Qypin me florinj do ta marr shteti i Kosovës

Lauri

Anunnak
Edhe pse dje ai u konsiderua si një nga njerëzit më me fat në Kosovë pasi që gjeti një qyp me Lira, sot atë po i kërkon shteti.
Isuf Koci nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore ka thënë për Klan Kosova se çdo gjë që gjendet nën 50 centimetra thellësi i takon shtetit të Kosovës.

Por, Hekuran Qallaku që e gjeti qypin, nuk do ta mbetet duarthatë. Varësisht nga vlerësimi, ai mund të shpërblehet me shumën deri në 100 mijë euro.

Koci ka thënë se beson se Qallaku do ta dorëzojë vullnetarisht qypin.

“Ligji ia lejon të mbajë diçka nëse ajo nuk ka vlerë. Popullata është e vetëdijshme se çdo gjë ë është pjesë e trashëgimisë kulturore duhet t’i takojë shtetit”, ka thënë Koci./zeri

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Një qyp me florinj gjendet në Zymë të Hasit !

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


ثndrra për të gjetyr një qyp me flori është bërë realitet për Hekuran Qallakun nga Zymi i Prizrenit.

Hekuran Qallaku kishte gjetur diçka të dyshimtë në momentin që po gërmonte afër murit që ndan oborrin e tij me shtëpinë e vëllait. Pas gërmimeve të para ai menjëherë e kuptoi se bëhej fjalë për një qyp me lira e që besohet se datojnë nga koha e Turqisë. Megjithatë nuk dihet saktësisht vlera e tyre.

Për lirat që ishin gjetur nga Qallaku kanë dëgjuar të gjithë banorët e fshatit, dhe shprehen se ky fakt tregon për lashtësinë që ka fshati i tyre dhe janë të mendimit se kjo pasuri duhet t'i jepet shtetit.

Megjithatë familja Qallaku nuk ka treguar se çfarë do të bëjë me qypin që gjetën në tokën e tyre.

/albeu.com/
 
Pe: Një qyp me florinj gjendet në Zymë të Hasit !

Hajde fat hajde
 
Titulli: Një qyp me florinj gjendet në Zymë të Hasit !

Goxha Fat ! Pse duhet me ja kthy shtetit ....apo ska shteti lek ?! Pfffff sa inat qe kane njerzit :D
 
Pe: Një qyp me florinj gjendet në Zymë të Hasit !

Vvetono a ishte nga Prizreni ti
A more nej cope qyp? :P

Shoqeria ne keto dite duketttt
 
Pe: Një qyp me florinj gjendet në Zymë të Hasit !

Kjo Zyma a ishte e Hasit a e Prizrenit? Ta dime qe te shkojme ne vend te duhur te pakten! :P

gpx4500_400.jpg
 
Pe: Një qyp me florinj gjendet në Zymë të Hasit !

Kjo Zyma a ishte e Hasit a e Prizrenit? Ta dime qe te shkojme ne vend te duhur te pakten! :P

Ne fakt eshte fshati Zym-i, teritori i Hasit por nen komunen e Prizrenit.

Hasi ne fakt eshte teritor mjafte i madhe i ndare ne dy shtete (Kosove dhe Shqiperi) dhe po njashtu edhe ne Kosove si teritor eshte i ndare ne dy pjese (ku nje pjese e fshatrave eshte nen Kompetencen e Komunes se Prizrenit ndersa pjesa tjeter eshte Kompetence e Komunes se Gjakoves).

Zymi njihet qendër famullitare edhe ne shekullin XIV me kishën që i kushtohet Të Ngriturit të Shën Mërisë në qiell. Në famullitë e këtij rajoni, ndër priftërinjtë e hershëm ishin edhe njerëzit e mëdhenj të kulturës shqiptare, si Ndre, Pjetër, Lukë e Gjon Bogdani që ishin nga fshati Gjinan i Hasit (sot fshati Bregdri), pastaj Pjetër Zoganji (Zogaj), Mark Bardhi, etj. Sot Zymi e ka kishën e të Ngriturit të Zonjës në qiell, përkatësisht Kishën e Zonjës së Madhe, që në këto anë njihet Zoja e Hasit (u pagëzua në vitin 1985), që kremtohet me 15 gusht. Rrethanat specifike të periudhave të kaluara historike ndikuan që lokacioni i saj të mos jetë në një vend të vetëm. Lokacioni i parë i kësaj kishe ishte në luginën e njohur në Shëngjergj (ku punoi Ndre Bogdani) e nga aty u shpërngul në Kodrinën e Lumezeve, apo siç njihej, atëherë, te Lama e Bubit. Sot Zymi, Shëngjergji, Bregdrini (Gjinani) dhe Dedaj, që e përbëjnë Famullinë e Zymit, kanë rreth 500 shtëpi me afro 6.000 banorë.

Gojedhenat thone se: në mes të fshatit Zym dhe Gjonaj në një mal ekziston vendbanimi i vjetër Kalaja e Hasit ku thuhet se dikur këtu farkëtoheshin monedhat.
 
Pe: Qypin me florinj do ta marr shteti i Kosovës

Po dhe ky budalla. ا'ju desh ta publikonte? Ehhh kot s'thone qe njeriu vdes per 15-minuta fame.
 
Pe: Qypin me florinj do ta marr shteti i Kosovës

Derisa e ka gjetur ne vendin e vet, dhe askush nuk eshte ankuar se e ka humbur ate gjë, ateher ajo i takon atij qe ka gjet.

Tani pasi ka fol, le te duroje kerkesen e shtetit.
 
Back
Top