Lauri
Anunnak
Quhet qetësi dhe më kushtoi shumë stuhi.
Quhet qetësi dhe kur zhduket dal sërish ta kërkoj.
Quhet qetësi dhe më mëson të marr frymë, të mendoj dhe të rimendoj.
Quhet qetësi dhe kur e tundon çmenduria, lëshojnë erëra të tmerrshme, të vështira për t'u dominuar.
Quhet qetësi dhe vjen me kalimin e viteve, kur ambicia rinore, gjuha e lirshme dhe barku i ftohtë i lënë vendin më shumë heshtjes dhe më shumë urtësisë.
Quhet qetësi kur njeriu mëson mirë të dashurojë, kur egoizmi ia lë vendin dhënies dhe jokonvencionaliteti zhduket për të hapur zemrën dhe shpirtin duke iu dorëzuar tërësisht atyre që duan të marrin dhe të japin.
Quhet qetësi kur miqësia është aq e sinqertë sa të bien të gjitha maskat dhe mund të thuhet gjithçka.
Quhet qetësi dhe bota e shmang, e injoron duke shpikur luftëra që askush nuk do t'i fitojë kurrë.
Quhet qetësi kur njeriu shijon heshtjen.
Kur zhurmat nuk janë vetëm muzikë dhe çmenduri.
Por era, zogjtë, shoqëria e mirë apo zhurma e detit.
Quhet qetësi dhe nuk shpjegohet me asgjë.
Nuk ka asnjë monedhë të asnjë ngjyre që mund të mbulojë vlerën e saj kur të bëhet realitet.
Quhet qetësi dhe më kushtoi kaq shumë stuhi dhe unë do t'i kaloja ato një mijë herë më shumë vetëm që të kthehesha për ta takuar.
Quhet qetësi dhe e respektoj, e shijoj dhe do bëj gjithçka që të mos e lë të shkojë.
(Dalai lama)
Në shqip by Lauri
Stuhitë e qetësisë tënde...si i quan ndryshe ?