Qershori 2011, muaji i eklipseve të rrallë

ida angel

:)
V.I.P
Gjatë muajit të ardhshëm, bota do të përjetoj ë tre eklipse: dy eklipse diellore të pjesshme dhe një eklips hënor total. Risia e njërit prej këtyre eklipseve diellore është se do të ndodhë pikërisht në mesnatë.
Shiko fotografinë 1727089
Kjo mund të ndodhë në Arktik në mesnatën që ndan datat 1 dhe 2 qershor. Ky eklips i rrallë do të mund të jetë i dukshëm edhe në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi.
Eklips i dytë do të jetë një eklips hënor dhe do të ndodhë me 15 qershor. Ai do të jetë një eklips i dukshëm për miliona njerëz në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe në Azinë Jugperëndimore,

Eklipsi i dytë diellor do të ndodhë me 1 korrik në Antarktidë. Dielli do të jetë nën horizont për pothuajse të gjithë e Antarktidën, me përjashtim të një zone të vogël të pabanuar të bregdetit në jug të Madagaskarit. /albeu.com/
 
Pe: Qershori 2011, muaji i eklipseve të rrallë

Sytë nga qielli, ja ç’ndodh më 15 qershor me eklipsin e Hënës


Kjo situatë ka ngjallur mjaft ankth, frikë dhe ndjesi të errëta. Por qetësohuni, asgjë nuk do të ndodhë




eklips-heneMë 15 qershor bëhuni gati. Hëna do të ngjyroset me të kuqe dhe do të mund të shihni një eklips total të Hënës. Spektakli parashikohet të jetë i jashtëzakonshëm, por vëzhgimi i këtij eklipsi do të jetë tepër i ndërlikuar në fazat e tij fillestare. Gjatë perëndimit, në ora 19:23, Hëna do të gjendet ende nën horizont dhe qielli nuk do të jetë ende plotësisht i errësuar. Prandaj nuk do të jetë e lehtë të shikohet qartësisht avancimi i hijes së Tokës mbi Hënë. Gjithmonë nëse do ta lejojnë edhe kushtet e motit, pjesa e dytë fenomenit do të jetë e vëzhgueshme pa vështirësi të veçanta. Fenomeni, që do të zgjasë maksimumi në ora 22:12 të datës 15, pritet të "ulë siparin" më 1:02 të 16 qershorit
Një eklips hënor ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një vijë dhe Hëna kalon konin e hijes së projektuar nga Toka. Eklipsi mund të jetë total, ose i pjesshëm në varësi të faktit nëse Toka, Hëna e Dielli janë ekzaktësisht të përvijëzuar, apo jo. Një situatë e tillë verifikohet saktësisht prej 4 miliardë vitesh (kaq kohë ka sistemi yjor në të cilin jetojmë). Por ndër të tjera, kjo ka ngjallur edhe mjaft ankth, frikë dhe ndjesi të errëta. Por preferohet të besohet te profecitë e bëra, më shumë sesa te libri i astronomisë për shkollat e mesme. Pavarësisht fjalëve që qarkullojnë për mallkim, apo ters, qetësohuni! Ai i 15 qershorit do të jetë një eklips normal, prandaj përgatituni ta shijoni me sy, sepse do të jetë shumë i bukur. Nëse pastaj do të keni edhe një dylbi të thjesht, spektakli do të jetë edhe më i madh.
ikub.al
 
Pe: Qershori 2011, muaji i eklipseve të rrallë

Shume interesante
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top