Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kuriozitet – A mund ta besoni që mund të paguani dikë që t’ju përkëdhelur ose dikë që t’ju shoqërojë ditën e dasmës? Ndër profesionet e tjera më të çuditshme janë edhe vajtuesit e vdekjeve dhe instruktorët e sërfit për qentë…

pune-te-cuditshme-3.jpg

pune-te-cuditshme-6.jpg

Duket se mund t’i paguash njerëzit për të bërë gjithçka në ditët e sotme. Ju mund të paguani njerëz që t’ju shëtisin qenin, t’ju bëjnë mobilie, t’ju arredojnë shtëpinë, por a e dini se mund të paguani edhe për dikë që t’ju përqafojë kur jeni të vetmuar?

“Mjelës” i gjarpërinjve

Personave që mjelin gjarpërinjtë, u duhet të bëjnë njërën ndër punët më të rrezikshme, por edhe më të çuditshme në botë. Ata nxjerrin helmin nga gjarpërinjtë më të frikshëm, helm ky që përdoret më pas për të krijuar një antihelm për përdorim spitalor dhe laboratorik, që mund të shitet për plot 1000 dollarë grami.

Shoqëruese nusesh

Nuk ua keni besën shoqeve të ngushta? Mund të punësoni shoqëruese profesioniste nusesh, të cilat ndihmojnë nusen në ditën e saj të madhe. Jen Glantz, themeluese e “Punëso një shoqëruese”, thotë se kompania ofron “shoqëruese nusesh të fshehta” dhe shërbime personale për nuset dhe festën e dasmës. اmimi? Nga 300 deri në 2000 dollarë për çdo dasmë.

Zhvendosës ajsbergu

Zhvendosja e ajsbergëve u bë një profesion që pas mbytjes tragjike të Titanikut në vitin 1912. Patrulla Ndërkombëtare e Akullit (IIP), që u themelua një vit më vonë, operohet nga Roja Bregdetare Amerikane. Punonjësit lokalizojnë ajsbergët dhe ofrojnë rrugë të sigurta rreth tyre. Nëse është e nevojshme, ata mundësojnë edhe zhvendosje të ajsbergut nga ajo zonë.

Vajtues

Vajtuesit profesionistë marrin pjesë në funerale dhe vajtojnë një person të vdekur. Një kompani në Angli, e quajtur “Merr me qira një vajtues” është e specializuar në këtë industri dhe ofron vajtues me çmimin prej 70 dollarësh për dy orë.

Instruktor sërfi për qentë

Mund t’i gjeni në resortet turistike buzë oqeaneve. Instruktorët e qenve që bëjnë sërf janë një profesion më vete. Të specializuar në mësimin e njerëzve dhe qenve si të qëndrojnë mbi tabelën e sërfit, nëse dëshironi një cilësi që ta dallojnë qenin tuaj nga të tjerët, shfrytëzojeni.

Masazhatorë fytyre

Të pagëzuar si “shkencëtarë ndjesorë”, këta masazhatorë fytyre bëjnë më shumë se aq. Ata mund të punësohen për 25 dollarë ora për të kuptuar efektivitetin e produkteve si locionet ose pastruesit e fytyrës.

Ledhatues

Kush mund ta mendojë se ledhatimi është një profesion? Mos u habisni! Këta persona paguhen 80 dollarë në orë për të qëndruar të përqafuar me të tjerët.

Artistë të hirit

Artistët e portreteve nga hiri mund të krijojnë vepra arti me hirin e një personi që është ndarë nga jeta. Shumë persona i punësojnë këta njerëz që të bëjnë një send me të cilin mund ta kujtojnë gjithnjë personin e zemrës duke e pasur me vete, si për shembull një varëse.

Nuhatës të frymës

Këta vlerësues të frymës punojnë zakonisht për kompanitë që prodhojnë çamçakëz, mente, pasta dhëmbësh apo produkte të lëngshme për larje goje. Ata vlerësojnë efektivitetin e produkteve dhe u japin një mendim prodhuesve.

Shijues të ushqimit të qenve

Nuk ia keni besën ushqimit të qenit tuaj? Punësoni një njeri që do ta shijojë ushqimin e bërë posaçërisht për të dhe që do t’ju thotë nëse cilësia e produktit është ajo e duhura. Këta persona vlerësojnë gjithashtu vlerën ushqyese të produkteve për kafshët.

Përcaktues të seksit te pulat

Persona të veçantë paguhen në Japoni apo Britani, deri në 60,000 dollarë në vit për të vlerësuar gjininë e një pule, duke u mbështetur tek intuita.

Pritës në radhë

Tepër të padurueshëm për të pritur në radhë? Punësoni një profesionist që ka durimin që ju mungon. Për 1000 dollarë në javë, dikush do të qëndrojë në radhë për ju në ditët më të ngarkuara të blerjeve.

Shkrues mesazhesh për biskota

Tepër të pëlqyera nëpër botë, biskotat e fatit kanë nevojë të shkruhen nga një person i vërtetë. Në fakt, prodhuesit e këtij produkti punësojnë shkrimtarë që shkruajnë vargje të cilat i motivojnë njerëzit. Puna paguhet rreth 40,000 dollarë viti.
g.shqip
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

përcaktues të seksit te pulat

persona të veçantë paguhen në japoni apo britani, deri në 60,000 dollarë në vit për të vlerësuar gjininë e një pule, duke u mbështetur tek intuita.

wtf!

........
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

E fundit duket interesante se tjerat, hahahah... cudi, ka vertet njerez te tille, qe i bejn keto pune
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

Po ndonje edhe do i beje keto pune se sna vijne gjerat nga qielli neveee jooo
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

Vajtues

Vajtuesit profesionistë marrin pjesë në funerale dhe vajtojnë një person të vdekur. Një kompani në Angli, e quajtur “Merr me qira një vajtues” është e specializuar në këtë industri dhe ofron vajtues me çmimin prej 70 dollarësh për dy orë.
kjo qenka kryeveper per nuset , kur t'ju
ju vdes vjehrra lol
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

kjo qenka kryeveper per nuset , kur t'ju
ju vdes vjehrra lol

Pse skeni ju ne Ks?
Psh ne veri te Shqiperise ka vajtuese keshtu, sdi sa marrin ama ka

Ne ecim me hapin e kohes:)
 
Ka pas qene nje reportazh tek E Diela Shqiptare rreth ktyre, dhe jam habit kur kam degjuar per here te pare rreth ktyre.
 
jooo hera par se e ndegjoj .vajtuset zakonisht kan qen ato te familjes se kan humb familjarin.
 
Te kishe than burri edhe behet,po vjehrra nahh. :D

Epo kshtu shumica bokan sevap me pare.
Te cuditshem,cka nuk degjojm.
 
Jo moj ca thua larg coft me vdek burri lolse pastaj duhet me vajtu vet :shkul:
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

Ka pas qene nje reportazh tek E Diela Shqiptare rreth ktyre, dhe jam habit kur kam degjuar per here te pare rreth ktyre.

jooo hera par se e ndegjoj .vajtuset zakonisht kan qen ato te familjes se kan humb familjarin.

Ka edhe burra :)
Funksiono keshtu psh vjen ai tipi dhe thote me trego cf ka kjo familja
cf ka bere ky etj etj kush ka vdekur
dhe fillo e qan , qan me lot ama me vertete , i ben rime dhe ia ku mori leket
Madje madje sa me ze te jete ajo vajtimorja aq me mire ecen ceromonia e varrimit.
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

Ka edhe burra :)
Funksiono keshtu psh vjen ai tipi dhe thote me trego cf ka kjo familja
cf ka bere ky etj etj kush ka vdekur
dhe fillo e qan , qan me lot ama me vertete , i ben rime dhe ia ku mori leket
Madje madje sa me ze te jete ajo vajtimorja aq me mire ecen ceromonia e varrimit.

Hahahahahahaha mundesisht e shoqeron dhe me skena si grricje fytyre dhe shkulje flokesh qe ta demostroj dhimbjen e thell qe ndjennn :p
 
Shum koh me par kam par dhe un nje emison se tregonet se kan qen vajtues burrat ,por kuptohet familjaret e afert te te vdekurit .
ama tani ketu ase grat nuk vajtojn..
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

Pse skeni ju ne Ks?
Psh ne veri te Shqiperise ka vajtuese keshtu, sdi sa marrin ama ka

Ne ecim me hapin e kohes:)
Ne Shqiperi nuk marin lek jo. Para ca ditesh lexova per nje grua ne Mirdite, pershkruhej si nder "vajtocat" e fundit.
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

Ne Shqiperi nuk marin lek jo. Para ca ditesh lexova per nje grua ne Mirdite, pershkruhej si nder "vajtocat" e fundit.

Une them qe marrin, sepse jam e sigurte qe marrin dhe jo duke lexuar artikuj, por e di personalisht, ti thua jo.
Kush ka te drejte tani?
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

Hahahahahahaha mundesisht e shoqeron dhe me skena si grricje fytyre dhe shkulje flokesh qe ta demostroj dhimbjen e thell qe ndjennn :p

Ketej mendon vetem per leket se nuk i qethet fare.
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

Une them qe marrin, sepse jam e sigurte qe marrin dhe jo duke lexuar artikuj, por e di personalisht, ti thua jo.
Kush ka te drejte tani?
Ne veri te Shqiperise jo. Tjeter kund edhe ndoshta.
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

Ne veri te Shqiperise jo. Tjeter kund edhe ndoshta.

Moj ti cupe une nga veriu jam dhe per po veriun po te flas shume miresjellshmerisht po te them qe duke pasur edhe rast sh sh te afer
kane marre lek.
Ti cf i thua kesaj?
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

Ketej mendon vetem per leket se nuk i qethet fare.

Ai thjesht po reciton historin qe i kan dhen fundjaaa ca tkeqe ka qe kjo histori ka dhe ca pika lott :p pas aktrimit leku leter :p
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

Ju te veriut qenkeni ekstrem ,SKUTHA , qani te vdekurin kot per te marr leket . Yyyyyyyt
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

vajtues, shoqerues nusesh dhe masazhator kisha degjuar e me pare
 
Titulli: Punët më të çuditshme që do të habiteni se ekzistojnë

“Mjelës” i gjarpërinjve

Personave që mjelin gjarpërinjtë, u duhet të bëjnë njërën ndër punët më të rrezikshme, por edhe më të çuditshme në botë. Ata nxjerrin helmin nga gjarpërinjtë më të frikshëm, helm ky që përdoret më pas për të krijuar një antihelm për përdorim spitalor dhe laboratorik, që mund të shitet për plot 1000 dollarë grami.
P.s mua me pushon zemra vetem qe e lexova, jo te jem afer gjerperinjve ;)
 
Back
Top