Quiz / Më thuaj si e kalon fundvitin, të të them çfarë tipi je

Jetmira

V.I.P
1- Si e kaloni mbrëmjen e fundvitit:
A – E urrej datën 31
B – Darkë e qetë familjare
C – Deri më 12.00 në shtëpi, pastaj deri në 7:00 të mëngjesit tek Vip Area
D – Duke pritur mesazh nga fiksimi im platonik që nuk është në dijeni për ekzistencën time

2- Cili është mendimi juaj i parë me 1 janar:
A – Obobo gjithë fisi do të na mbijë te dera
B – Ka mbaruar bakllavaja?
C – Më përzihet nga ajo vodka e mbrëmshme
D – Lista e qëllimeve përvitin e ardhem !

3- E lexoni horoskopin për fillim viti :
A – Kam hequr dorë
B – Po ma sollën në Whatsapp
C – Vetëm pjesën e parave
D – Kam filluar që para dy javësh të shoh websitin e Paulo Fox

4- Cila do të ishte dhurata juaj e preferuar për fundvit:
A – Kush do të më bëjë dhuratë mua?
B - I rëndësishëm është mendimi
C – Një iPhone i fundit
D – Një palë të brendshme të kuqe

5- اfarë foto keni postuar në Instagram për fundvit:
A – Asnjë, nuk e përdor
B – Një tek pema te sheshi
C – Një foto me sfond festiv, por që dukem seksi ama
D – Një foto te Time Square për Krishtlindje

6- Cili është mesazhi më i bukur i urimit që morët:
A – Mesazhe të mërzitshme e copy/paste
B - Ishalla bëhesh dru sonte
C – Sa më shumë udhëtime këtë vit
D – Shpresoj të gjesh burrë

7- Si do të ëndërronit të kalonit mbrëmjen e fundvitit:
A – Pa pyetjen “çfarë do të bësh me 31 në mbrëmje”
B – Pranë njerëzve që dua
C – Duke bërë çfarë të më dojë qejfi
D – Në çdo vend, përveç Shqipërisë

8- اfarë doni të ndryshoni në vitin e ardhshem?

A – اdokujt i gënjen mendja se do të jetë një “Unë Ndryshe”
B – Të lë duhanin
C – Të bëhem vajzë/djalë i/e mbarë
D – Të nis palestrën dhe të bie në peshë

I pashoqërueshëm (më shumë A)
Jeni tip i mbyllur në vetvete dhe shpesh akuzoheni si i pashoqërueshëm, nga të tjerët, në raste ekstreme edhe Weirdo, pra të pakuptueshëm nga shoqëria. Nuk ju pëlqejnë festat e fundvitit, madje mezi prisni të mbarojë ajo kasaphanë. Shoqëria juaj e ngushtë numërohet me gishta. Jeni person i ndjeshëm, por shumë selektiv.

Gocë për shtëpi (më shumë B)
Jeni tip i shtruar dhe brenda normave. Vlerësoni çdo detaj, dhuratë, qoftë edhe një këngë Krishtlindjesh ju bën të ndjeheni të lumtur. Jeni person që e shijoni atmosferën e festave dhe e vlerësoni atë çka jeta ju ka dhuruar. Jeni natyrë pozitive! Urime J Për fundvit dëshironi të qëndroni pranë vatrës familjare.

Modern (më shumë C)
Jeni fiks siç thonë gratë e lagjes, dreq kalamani! Jeni fëmija problematik i shtëpisë, rebel dhe kapriçoz. Festat për ju janë një arsye më shumë për të festuar. Pëlqeni të bukurën dhe objektet e luksit. Me siguri ju jeni pjeshka e grupit që çdo djalë ka fiksim, por nuk ju bën dot për vete. Keni shumë ndjekës në Instagram, por përsëri ju duken pak!

ثndërrimtar (më shumë D)
Jeni natyrë romantike dhe besoni në magjinë e festave. Për ju një fundvit ideal do të ishte një mbrëmje me partnerin e zemrës, pranë një oxhaku, me një gotë verë. Gjithashtu jeni idealiste, duke shpresuar gjithmonë për diçka më të bukur se ajo çka ofron realiteti. Ju pëlqejnë udhëtimet dhe librat. Tipar karakteristik i juaji është imagjinata e thellë. Jeni ju ata që mund të ndryshoni botën.
 
E di se kur vjen fundviti.
Nqs don me e bo lojen mir nqs jo prap mir.
Mend mos na jep se kemi :) :D.
Jo jo mend nuk te jap, se nuk kam mjaftueshem per vete e jo me te ndaj lol
Por gjithsesi, LIRIA shprehjes dhe e mendimit ekziston, e nqs une konsideroj qe kam dicka per te thene, do e them.... e nqs te pelqen e nqs ste pelqen ( jo ty personalisht, por ne pergjithsi).
 
Po edhe un mendimin tim thash ;).
Mund ta thuash ku tdush mendimin,por jo tprishesh temen time.
Po ste pelqeu injoroje si tem.
 
Po edhe un mendimin tim thash ;).
Mund ta thuash ku tdush mendimin,por jo tprishesh temen time.
Po ste pelqeu injoroje si tem.
Po pra, ne temen perkatese dhash mendimin tim, spash te te kem prishur temen me dicka...
Sbesoj qe per faj timin su begenis njeri te pergjigjet...
Mos u atako shume, se te vdesin neuronat e bene rudha LOL

E qe te mbetem ne teme une jam
ثndërrimtar (më shumë D)
lol
 
Po pra, ne temen perkatese dhash mendimin tim, spash te te kem prishur temen me dicka...
Sbesoj qe per faj timin su begenis njeri te pergjigjet...
Mos u atako shume, se te vdesin neuronat e bene rudha LOL

E qe te mbetem ne teme une jam lol

Mos u shqetso tkeqen se jam ne kulmin e rinis :D.
lol shyqyr qe u pergjigje ti :P.
Ty po te prisnin te tjeret qe nuk u pergjigjen.
 
Mos u shqetso tkeqen se jam ne kulmin e rinis :D.
lol shyqyr qe u pergjigje ti :P.
Ty po te prisnin te tjeret qe nuk u pergjigjen.
Ne fakt nga shqetesimi sme zinte me gjumi naten lol.... tani kulmi rinise e sdo te na thuash moshen....spara ka sens e kuptim...
Gjithsesi, ti pse nuk i permbahesh temes...
Ku e ke pergjigjen e kuizit? :P
 
lol un jam me shum A:P.
 
Back
Top