Perse Islami ka shume degezime perderisa Kurani eshte nje per te gjithe?
Perse shume islamiste predikojne luften ne emer te Allahut ndersa disa te tjere predikojne paqen?
Cilet nga keta jane islamike te vertete? Cilet jo? Pse?
Nese ekziston ndonje fjalim ne Kuran per luften e Shenjte, ku ndodhet?
Thote Profeti Muhammed a.s. ne nje thenje:
"Ummeti (populli) im do të ndahet në shtatëdhjet e tri grupe. Prej këtyre vetëm një grup do të shpëtojë nga zjarri i Xhehennemit, ndërsa të tjerët do të shkatërrohen e do të hyjnë në Xhehennem".
Shpjegim i kesaj:
Ne mesin e atyre qe do t’i pergjigjen te Derguarit te Allahut, lavderimi dhe paqja e Allahut qofte mbi te, do te kete qe do te jene te shpetuar e do te kete te shkaterruar (te humbur), prandaj nuk nenkuptohet se secili qe do t’i pergjigjet atij, do te jete i shpetuar. Dijetaret islam, kane folur rreth ketyre grupeve dhe rreth arsyes se ndarjes se tyre nga e verteta.
Gjithashtu eshte thenë se qellimi i fjales “umeti(populli)im” ne kete thenje ka per qellim umetin e thirrjes, gje qe perfshin t'gjithe ata tek te cilet eshte derguar Muhamedi, lavderimi dhe paqja e Allahut qofte mbi te, ata qe i kane besuar dhe ata qe kane mohuar.
Një grup dijetaresh kane thene se ata nuk ndahen nga xhemati(grupi) dhe nuk dalin nga e verteta (haku), vetem nese kundershtojne ne ceshtjet qe kane te bejne me esencen e besimit.
Prandaj ne te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me njohjen e Allahut te Lartesuar, ne njeshmerine dhe cilesite e Tij, ne njohjen e profeteve, te shenjave dhe te mrekullive te tyre, ne ceshtjet e Dites se Fundit, te percaktimit te Allahut (kaderit), ata qe kane devijuar nga rruga e shokeve te Profetit a.s. , dhe kundershtojne citatet... konsiderohen se kane dale nga xhemati dhe i perkasin ndonje grupi.
Pra, thene me fjale tjera, ai qe flet rreth gjerave dytesore ne fe i perket ndonje medhhebi (shkolle juridike Islame), ndersa ai qe flet rreth bazave te fese dhe i kundershton te vertetet ne kete, ai eshte prej ndonje grupimi

. Se si jane ndare/percare muslimanet pas nderrimit jete te Profetit Muhammed a.s. eshte teme e gjate, teme ne vehte.
Ndersa sa i perket luftes se shenjte, Islami eshte fe e paqes. Lufta ne Islam, ka ligjet e saja. Ne te kaluaren, lufta njehere ka qene e ndaluar gjate kohes se Profetit Muhammed a.s.
Sipas Kuranit, lufta paraqet një "obligim të padëshiruar" e që duhet vënë në zbatim, duke mbajtur rreptësishtë parasysh vlerat e veçanta njerëzore dhe morale dhe që mund të përdoret në ato raste kur ajo është e pashmangshme.
Ne nje citat Kur'anor, tregohet se ata te cilet e nisin luften jane njerezit pa besim dhe qe Zoti nuk i pelqen lufterat:
"...Sa herë që ndezën zjarr për luftë, Allahu ua fiku atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. Allahu nuk i do ngatërrestarët. " (Kurani 5:64)
Ne rastin e nje konflikti, besimtaret duhet te luftojne vetem nese lufta eshte e nevojshme. Nese kundershtaret sulmojne, nuk mbetet asnje zgjidhje tjeter, andaj dhe lufta eshte e detyrueshme:
"Po nëse ata ndalen (nga provokimi), Zoti është Falës, Mëshirues." (Kurani 2:192)
Nje hulumtim i hollesishem i jetes se Profetit Muhammed (paqja qofte mbi te) tregon se lufta eshte nje metode qe perdorej per qellime mbrojtese vetem ne gjendje te pashmangshme.
Shpallja e Kuranit Profetit Muhamed a.s. i vazhdoi per nje periudhe prej 23 vjetesh. Gjate 13 vjeteve te pare te kesaj periudhe, muslimanet jetonin si pakice, nen nje qeverisje pagane ne Meke, dhe u ballafaquan me shtypje te shumta. Shume muslimane u munduan, u dhunuan, u torturuan, madje u vrane, shtepite dhe pronat e tyre u grabiten. Pavaresisht nga kjo, muslimanet vazhduan te jetojne pa kaluar ne dhune dhe gjithmone u bene thirrje paganeve per paqe.
Kur shtypja e paganeve u be teresisht e padurueshme, muslimanet u shperngulen ne qytetin e Jethribit, i cili me vone do te quhej "Medine", ku ata do te vendosnin qeverisjen e tyre ne nje mjedis me miqesor dhe me te lire. Madje edhe vendosja e sistemit te tyre politik nuk i shtyu aspak ata qe te rrembenin armet kunder paganeve te eger te Mekes. Profeti Muhamed a.s. i urdheroi njerezit e tij te pergatiten per lufte vetem pasi mori shpalljen e meposhtme hyjnore:
"Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtë, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (myslimanëve).(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan pa kurrfarë të drejte..." (Surja Haxh: 39:40)
Shkurt, muslimanet u lejuan te bejne lufte vetem pse ishin shtypur dhe ishin nenshtruar dhunes. Me fjale te tjera, Zoti u lejoi te luftojne vetem per tu mbrojtur. Ne vargje tjera te Kuranit, muslimanet paralajmerohen qe te mos perdorin provokime apo dhune te panevojshme:
"Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë, e mos e teproni! Se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën)." (Surja Bekare:190)
Pas shpalljes se ketyre vargjeve, ndodhen disa luftera mes muslimaneve dhe paganeve arabe. Sdq, ne asnjeren nga keto luftera muslimanet nuk ishin pala e cila e nxiti luften. Per me teper, Profeti Muhamed a.s. krijoi nje mjedis shoqeror te sigurt e paqesor per muslimanet dhe paganet, duke nenshkruar Marreveshjen e Paqes (te Hudejbijes) e cila u ploteoi pjesen me te madhe te kerkesave te paganeve. Pala qe i shkeli kushtet e marreveshjes dhe nisi luften e re ishte perseri ajo e paganeve. Sdq, me konvertimet e shumta ne fene Islame, ushtria muslimane arriti te krijoje nje force te madhe kunder arabeve pagan, dhe Profeti Muhamed a.s. e mori Meken nen kontroll pa gjakderdhje dhe me nje shpirt tolerance. Per me teper, ai nuk e lendoi askend, ai i fali ata dhe i trajtoi me tolerancen me te madhe. Paganet, te cilet me vone do te pranonin Islamin me vullnetin e tyre te lire, nuk kishin si te mos e admironin kete fisnikeri te karakterit te Profetit a.s.
Parimet islame, qe Zoti shpall ne Kuran, flasin per kete politike paqesore dhe te matur te Profetit Muhamed a.s. Ne Kuran, Zoti i urdheron besimtaret qe t'i trajtojne jomuslimanet me miresi e drejtesi:
"All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë. All-llahu ju ndalon t'u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta..." (Kurani 60:8-9)
Vargjet e mesiperme Kur'anore qartesojne se si nje musliman duhet te sillet ndaj jomuslimaneve. Muslimani duhet t'i trajtoje te gjithe jomuslimanet me miresi dhe duhet ti shmangen miqesise vetem me ata qe shfaqin armiqesi ndaj Islamit. Ne rast se kjo armiqesi shkakton sulme te dhunshme ndaj ekzistences se muslimaneve, pra, nese ndaj tyre eshte ndezur nje lufte e hapur, ne kete rast muslimanet duhet pergjigjur atyre me drejtesi dhe duke pasur parasysh permasat njerezore te situates. Te gjitha format e barbarizmave, dhe veprat e panevojshme te dhunes dhe te sulmeve te padrejta jane te ndaluara ne Islam. Ne nje ajet tjeter Kur'anor, Zoti i paralajmeron muslimanet per kete dhe shpjegon se urrejtja e ndjere ndaj armiqve nuk duhet t'i shtyje besimtaret te bejne padrejtesi ndaj tyre.
"O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos tu shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë se ajo është më afër devotshmërisë. Kine frikë Allahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni." (Kurani 5:8)
Shpresoj se isha i kjarte ne pergjigje. Paksa e zgjata por..U mundova sa me shkurt. Po pate dic te pakjarte, urdhero pyet.
Ju pershendes !