Qyteti 23 shekullor në Bushat. “Tërësisht i panjohur!”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Qyteti 23 shekullor në Bushat. “Tërësisht i panjohur!”

qyteti.jpg


Një ekspeditë arkeologjike Shqiptaro-Polake ka zbuluar një vendbanim antik në zonën e Bushatit në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Bëhet fjalë për një vendbanim që besohet se daton në shekujt III e II para Erës Sonë. Sipas drejtuesit të kësaj ekspedite, profesor Saimir Shpuza, në këtë zonë nuk është bërë asnjë gërmim arkeologjik që në vitet ’80.

“Materiali që kemi gjetur kryesisht na ndihmon për të identifikuar kuadrin kohor. Për momentin flasim për një periudhë të lulëzuar helenistike, nga shekulli i tretë deri në shekullin e parë Para Erës Sonë”, shprehet profesori Saimir Shpuza.

Sipas profesorit polak, pjesë të ekipit duket se kemi të bëjmë me një qytet të panjohur të cilin shpresojnë ta identifikojnë së shpejti.

“Interesante është se ndodhet në një distancë të afërt nga Shkodra dhe Lezha. Muri i fortifikimit është shumë madhështor, 3 metra e gjysme i gjerë . nuk e dimë ende emrin antik të këtij qyteti por jemi të sigurt se është një qytet i panjohur më parë”, shprehet Piot Dyczek.

Zbulimi në fjalë, përveç rëndësisë arkeologjike dhe mundësisë për zhvillimin e turizmit, pritet të sjellë informacione mjaft të vlefshme për qytetërimin e hershem të zonës.


(gazeta-Shqip.com)
 
Uauuu fantastike... Eshte interesante qe ne kete zone veriore te kete patur gjurme Helene. :)
 
ajo zone ka qene njohur me shume me pare se tani ..mjaftohet te kujtohet qendresa e asaj zone kunder synimit mala zez pasi mos gaboj shprehja e tyte ishte o marr shkodren o vdes...
clidhje ka do thoni me kete kerkim...
epo vendet e humbura asnjeri nuk i do...
 
Metaforikisht keshtu kuptohet. Ndoshta është lajm i gabuar...

"Për momentin flasim për një periudhë të lulëzuar helenistike"

Nuk e lexova kete pjese, prandaj u habita pur lexova ate qe kishe shkruajtur ti.


Per arkeologet, gjeta nje tap koka koleje ne Aponolli. Koka kola eshte Shpikje e Apollonise, dhe ata te atlantes (qytetit amerikan) jane pasardhes te qyteterave te Apollonise :D Profesora, jo cdo gje eshte helene :d
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top