Pyetjet që çdo femër duhet t’i bëjë tek gjinekologu

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Herën tjetër që të vizitoheni te gjinekologu juaj, mos hezitoni t’i bëni pyetjet që ju shqetësojnë, më të përhapurat janë pyetjet e mëposhtme Shpesh femrat ndihen në siklet të flasin me doktorin e tyre rreth çështjeve të caktuara. Pavarësisht se mund të jenë pyetje të sikletshme, duhet të kuptoni se shqetësimet dhe pyetjet tuaja janë të rëndësishme në përcaktimin e shëndetit në të tashmen dhe në të ardhmen. Ja cilat janë nëntë pyetjet, të cilat nuk duhet të keni kurrë turp t’i bëni te gjinekologu apo gjinekologia. 1. Përse seksi është i dhimbshëm për mua? Jo çdo femër përjeton dhembje gjatë penetrimit, por rreth 15 për qind e femrave pranojnë se akti seksual mund të rezultojë i dhimbshëm për to. Ndonjëherë femrat mendojnë se përjetimi i kësaj lloj dhembje është normale, por kjo nuk është e vërtetë. Dhembja gjenitale është një gjendje që mund të kurohet. Nëse edhe ju po përjetoni dhembje gjatë seksit, atëherë mos e mbani të fshehtë, pyeteni gjinekologun ose gjinekologen tuaj në mënyrë që të merrni trajtimin e duhur. 2. Përse kam kruajtje? Kruajtjet vaginale mund të jenë të sikletshme dhe me shumë shqetësime. Femrat i bien shkurt duke menduar se ajo që po u ndodh është një infeksion që do të kalojë shpejt dhe preferojnë të mos shpenzojnë para në mjekimin e tij duke shkaktuar që problemi të bëhet edhe më keq. Në fakt kruajtja mund të vijë prej infeksioneve seksualisht të transmetueshme, prej sëmundjeve të lëkurës, prej ndonjë sapuni që po përdoret gabimisht ose prej infeksionit bakterial. 3. Jam e shqetësuar për aromën vaginale, a është shenjë e infeksionit apo sëmundjeve seksualisht të transmetueshme? Shqetësimi për aromën vaginale është shumë i përhapur tek femrat. Mos u ndjeni në siklet pasi nuk jeni femra e parë që i drejtohet gjinekologut me këtë shqetësim. Ndonjëherë aroma është diçka krejt normale dhe gjinekologu mund t’ju çlirojë prej saj dhe t’ju bëjë të ndiheni më me vetëbesim në lidhje me trupin tuaj. Aroma e shoqëruar me kruajtje mund të jetë një problem edhe më i madh. 4. Përse kam ndonjëherë rrjedhje urine? Mospërmbajtja urinare prek shumë femra të të gjitha moshave, por është më e përhapur tek femrat që janë para ose pas menopauzës, sidomos tek femrat që kanë lindur fëmijë. Gjendja mund të jetë turpëruese dhe problematike, por kjo nuk nënkupton që femrat duhet të vuajnë në heshtje. Në shumicën e rasteve kjo gjendje kurohet në varësi të simptomave. Mund të vijë prej humbjes së peshës, prej mjekimeve, prej ndonjë operacioni apo prej kontraktimeve dhe shkontraktimeve të fshikëzës. 5. Jam e shqetësuar se partneri po më tradhton. Duhet të testohem për ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme? Nëse po shqetësoheni rreth pasojave të tradhtisë së tij apo tuajën, mund të jetë e parehatshme t’ia tregoni gjinekologut. Por në fakt mjekët janë të parët me të cilët duhet të konsultoheni. Pyeteni doktorin ose doktoreshën tuaj nëse ju duhet të bëni një test për të zbuluar a jeni prekur prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Kjo do t’ju bëjë të pakësoni pasojat që mund të vijnë nëse jeni prekur. 6. Përse kam valë të nxehti, është menopauza apo diçka tjetër? Sipas mjekëve që citohen nga gazeta Shqip, shumë femra qëndrojnë të heshtura kur vjen puna për të shprehur gjendjen e tyre të vapës së papritur, për shkak se ato mendojnë se kjo është diçka normale që vjen me menopauzën apo plakjen. Ndonëse është e vërtetë që kjo mund të vijë prej menopauzës, mund të jetë edhe një simptomë e një gjendjeje tjetër shëndetësore. Doktorët shprehen se ka pasur raste që afshet e vapës që zënë femrat kanë qenë tregues të sëmundjes së tiroides. Kjo e fundit mund të zbulohet nëpërmjet një testi të thjeshtë gjaku. 7. Lëkura pranë vaginës ka ndryshuar ngjyrë, është ky një problem? Të qenët e vetëdijshme rreth ndryshimeve që ndodhin në organin tuaj seksual është shumë e rëndësishme, po ashtu edhe ndarja e shqetësimit me doktorin, sidomos kur bëhet fjalë për ndërrim ngjyre. Mund të jetë një shenjë e hershme e çrregullimit beninj të vulvës së lëkurës. Nëse lihet i patrajtuar, mund t’i shkaktojë dobësim vulvës së lëkurës ose pjesës së jashtme të organit gjenital femëror. Kjo gjendje mund të çojë në dhembje gjatë seksit dhe në kruajtje irritimi nëse lihet pa trajtuar. 8. Përse kam perioda të dhimbshme? Nëse ndieni dhembje të vazhdueshme sa herë ju vijnë periodat, mund të jetë shenjë e shumë gjërave, përfshirë këtu edhe një gjendje të rëndë shëndetësore ende e shërueshme e quajtur endometriosis, që mund të shkaktojë dhembje të madhe madje edhe mungesë pjellorie. Femrat nuk duhet të mendojnë se dhembja është normale gjatë ardhjes së menstruacioneve, pasi shkaqet mund të jenë të shumta. 9. A duhet të bëj kontroll të gjoksit për kancerin e gjirit? Për këtë pyetje nuk keni përse mendoheni gjatë, kontrollet ndaj kancerit të gjirit duhet të jenë të vazhdueshme dhe sa më shpejt të përcaktohet gjendja, aq më mirë është për sa u përket mundësive të shërimit.

noa.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top