Qenushet më të afërta me njerëzit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1430755520female-dog-names-a-z.jpg


Kemi dëgjuar shumë që qeni është miku më i mirë i njeriut, dhe ata që e kanë një në shtëpi e dinë më së miri. Por, studimet e fundit kanë treguar se femrat e kësaj kafshe tregohen më të afërta me njeriun se sa meshkujt.

Studiuesit nuk e dinë me siguri se çfarë i shtyn qentë femra që të kenë këtë sjellje, por mendojnë se mund të jetë për shkak të natyrës si nënë, që sjell në jetë edhe këlysh.“Qentë femra japin dhe kërkojnë ndihmë, ndonjëherë tregohen edhe më të përgjegjshme. Kjo ndoshta vjen edhe prej faktit që ato sjellin në jetë edhe këlysh, që i bën të jenë edhe më të matura”- ka thënë Per Jense, profesor në 'Linkoping University'.

Qentë femra tregohen edhe më të përgjegjshme së disa raste se sa meshkujt. “Në studimin tonë ku kemi përfshirë 400 qenë dhe rezultatet janë të mahnitshme. Femrat janë shumë më të ndjeshme dhe më të prira për t’i qëndruar më afër të zotit"- ka vazhduar Jense.
topchanel.
 
Titulli: Qenushet më të afërta me njerëzit

Mbase e verte por une i adhuroj qente macet ndonje rrace qe nuk rritet mundesisht e me shume push :D
 
Back
Top