Qielli

Lauri

Anunnak
Kube e ngjashme me një gjysmërruzull që duket të shtrihet mbi horizontin.
Ajo që ne shikojmë në qiell është e kaluara. P.sh. drita e Plutonit na vjen 5,5 orë më vonë. Ylli më i afërt me ne Alpha centauri është katër dritëvjet larg nesh çfarë do të thotë se ajo që ne shohim sot ka ndodhur para 4 vjetësh. Po të marrim yjet e Udhës Qumështore, që i shohim në qiellin e natës, drita e tyre që shohim është ajo dritë që ata kanë leshuar para mijra vjetësh. E kështu me rradhë.
Sipas mënyrës më të fundit të shikimit të Gjithësisë, hapësira shtrembërohet
në prani të masave. Kështu krijohet një zbrazëti në *kohë-hapësirë (A.E.) e cila ndikon edhe në grimcat e dritës: ato tërhiqen nga masa. Kështu ajo që ne shohim në qiell nuk është një shëmbëlltyrë e përpiktë e materies së ndritshme, por një pasqyrim i shfytyruar i saj.
Për një kohë të gjatë Dielli mbahej të ishte më i vogël se Toka. Toka qëndronte në qendër të botës, e rrethuar nga trupa në qiell, që quheshin planetë.
Arkeologët kanë zbuluar vëzhguesin më të vjetër astronomik në Evropë afër qytetit Gosek të shtetit Saksoni-Anhalt në Gjermaninë Lindore. Diamteri i tij është 75 m.
Analizat dëftyen që mosha e vëzhguesit astronomik është diku midis viteve 5000 p.e.s. and 4800 p.e.s., gjë që e bën atë vëzhguesin astronomik më të vjetër në Evropë. Pra, ky vëzhgues astronomik është 7000 vjeçar dhe me këtë moshë para daton vendin arkeologjik në Britani të njohur me emrin Rrethi i Gurëve (Stonehedge, 2000 p.e.s.).
Vendi arkeologjik i zbuluar ka qenë ndërtuar për të vezhguar ndodhitë astronomike të tilla si lëvizjet e Diellit, Hënës, yjeve dhe për të ndjekur kohën. Portat jugore shënojnë lindjen dhe perëndimin e Diellit në ditët më të gjata verore dhe më të shkurtra dimrore, duke i mundësuar kështu evropianët e hershëm të përcaktojnë me saktësi drejtimin e Diellit ndërkohë që ai zhvendoset në qiell.
Quhen Arushë, Virgjëreshë apo Luan, por ama nuk u ngjajnë aspak këtyre. Pse dhe prej kujt u lidhën me vija trupat qiellorë, të cilët nuk kanë të bëjnë fizikisht me njëri-tjetrin, për të formuar figurat e Yllësive ?
Yllësitë mund të jenë në të vërtetë harta parahistorike toke dhe deti të projektuara në qiell nga njerëzit e hershëm që ua kanë bërë të mundur atyre të përshkonin Detin Mesdhe dhe Atlantikun shumë kohë përpara vikingëve.
Ky sistem lundrimi që na shfaq njohuritë dhe horizontin e komunikimit të njerëzve të hershëm ka qenë bazuar në qiellin e veriut duke pasur si bosht orientimi Polin e Veriut.
Nëse Gjithësia do të vazhdojë të bymehet pafundësisht me shpejtësinë e tanishme, atëherë galaksia jonë do të largohet nga galaksia më e afërt, dhe largësia për tek ylli më i afërt do të rritet gjithnjë e më tepër. Nga qielli i natës do të zhduken yjet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top