Qyteti Hadrianopolis del mbi tokë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
10884742.jpg
Ka filluar misioni i katërt arkeologjik i specialistëve italianë në Hadrianopolis, rreth 7 km në juglindje të qytetit të Gjirokastrës. Prej disa ditësh kërkimet arkeologjike janë përqendruar në zonën antike të Hadrianopolisit, si dhe në Luginën e Drinos prej ekipit të Universitetit të Maceratës në Itali drejtuar nga prof. Roberto Perna. Eksplorimi i zonës pritet të zgjasë gati një muaj. Në kërkime marrin pjesë përveç arkeologëve italianë e shqiptarë edhe studentët e Universitetit të Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe nga Universiteti i Gjirokastrës. Sipas specialistit italian Perna, objektivi kryesor pas rikonjicioneve të territorit të realizuara dy muaj më parë, do të jetë thellimi i gërmimeve në qytetin romak, duke sjellë në dritë struktura të ndryshme monumentale. Për këtë shkak do të thellohen kërkimet në brendësi të një ndërtese të madhe publike, e zbuluar vitet e kaluara me qëllim për të sqaruar planimetrinë si dhe funksionet-pohon specialisti shqiptar i arkeologjisë Dhimitër اondi. Ky i fundit shprehet se gjatë kësaj periudhe do të kërkohet në zona publike mes objektit të lartpërmendur dhe teatrit antik. Në këtë zonë prej gërmimeve të vitit 2008 është individualizuar prezenca e një ndërtese tjetër të madhe edhe kjo e karakterit monumental, që është vendosur në një periudhë më të vonshme në një zonë deri në atë kohë e lirë. Në të njëjtën kohë në laboratorët e ngritura në ambientet e Qendrës së Misionit Arkeologjik në Gjirokastër, materialet arkeologjike të dala nga gërmimet, do të katalogohen dhe studiohen me qëllim ekspozimin e tyre në të ardhmen në Muzeut Arkeologjik të Luginës së Drinos. Kërkimet janë pjesë e projektit "Archadrin" dhe për specialistin italian Roberto Perna, objektivi i projektit është ai i kontributit të qëndrueshëm të territorit të Gjirokastrës nëpërmjet njohjes, mbrojtjes dhe vlerësimit turistik të pasurisë kulturore dhe arkeologjike të qytetit romak të Hadrianopolit në Luginën e Drinos. Për këtë qëllim gjatë ditëve të ardhshme, këtë zonë do ta vizitojnë edhe arkitektë, që do të kenë si detyrë primare projektimin e infrastrukturave të nevojshme për përdorimin e zonës, si dhe restaurimet që do të fillojnë të iniciohen vitin e ardhshëm. Ndërkaq, në 11 gusht Teatrin Antik të Hadrianopilit do ta vizitojë regjisori dhe skenografi italian me famë botërore Pierluigi Pizzi, i cili është drejtor artistik i festivalit "Macerata Opera". Detyra e tij do të jetë verifikimi në terren dhe mundësia për realizimin e një shfaqje teatrale në skenën antike
*panorama*
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top