Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Qelizat staminale kundër Parkinsonit

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
Qindra studiues prej vitesh janë përfshirë në punë kërkimore në fushën e qelizave staminale për t’i përdorur ato në kurimin e një sërë sëmundjesh.


parkinson.jpg



Zbulimet, ndonëse ende në fazë testuese kanë qenë mbresëlënëse dhe qelizat staminale konsiderohen si e ardhmja e mjekësisë.

Studimi i fundit mbërrin nga Suedia ku një grup shkencëtarësh kanë arritur në përfundimin se qelizat staminale mund të përdoren për të zëvendësuar qelizat e dëmtuara të trurit nga sëmundja e Parkinsonit.

Shkencëtarët e Universitetit Lund thanë se eksperimentet e kryera tek minjtë patën rezultate optimiste.

Parkinsoni është sëmundje që shkakton humbjen e qelizave nervore që prodhojnë dopaminën në tru, e cila nga ana e saj ndihmon në kontrollin e lëvizjeve dhe sjelljes.

Studiuesit vranë qelizat nervore në njërin lob të trurit të miut dhe më pas specializuan qelizat staminale në neurone që prodhojnë dopaminë. Më pas këto neurone u injektuan në trurin e miut dhe rezultati ishte riparim i gjithë dëmtimit të kryer.
/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top