Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Qato: Ringu amerikan, një ëndërr e imja

Qato: Ringu amerikan, një ëndërr e imja

8439.jpg


Më 20 dhjetor, Kreshnik Qato do të rikthehet në ring për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin WBF për peshat e mesme.

E premte, 05 Dhjetor 2008 11:16

Këtë brez boksieri nga Durrësi e fitoi me pikë, pas 12 raundeve më 4 prill 2008, përballë portugezit Vitor Sa. Sfida e radhës është kundër boksierit guatemalo-meksikan, David Estrada, ku 30-vjeçari do të tentojë të rikonfirmohet për kurorën e "World Boxing Foundation".

Ndeshja do të zhvillohet në kompleksin sportiv "Burr Arena" të universitetit "Hauard" në Uashington. Për Qaton ky është debutimi në ringun amerikan dhe boksieri nuk e fsheh faktin se në këtë mënyrë realizohet një prej ëndrrave të tij. "Karrierën si boksier profesionist e kam filluar në ringun anglez, e më pas edhe në atë shqiptar.

Ndeshja e radhës është e para për mua në ringun amerikan. Nuk mund ta mohoj që ringu amerikan ka qenë gjithmonë në ëndrrat e mia. Nuk trembem nga ky duel, pasi kam besim në forcat e mia dhe në punën e trajnerëve", deklaroi ai. Përgatitjet për duelin me Estradan janë në fazën kulmore, ndërkohë që një prej kundërshtarëve në përgatitore është kampion i versionit WBA International, Antoni Smoll.

"Po stërvitem me intensitet, pasi më ndajnë vetëm dy javë nga mbrëmja e madhe. Fakt pozitiv është se në stafin tim është shtuar edhe një këshilltar teknik, Spenser Firon, i cili punon edhe me të mirënjohurin Deni Uilliams".
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back