Pyetje që i bëj vetes ! (biçim monologu)

gjithmon i kujdesshëm duhet të jem?

jo, jo dhe aq...vet natyra njeriut, që lodhet. shpesh here kam nevoj te futem ne boten time ku sdua te afroj njeri aty, te jem vetem un! Te mendoj e reflektoj per gjera qe vertet ja vlen ta vras mendjen, e mos ti ndaj me njeri ato mendime.

çfar më tremb?

hmmm, tremb? nuk e di...ndoshta plakja, rrudhat e fytyres, kalimi viteve, humbja e memories...te gjitha se bashku.

i lumtur me jetën që bëj?

lumturia nuk ka fund, aq me shume kenaqsi gjen ne jet...aq me shum kenaqsi te reja kerkon nga ajo. Si puna lekut dhe lumturia, aq me shum te kesh aq me shum kerkon te kesh. Kenqem me ato qe i ofroj vetes, ambicja te çon larg, te ndryshon si njeri, nuk ka shum vend per lumturi ne grup, vetem lumturi egoiste, po.

qëllimi jetës?

pse duhet te ket gjithmon nje qellim? dua ta jetoj jeten spontanisht, vet jeta na ka mesu se gjerat na vijn spontanisht. Duke u sforcu per te gjet te 'miren' shpesh e gjej veten ne udhkryqe qe me lodhin. Jo, me mir ashtu, me mir spontan.

pse shpesh ndodh që bëhem 'ziliqar', a thua sikur te me ket munguar diçka ne jetën time?

ndodh qe...i bej pytje vetes shpesh kur behem ziliqar per diçka; 'a jam njeri i keq un qe behem si ziliqar, apo kjo ndjenj e pashmngshme esht ne tiparet e kujtdo tjeter'? rri mendoj por me kot, vetja nuk me kthen pergjigje, duket sikur ajo me do gjithmon me 'fsheh' diçka, per te miren time. (sa e lezetshme kjo, ë?)

a kam dashuruar?

me ndodh qe te besoj se...imagjinata eshte ajo qe luan 'lojen', e un jam lojtari saj, nuk di te them fatkeqsisht apo fatmirsisht kam qen nje lojtar jo dhe aq i dobet ne kete drejtim.

do vij dita te martohem?

'BLACKOUT' . lodhem te gjej nje rruge per ta menduar(kjo ndodh shum rrall, kur nuk kam me çfar te mendoj tjeter) por shof vetem errsire, ndoshta mendja bllokohet.

paraja kuptimi jetes?

ja dhjefsha rracen, sa po rropatem per ato lek. Them me doli shpirti, duke kujtu vite te tera pune nga femijria e deri me sot, fajin ja vej vets shpesh here...gjej ngushellim ne fund muaji, gjithmon. Marrdhenie me lekun ka filluar te rregullohet, jo si dikur qe beja si jevgjit, kap e prish lek. Po ajo esht kuptim per jeten, te kesh para do te thote harmoni ne jet, gjithmon duhet gjet mesatarja e çdo gjeje, jo vetem parase.


keto jan pytje qe ja bej vetes...bashk me cigaren qe ka 10 vjet qe nuk e ndaj nga goja, perfundimi jeta vazhdon...me sjell risi, monotoni, gëzim, çdo gje qe ja vlen t'a jetosh.
 
keto jan pytje qe ja bej vetes...bashk me cigaren qe ka 10 vjet qe nuk e ndaj nga goja, perfundimi jeta vazhdon...me sjell risi, monotoni, gëzim, çdo gje qe ja vlen t'a jetosh.

qr....paskam 18 vjet qe hakam cigaren, zot ki meshire per fukarain.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 2 14.3%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 5 35.7%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 4 28.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 21.4%
Back
Top