Qeni shpëton fëmijën

METi

-=EdoLorEli=-
Një qen i racës Rottweiler e shpëton fëmijën nga mbytja.

Një Rottweiler Jug Afrikan e ka shpëtuar një fëmijë dyvjeqar nga mbytja, i cili ishte duke u sulmuar nga një qen i racës PitBull.
Pitbulli e kishte sulmuar Tshepang Taelin gjerisa ai ishte duke shetitur me gjyshën e tij në Oakdene, në jug të Johannesburgut.
Qeni e kishte kafshuar fëmijën dyvjeqar dhe nuk e lëshonte përkundër goditjeve me shufra nga qytetarët e rastit.
Njëri nga banorët, Ricky Veludo, erdhi t'i ndihmojë fëmijës por pa sukses, ai me shpejtësi shkoi në shtëpi që e kishte afër dhe e mori qenin e tij me emrin Blade. "Ai luftoi me pitbullin për ta liruar fëmijën." u deklarua Ricky për gazetën lokale.
"Blade është shumë mbrojtës" deklaroi z. Veludo
Djaloshi më pas është dërguar në spital me shpejtësi ku edhe është duke u kuruar nga kafshimet që i kishte marrë nga qeni, ka plagë të rënda në fytyrë, këmbë dhe stomak.
"Kurrë në jetën time nuk kam ndier aq shumë dhimbje. Qeni e sulmonte atë, dhe unë u mundova që ta largoj por nuk munda," thotë gjyshja e djaloshit.
Policia e ka hapur rastin mbi këtë sulm.
Pitbullët janë të njohur për egërsinë e tyre dhe përleshjet me qenë, ndërsa Rottweilerët nuk janë aq të njohur për përleshje por kanë fituar reputacion pasi janë përdorur në filmat Omanas.
 
Redaktimi i fundit:
:S ka edhe qen te menqur e she ... :D
 
o osht shoku ma i ngusht i njerit be..
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top