Qeni i parë që ngjit Everestin

Sweetie

Anëtar i Respektuar
aoo0gg.jpg

Nga varfëria e lagjeve me baraka të Indisë në çatinë e botës. ثshtë historia e Rupee, që me siguri është qeni i parë në botë që arrin kampin bazë të Everestit, në kuotën 5.364 metra. Kanë kaluar vetëm pak javë që kur qenushi u shpëtua nga një grumbull plehrash deri në ditën që ka ngjitur malin legjendar.

“Sipërmarrja e tij duhet të bindë njerëzit që të jenë më shumë në favor të kafshëve”, ka thënë për agjencinë e lajmeve “AFP”, padronia e qenit, Joanne Lefson, ish-lojtare golfi.

Kur u gjet, Rupee ishte në fund të jetës, tregon Lefson. I braktisur pas lindjes, ai endej mes plehrave në qytetin malor të Lehut, në Indi. Ishte katandisur kockë e lëkurë dhe i mungonte një pjesë e veshit të djathtë.

“Nuk hante e nuk pinte prej ditësh dhe nuk mund ta lija aty, në fatin e tij mizor”, vijon gruaja, që e adoptoi këlyshin 11-muajsh.

Ajo e mori atë dhe e ushqeu me një dietë vegjetariane të pasur me proteina, vezë dhe oriz të zier dhe pas një konsulte me veterinerin e bëri të përjetonte aventurën më të madhe: lartësitë e akullta të Himalajeve. /koha
 
Titulli: Qeni i parë që ngjit Everestin

Ku e dini qe ska shku ndonjeri vete aty :P:P:P
 
Titulli: Qeni i parë që ngjit Everestin

Megjithese ne bote po vdesin c'do dite njerez nga uria dhe mjerimi, jo me kafshet, prapseprap te vjen gjynah.. edhe keta shpirt kane
eshte qenush i bukur, te ben ta duash vec nga menyra si te veshtron :)
pastaj sa i perket ngjitjes ne Himalaje, thjeshte dicka e vecante..
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top