Qëndrimi në natyrë: kujdes – Rriqërat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
thumbnail.php


Me ardhjen e pranveres popullata e kryesisht fëmijet kalojnë një kohë të gjatë në natyrë. Përvec alergjive të ndryshme që mund të shkaktohen nga lulet dhe bimet e caktuara, zvarraniket etj. rrezik paraqesin edhe rriqrat.


Cka janë rriqerat?
Rriqrat klasifikohen si archanidae (ku bejne pjesë edhe marimangat), ndahen Ixodidae dhe Argasidae. Sidomos eshte i rendesishem lloji Ixodes ricinus i cili eshte edhe shkaktar i semundjes Lyme. Rriten kryesisht neper shkurre (kacuba), male, livadhe, parqe etj.

Si bartet infeksioni?
Rriqerat nuk jane shkaktar direkt te semundjes por jane vektor (bartes) te shkaktarit te semundjeve. Pickimi i rriqrave zakonisht nuk percillet me dhimbje andaj edhe nuk hetohet nese nuk shihet. Pas pickimit rriqera qendron e forcuar fort me pjesen e perparme (aparatin e gojes) per lekure ku formohet papulo-urtika dhe ashtu thith gjakun e personit duke u rritur per disa dite. Nese rriqera qe qendron ne ate menyre eshte e infektuar me spiroheta(bakterie) Borrelia shkaktohet infeksioni i personit. Nuk jane te gjitha rriqerat te infektuara me bakterie.

Cilat sëmundje shkaktohen?
Semundja Lyme eshte semundje infektive sistemike qe shkaktohet nga Spiroheta – Borrelia Burdogferi. Semundja sulmon me se shumti lekuren, sistemin nervor, artikulacionet dhe zemren. Semundja Lyme eshte e sherueshme nese hetohet ne fazet e hershme te semundjes.Rriqera eshte edhe bartese e virusit te etheve hemoragjike Krime-Kongo ose meningjitit seroz, por edhe te meningoenecefalitit.


Karakterisitkat e sëmundjes "Lyme"
Stadiumi I – simptomet paraqiten qe nga momenti i kafshimit deri ne nje muaj nga pickimi. Ne vendin e pickimit paraqiten macula e pastaj erythema migrans ( skuqja qe zgjerohet). Keto jane shenja te sigurta te infeksionit. Kjo eshte shenja qe duhet te terheqi sinjalin e alarmit, nje e skuqur qendrore, e rethuar nga nje zone me e zbardhur dhe nje reth tjeter me i skuqur, qe zgjerohet.

Shiko fotografinë 1784830

Shiko fotografinë 1784831

Shiko fotografinë 1784832



Stadiumi II – paraqitja e temperatures, kokedhembje, dhimbje te muskujve, artikulacioneve. Nyjet limfatike regjionale mund te jene te rritura dhe te ndieshme. Nese ne kete kohe nuk hetohet semundja dhe nuk fillon trajtimi mjeksor per rreth nje muaj nje muaj e gjysme mund te vie deri te pezmatimi i meshtjellesve trunor, artikulacioneve, muskulit te zemres etj.
Stadiumi III – nese ne fazen e dyte nuk behet trajtimi adekuat ateher pas nje kohe paraqitet demtimi i shendetit, invaliditeti, humbja e aftesise per pune etj.

Si të mbrohemi?
Pas cdo qendrimi ne hapsirat e gjelbruara ne pyje, parqe, livadhe etj duhet te kontrollohet me kujdes trupi ne pergjithesi. E per femijet e vegjel duhet t’u kontrollohet edhe koka ( kjo eshte detyre e prinderve apo personave me te rritur). Gjate kalimit neper vende te kontaminuara te perdoren rrobat qe mbulojne te pjeset e trupit sidomos kembet duart.

Cka nese pickohemi nga rriqera?

Nese vjen deri te pickimi nga rriqerat duhet qe largimi i rriqres te behet pa force, jo duke e shtrydhur, terhequr nga mesi. Rriqra kapet se pari me pincete te holle sa me afer lekures e nese mbetet pjesa e perparme(koka) duhet te lajmeroheni te mjeku. Vendi i pickimit duhet qe te dezinfektohet pas menjanimit te rriqres. Nese kete procedure nuk mund ta beni si duhet ateher duhet te lajmeroheni te mjeku. Personi qe eshte pickuar duhet te percjell vendin e pickimit afersisht per nje muaj per paraqitje eventuale te ndryshimeve ne lekure.

dr Arburim Zejnullahu
 
Titulli: Qëndrimi në natyrë: kujdes – Rriqërat

Larg qofte mos te pickoft ... kto merimangat jan vertet te rezikshme ta lekan pullen me te madhe se tafani
 
Titulli: Qëndrimi në natyrë: kujdes – Rriqërat

ne kosove ky problem eshte qe sa vite, dhe cdo vit merr jet njerzesh.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top