Nese ndani Zotin nga feja, ashtu te pakten diskutojme ne ajer bashke sa te doni
Po te citoj edhe kete her nese me lejohet per te mos hy ne driten e kuqe ( ndaj rregullores qe ndalohet chit-chat-i )
Nqoft se nuk te vjen merzi, hedhja nje sy ketij texti qe eshte shkeputur nga libri
" Bibla , Kur'ani dhe Shkenca "
Shkruar nga shkencëtari Dr. Maurice Bucaille ( kirurg dhe profesor i Univerzitetit te Parisit )
Gjatë katërmbëdhjetë shekujve, që nga koha e Shpalljes së Kur'anit famëlartë, e gjer më sot, Islami dhe vendosja e tij në rrjedhat bashkëkohore është paraqitur gabim. Paraqitja e Islamit dhe shpjegimi i Kur'anit në opinionin botëror është bërë në mënyrë sipërfaqësore dhe konservative, duke u shtrembëruar thelbi i tij, jo vetëm në Europë dhe Amerikë, por edhe në disa vende Islamike. Shtrembërimet e Islamit dhe të Kur'anit nga ana e Perëndimorëve, kishin për qëllim zhvlerësimin e realitetit të Kur'anit si Libër Hyjnor, duke e paraqitur në mënyrë jo objektive përmes metodave të pandershme, ndërsa në vendet Islamike si pasojë e mungesës së studimit dhe të zbatimit të mirëfilltë të Kur'anit. Për antiIslamin në Europë dhe Amerikë, autori në fjalë tha : "Gjykimet krejtësisht të gabuara mbi Islamin që janë përhapur dhe akoma përhapen në Perëndim janë pasojë e mosnjohjes së tij dhe shpifjeve sistematike. Por më e rënda nga të gjitha gënjeshtrat e përhapura janë të pavërtetat në raport me faktet, sepse nëse mashtrimet në gjykim janë të falshme, paraqitja e "fakteve" kundër të vërtetës nuk është e falshme... . Pikëpamjet shkencore mjaft të theksuara të Kur'anit, në fazën fillestare më kanë habitur thellë, sepse gjerë atëherë nuk kisha besuar se është e mundur që në një tekst të shkruar 14 shekuj më parë të gjejë aq dëshmi që u përkasin tematikave të shumëllojshme dhe absolutisht të mbështetura në indikacionet e shkencës bashkëkohore. Në fillim nuk kisha kurrëfarë besimi në Islam. Ju afrova këtij studimi të teksteve (Biblës dhe Kur'anit) pa asnjë paragjykim dhe me objektivitet të plotë... . Sikur shumica e njerëzve në Perëndim, dhe unë kam mundur t'i ruaj të njëjtat ide të gabuara dhe aq shumë të përhapura mbi Islamin deri në ditët tona. Kështu, pra, e pranoj se isha injorant i madh para se të krijoja për Islamin pikëpamje të cilat i kam sot, të drejta dhe objektive. Nëse kam pasur pak ndikim apo kam hezituar në lidhje me Kur'anin, atëherë ka qenë ajo të cilën më kishin mësuar në rininë time; kurrë nuk më flisnin për muslimanët por vetëm për muhamedanët, duke e theksuar posaçërisht atë se është fjala për fenë të cilin e ka themeluar një njeri dhe një besim i cili nuk ka kurrëfarë vlere karshi Zotit... . Në asnjë rast nuk ekziston as më i vogli kundërshtim në mes tekstit kur'anor dhe njohurive shkencore bashkëkohore mbi krijimin e Gjithësisë. Unë e përsëris vlerësimin tim se qëndrimet shkencore të Kur'anit janë dëshmi se në tekstin e tij nuk është futur dora e njeriut, por ai tekst është Shpallje Hyjnore për të cilin s'ka dyshim".
Zoti i të gjitha botëve e porositi tërë njerëzimin me këto fjalë të shenjta që i gjejmë në Kur'anin famëlartë:
"Pra, Unë betohem në atë që e shihni !"
"Edhe në atë që nuk e shihni!"
"Se me të vërtetë ai (Kur'ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm (Muhammedi a.s.)"
"Ai (Kur'ani) nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni"
"Nuk as fjalë e ndonjë magjistari po ju nuk përkujtoheni."
"(Kur'ani) ثshtë zbritje prej Zotit të botëve!"
"Sikur të trillonte ai (Muhammedi a.s.) për Ne ndonjë fjalë!"
"Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë"
"E pastaj do t'ja këputnim atij arterien e zemrës."
"Dhe askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij."
(El-Hakka, 38-4l)
Po ketu gjetet diqka qe mund ta kundershtoni ? Mendoj t'i hedhni poshte me kunderfakte, jo me kunderpergjigje duke i prire individualitetit qe ne te shumten e rasteve manipulojne gjerat te cilat mendja e njeriut asesi nuk mund t'i kuptoj
