Qeveria projektligj për rezervistët: 2100 qytetarë të trajnuar do të jenë pjesë e FA

NoMaD

Listening to a liar is like drinking warm water.
Qeveria po përgatit projektligjin për “Organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”. Nëpërmjet tij, synohet krijimi i një strukture prej 2100 ushtarakësh rezervistë e cila do të organizohet dhe do të funksionojë si pjesë përbërëse e strukturës së Forcave te Armatosura.

Ky projektligjvjen edhe si domosdoshmëri pas kërkesave të vazhdueshme të NATO-s në lidhje agresionin rus në Ukrainë. Vlerësimi i kritereve të civilëve të cilët do të marrin pjesë në strukturën e rezervistëve do të miratohen nga ministria e Mbrojtjes, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit. Për nevoja të stërvitjeve ushtarake, që zgjasin më shumë, ministri i Mbrojtjes urdhëron bashkimin e ditëve të stërvitjes të dy viteve, por jo më shumë se 45 ditë. Koha e shërbimit ushtarak rezervist mund të zgjatet vetëm në rastet kur vendosen masat e jashtëzakonshme.

Gjithashtu me draftin e ri rritet dhe mosha e shërbimit ushtarak rezervist, e cila shkon deri në 60 vjeç për oficerë, ndërkohë me ligjin e vjetër të 2003 shërbimi ushtarak në rezervistë ishte i detyrueshëm deri në moshën 50 vjeçare.


Me draftin e ri propozohet që shërbimi ushtarak rezervist kryhet nga shtetasit shqiptarë të moshës deri 50 vjeç për ushtarë, deri 55 vjeç për nënoficerë, deri 60 vjeç për oficerë.

Rezervistët do të jenë në krah të FA dhe në misionet e NATO-s, apo në misione ushtarake ndërkombëtare të drejtuara nga OKB/NATO/BE-ja për sigurinë rajonale dhe globale.

Në draftë janë parashikuar edhe rastet kur aplikanti për rezervistë angazhohet në politikë. Nëse një rezervist kandidon ose zgjidhet në zgjedhjet e përgjithshme ose ato vendore atëherë shtyhet afati i thirrjes për kryerjen e shërbimit ushtarak rezervist.

Gjithashtu shtyhet thirrja dhe në rastet kur rezervisti është i paaftë, familja është në vështirësi ekonomike apo vazhdon studimet e larta.

Shtetasi i cili aktivizohet për kryerjen e shërbimit ushtarak rezervist, ka të drejtën e ruajtjes së vendit të punës. Po kështu subjektet shtetërore dhe private janë të detyruara ta rikthejnë në vendin e mëparshëm të punës ose në një vend tjetër të barasvlefshëm.

Në rastet e aktivizimit të ushtarakut në shërbimin ushtarak rezervist, subjektit privat i njihet e drejta e kompensimit në masën dhe sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

/lajme.al
 
|Nuk ka gje te keqe.
Por me habit fakti se sa e trembur eshte bota nga agresioni Rus.
Hem,s`dihet si do e kete fundin.
Ne fakt mua s`me pelqen fakti qe shume shtete e kane zeruar sherbimin ushtarak te pergjithshem!
Gjithesesi tashme, luften e ben teknollogjia ne fakt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top