Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Qëllohet me snajper bosi i mafies bullgare para gjykatës

timthumb.php


r-ZLATOMIR-IVANOV-SHOT-large570.jpg


Zlatomir-Ivanov-aka-Zlatko-Baretata.jpg


images


ija-zlatomir-ivanov-foto-reuters-1359466083-260275.jpg

Bosi i mafias në Bullgari u plagos rëndë ditën e djeshme teksa po hynte në gjykatë në Sofje.

Siç shihet edhe nga pamjet ai ishte i shoqëruar nga një grup truprojash të cilët u përpoqën ta mbulonin, por përsëri 4 plumba kanë depërtuar në trupin e tij.

Zlatomir Ivanov, ose i njohur ndryshe me pseudonimin Bereta mësohet të ketë marrë katër plumba në këmbë, krah dhe stomak.Pseudonimin e ka marrë pasi ka punuar me skuadrën e anti-terrorit të Ministrisë së Brendshme, që njihet me emrin “Beretat”. Ai ka punuar aty në vitet 1991- 1993.

Ivanov u largua nga forcat speciale në protestë ndaj arrestimit të kolegëve të tij në qytetin jugor të Haskovos, kur u përplasën me tutorët lokalë.

Ivanov, 44 vjeç, në momentin e krimit po shkonte për të apeluar vendimin e gjykatës pasi për momentin ishte në arrest shtëpiak, pasi vitin e kaluar u dënua me tetë vjet burg, pasi akuzohet se ka qenë shefi i një grupi kriminal për tregtinë e paligjshme të drogës dhe femrave.
Policia vendase dyshon se ai është qëlluar nga një snajper nga një godinë përballë dhe më pas në ndërtesë ku mendohet që të ketë qenë autori i krimit, dhe më pas atje ka shpërthyer zjarri, pasi mendohet se në këtë mënyrë mund të zhduken gjurmët. Më pas bos-i i drogës u dërgua në spital nga truprojat e tij nga ku bëhet me dije se shëndeti i tij është në rrezik.

Ai ka aksione në më shumë se 30 firma dhe ofron shërbime sigurie për kompanitë e mëdha. Po ashtu ka në pronësi edhe pika bastesh dhe kazino. Ai ka qenë i dyshuar për trafik femrash dhe makinash të vjedhura. Emri i tij është përmendur në shumë raste vrasjesh. ثshtë arrestuar disa herë, por gjithmonë është liruar.

Prokuroria bullgare dënoi incidentin duke thënë se, "ky akt brutal i dhunës ... në një zonë të institucioneve të mëdha shtetërore dhe ndërtesave publike kërcënon jetën dhe shëndetin e shumë qytetarëve dhe është një çështje e rëndë për t’u shqetësuar".

Bullgaria, e cila u bashkua me BE-në në vitin 2007, është ende nën presion nga Brukseli për të zhdukur të korrupsionin dhe krimin e organizuar e rrënjosur thellë dhe që ka pllakosur vendin më shumë se dy dekada pas shkundën komunizmin.

/Shekulli Online/E.L/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Qëllohet me snajper bosi i mafies bullgare para gjykatës

Tmerr, gjithandej vetem vrasje, vjedhje, mafia....

Po se kuptoj, nqs ishte snajper, pse plagosi dhe ate qe e mbronte? Smund ta qellonte direkt kete, ta vriste, apo plani ishte ta plagoste?

Si dihet asnjehere ca ndodh, e nga devijon plumbi!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back