Qipro trondit bursat europiane

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Qipro trondit bursat, ndërsa Nicosia zyrtare duket se nuk ka zgjedhje tjetër veçse të pranojë masa të ashpra kursimi në këmbim të një huaje ndërkombëtare. Aksionet europiane pësuan rënie në pritje të votës së parlamentit qipriot për kushtet e BE-së, nga të cilat zemërim ka ngjallur taksa prej 10 për qind për depozitat bankare. Aksionet e bankave kanë humbur 2.5 për qind në Milano, 2.8 për qind në Madrid e Parisi e Frankfurti kanë rënë 2,1 e 1, 7 për qind, respektivisht. Londra humbet 1.36 për qind, ndërsa rënie ka pësuar dhe euro e cila zbret në 1,293 kundrejt dollarit amerikan.

Euro ka shënuar sot dhe nivelin më të ulët në tri muaj me një rënie të ndjeshme sidomos në këmbim më jenin japonez. Me një rënie të mprehtë për shkak të shqetësimeve në rritje mbi zonën e euros, mbyllet bursa në Tokio. Në fund të ditës, indeksi humbi 2.7 për qind të vlerës. Mungesa e stabilitetit ka shoqëruar bursat në Azi Paqësor përgjatë 8 muajve të fundit gjatë të cilit indeksi i rajonit ka rënë mesatarisht 1,8 për qind. Hong Kong humbur 2,07 për qind dhe Shanghai 1,68 për qind.

E përkthyer në terma konkretë humbjet nënkuptojnë se investitorët kanë shitur me çmime të favorshëm për shkak të rënies së mprehtë të euros dhe rritjes së mprehtë të jenit, pas shpalljes së planit të shpëtimit për ishullin e ndarë të Qipros. Kredia prej 10 miliardë euro në favor të Nicosizë, në këmbim të një takse mbi të gjitha depozitat bankare të qipriotëve, sipas analistëve mund të përbëjë një precedent për shpëtimin e vendeve të tjera të zonës euro në të ardhmen. Investitorët e shohin këtë hap si një spektër të ri të krizës së borxhit, të neglizhuar në muajt e fundit nga tregu optimist për shkak të disa treguesve të favorshme.


/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
 
Titulli: Qipro trondit bursat europiane

Pas lajmit se parlamenti qipriot ka rrëzuar një paketë ndihmash nga BE dhe FMN si kusht për të vendosur një taksë deri në 10 përqind mbi depozitat bankare, Qipro ka kthyer sytë nga Rusia, vendi që e mbajnë si aleat.

Ministri i Financave të Qipros ka mbërritur në Rusi për të diskutuar një plan shpëtimi.

Disa media raportojnë se gjigandi i energjisë në Rusi, Gazprom i ka ofruar një plan Qipros, që parashikon se kompania do të ristrukturojë bankat në vend në shkëmbim të të drejtave për shfrytëzimin e rezervave të gazit natyror në ishull.

Ministri i Financave të Qipros, Michael Sarris tha se shpreson që të arrijë një marrëveshje për kredi me Rusinë.

Qipro ka kërkuar nga Rusia që fillimisht të shtyjë afatin e shlyerjes së një kredie prej 2.5 miliard eurosh, që është marrë më parë. Po ashtu kërkohet të ulet në 4.5 përqind interesi i kësaj kredie.

Nga ana tjetër, Qipro kërkon edhe një kredi tjetër prej 5 miliard eurosh nga Rusia.

Ministri i Financave i Rusisë, Anton Siluanov tha se nuk kanë vendosur akoma për këtë kërkesë.

Moska është e zemëruar se Bashkimi Europian vendosi për taksën mbi llogaritë bankare pa u konsultuar.

BE, veçanërisht Gjermania, ka pasur frikën se paratë për shpëtimin e Qipros do shkonin për rusët, që kanë depozita monetare gjigande në këtë ishull të vogël.

Për këtë arsye u vendos takimi i depozitave mbi 100 mijë euro me 9.9 përqind.

Tërbimi i qipriotëve ndaj Gjermanisë është i madh, ndërsa mediat e Gjermanisë thonë se nuk e kuptojnë se përse gjithmonë janë ata shënjestër e sulmeve.
Tema
 
Titulli: Qipro trondit bursat europiane

Marrveshja Rusi-Qipro nuk u arrit!

15% kush ka mbi 100.000 € depozita bankare ne Qipro. Kto jan sanksionet qe duket se do marin vulen ne ditet ne vijim nga Parlamenti Qipriot.


Kjo situate e Qipros i intereson shum Eurozones qe esht e "uritur" per miliardat e depozituara ne "lavatriçen" Qipriote. (presim emra Shqiptar nga Qipro tani,ta marim vesh se kush esht me i "suksesshmi" ne Shqiperi)
 
Titulli: Qipro trondit bursat europiane

Sinjal i rradhes per fundin e eurozones...

Plus qe QIPRO eshte Parajse Fiskale per Ruset





64266_598545470174772_1576678213_n.jpg
 
Titulli: Qipro trondit bursat europiane

Mbreme u fliste per 15% per depozitat mbi 100.000 €,sot ne nje takim me Trojken e Bankes qendrore Europiane ne Qipro qenka propozuar takse 25%.

Shiko fotografinë 1816877
 
Titulli: Qipro trondit bursat europiane

Ka sa po shkon Evroja n'Qipro ? :p
 
Titulli: Qipro trondit bursat europiane

Ka sa po shkon Evroja n'Qipro ? :p

Per momentin nuk e di as se ku i bjen qiproja,,por di qe aty skushton as nje cent! Ketu nuk jep sqarime te hollsishme,,pasi esht pikerisht hollesia e gjerave qe na pengon ti mbathim keto opinga!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top