për 15 minuta nga qendra e qytetit. Kalaja ju ofron një pamje të mrekullueshme të qytetit.

Pamje interesante e Kalasë, ajo ka formë zemre
KALAJA.JPG




Hamami i Prizrenit është monument i periudhës së hershme Otomane, i cili në veti kombinon traditat lokale. është e ndërtuar në zemër të qytetit më 1563 nga Gazi Mehmet Pasha, paralel me xhaminë të ndërtuar pranë saj. Hamami përbëhet prej 2 kubeve të mëdhaja dhe 9 kubeve të vogla dhe është e ndarë në pjesën për mashkuj dhe femra. Si njëri prej hamameve më të ruajtura në Evropën Juglindore, ai i gërsheton në veti vlera arkitekturale, historike, kulturore dhe sociale. E integruar për shekuj në jetën e qytetarëve, ai u shëndrua në simbol të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Prizrenit dhe regjionit.
Ndërtesa ka funkcionuar si hamam deri më 1944. Më tej është përdorur për prodhimin e djathit, si depo dhe më vonë hyrja është përdorur për ngjarje kulturore. Në mbrojtje të shtetit prej 1954, hamami është riparuar dhe mirëmbajtur deri më 1981, prej kur është lënë në mëshirë të kohës. Pas intervenimit të NATO-s në Kosovë më 1999, janë ndërmarë disa akcione të kufizuara në mbrojten e monumentit.
20519980.jpg


Kisha Katolike – Gjindet në maje të rrugës së Shatërvanit.

Xhamia e Bajralkisë – e ndërtuar në shekullin e 14 nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, gjindet në rrugicën e majtë përballë Hamait. Xhamia e Bajraklisë daton nga 1556 dhe ndoshta është një nga xhamitë më të bukura në Prizren me ornamente nga druri i punuar dhe të detajizuar më piktura bardhë e kaltër.

Xhamia e Sofi Sinan Pashës – Xhamia e Sinan Pashës është një nga monumentet më të rëndësishme nga okupimi ottoman në këto territore. Sipas mbishkrimeve në brendi të xhamisë, Sofi Sinan Pasha e ndërtoi xhaminë për qytetarët e tij, në vitin e hixhrit 1024 (1615). Xhamia është ndërtuar me mure me trashësi prej 2 metrave dhe përmban më shumë se 50 dritare dhe minarja e saj është më e larta në qytet. Xhamia është shumë e pasur me ornamente me shumë ngjyra dhe forma. Brendia e xhamisë është e dekoruar me arabeska dhe dekorime tjera të florës dhe faunës me stilin barok. Janë dy shtresa të pikturave në brendi, një shtresë që daton nga periudha kur është ndërtuar xhamia shekulli 17 dhe e dyta nga shekulli 19. Xhamia gjithashtu ka pasur një madras dhe një library me shumë libra me përmbajtje të ndryshme.

Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit – një kompleks i vjetër ku organizata politike shqiptare është themeluar më 10 qershor 1878 në Prizren. Lidhja Shqiptare e Prizrenit zyrtarisht fillon me tubimin e 300 përfaqëseve të të gjitha krahinave shqiptare. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës. Lidhja ishte përpjeka e a parë e madhe për të krijuar një regjion të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.
02.JPG


Marashi – mund ta gjeni nëse e përcjellni anën e djathtë të lumit. Ky është vendi ideal për vrapim sepse do të magjepseni me natyrën. Ku ju dërgon ky shteg është befasi vetëm përjellni shtegun e bardhë.

65290862kg9.jpg


lisi.jpg




Mirsenavini, kalofshit mirë në qytetin e Lidhjes.​
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Prizreni, pjesa e vjeter e tij, duhet gjithsesi te shenderrohet ne nje qytet i ruajtur perndryshe po shkon drejt degradimit te tij. Shumellojshmeria e tije e bene shume te kendshem per vizitoret por them se duhet te tregohemi shume te kujdesshem. Deri me tani nje mori e obhjekteve me shume vlere vetem se jan zhdukur. Kalaja do nje resaturim emergjent nese duam te kemi kala. Me ka marre malli per freskun qe jep muzgu i mbremjes ne Prizren:)
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Po shtepin ku u be Lidhja shqiptare e Prizrenit a mund ta vizitojme ? A ekziston , nese po , Ku ?
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Po shtepin ku u be Lidhja shqiptare e Prizrenit a mund ta vizitojme ? A ekziston , nese po , Ku ?

Shtepia ku u be Lidhja e Prizrenit, eshte ajo fotoja e 6-te nga larte (ke shkrimi me poshte). Ajo gjate luftes ishte djegur plotesishte por fatmirisisht pesoi nje restaurim te plote dhe tani eshte nje kopje identike e saj. Ajo eshte e lejuar per vizitor dhe gjendet ne qendren e Prizrenit aty ke urat pak me larte. Eshte prane saj nje shetitore e kendshme, lumi prane aty dhe rreze lumit matan shtrihet kodrina ku ne maje te saj gjendet Kalaja e Prizrenit. Lidhja-e-Prizrenit.jpg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Flm kitrra ! Paska qene siper por se vura re .
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

kam qene disa here ...por ka rruget shume te ngushta....... ;)
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Cdo qytet i vjeter, sidomos pjeset e vjetra te tyre, kane rruge te ngushta, madje keto jane karakteristike e tyre dhe i bejne me te kendshme. :gjujpeshk:
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Me shume nostalgji e kujtoj cdohere une kete qytet...Struga dhe Prizreni jane dy qytetet qe me falin ngrohtesine shpirterore..Cfar ndjesie te kendshme te japin ato rruget me kallderma...Lumbardhi edhe pse thuajse i shterur keto vitet e fundit perseri i jep nje freski qytetit...Une per vete kam vizituar edhe Kalane, edhe Lidhjen e Prizrenit e kete vitin e fundit qe isha, edhe Hamamin...Ndersa Marashi eshte bukuri ne vete....

Pritem Prizren se erdha nga mesi i Korrikut :D
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

*deliza*

Mirë se vjen, Kalanë sivjet do e shikosh të rinovuar, sepse disa punë kan perfunduar e disa priten të perfundojnë.

Mirë se vjen:dong:
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

*deliza*

Mirë se vjen, Kalanë sivjet do e shikosh të rinovuar, sepse disa punë kan perfunduar e disa priten të perfundojnë.

Mirë se vjen:dong:

Mire kane be nese e kan rinovu...ishte nje cik malltretim deri sa ngjiteshe po pastaj haroheshte lodhja..Nga aty Prizrenin e shihje si ne pellembe :)

Aty do me kesh Veton :D...( kismet :D )
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Shum qytet i mir o.Qyteti ma i mir n'Kosov osht.:kercim::kercim::)
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Prizrenin , Gjakoven , Pejen , Plaven dhe Gucin do ti vizitoj sivjet patjeter .
Ne Gjakova kam qene nja dy here kalimthi , dhe ne Plav e Guci gjithashtu kalimthi , kusse prizrenin e Pejen nuk i kam shkel kurr.

Po Peja si eshte?
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

peja nuk eshte ndonje gjo e vecante...mbizoteron fshataresia........
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Po Peja si eshte?

Edhe Peja eshte shume e bukur me femra te bukura dhe te gjata. Mua me pelqen te shkoje ne Plave e Guci. Por, mos te harrojme se shume qytete ne Kosove jane prishur nga ndertimet vend e pavende. Ne Peje munde te gjenden edhe kulla te vjetra shqiptare. Hartino kur te dalesh nga Prizreni edhe munde te pime nga nje kafe. :gjujpeshk:
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

sidoqofte....nuk krahasohet Peja me Prishtinen,Prizrenin dhe Gjakoven..... ;)
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

peja nuk eshte ndonje gjo e vecante...mbizoteron fshataresia........

Per mua qenka e lezetshme se dhe une fshatar jam .

---------- Post added at 18:11 ---------- Previous post was at 18:09 ----------

Edhe Peja eshte shume e bukur me femra te bukura dhe te gjata. Mua me pelqen te shkoje ne Plave e Guci. Por, mos te harrojme se shume qytete ne Kosove jane prishur nga ndertimet vend e pavende. Ne Peje munde te gjenden edhe kulla te vjetra shqiptare. Hartino kur te dalesh nga Prizreni edhe munde te pime nga nje kafe. :gjujpeshk:

Kenaqesi do ishte Kitrra dhe shpresoj te realizohet . E ke larg Prizrenin ti se ne Prishtin sbesoj te kaloj kete radhe .
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

un kojtoja se po ikje per turizem kulturor ti......
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!


Kenaqesi do ishte Kitrra dhe shpresoj te realizohet . E ke larg Prizrenin ti se ne Prishtin sbesoj te kaloj kete radhe .

Aty ku jetoje une Prizrenin e kam afer 15 kilometra. :gjujpeshk:
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

ahahhaah kitrra....un nuk te dija nga prizreni ty ?
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

un kojtoja se po ikje per turizem kulturor ti......

hahahaha , pse mo si kujton ti qe ne fshataret nuk bejme turizem kulturor ee!
Ne thjesht kemi kaluar me shume kohe ne fshat .
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Une e kam vizituar, Ne se me jepet mundesua e vizitoi perseri
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

e more prizren nuk te kam vizituar por historin ta kam lezuar

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Prishtina ka lezet, te tjerat jane imtesira :p

Ejani ne Prishtine
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

PRISHTINA eshte shume e bukur....kam qene shum here sepse kam shum kusherinj ne pristine.....;)
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Prishtina ka lezet, te tjerat jane imtesira :p

Ejani ne Prishtine



ketu ne shqiptaret tregojm nj pjekurin jo diturin jo dashurin ndaj atdheut por cka duhet prishtina 20 histori prizreni me shekuj e shekuj eshte i njohur ne mbar evropen ti thua prishtina ka lezet ndoshta po por per rrugacet dhe budallet njeri i diur e viziton keto vende ta knaq shpirtin me aritekturen impozante
 
Pe: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

kam ndegjuar qe eshte shume i bukur prizreni
 
Titulli: Qyteti i Prizrenit, vend që duhët vizituar!

Prizreni vend i shtrire ne jug Kosoves eshte njeri nga qytetet me te bukura qe ka Kosova. Ka lumin qe kalon ne mes te qyteti dhe me ajrin e paster te asaj pjese. Atje nuk te mundojne gazrat e liruar te automobilave dhe tymi i tymtareve te ndonje fabrike. Eshte thjeshte vend i kultures, artit dhe i historise shqiptare. Vizitojeni, vizitojeni, vizitojeni.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top