Punët e së ardhmes, pastrues plehrash në orbitë...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
44651.jpg


Lufta e Ftohtë ndërmjet Rusisë dhe Amerikës, ishte një katalizator shumë i mirë i përparimit teknologjik dhe industrisë aero-spaciale. Gjatë asaj kohe u lëshuan në hapsirë qindra satelitë që shërbenin jo vetëm për telekomunikimin por edhe si sistem mbrojtje ndaj sulmeve të mundshme të armikut.

Me globalizimin kaluam në një epokë të re të komunikimit ku do të nevoitej akoma më shumë ndihma e satelitëve, për cfardo nga aktivitetet tona ditore, që nga spostimi me anë të navigatorëve GPS, raportimet mbi parashikimin e motit, programet televizive, Google Earth e kështu me radhë.

Por cfarë ndodhë kur satelitët amortizohen dhe dalin jashtë përdorimit? Duke qenë se riparimi i tyre ka një kosto më të lartë se lëshimi i një sateliti të ri, atëherë ato lihen të qarkullojnë rreth globit të papërdorur. Një ditë numri i tyre do të jetë aq i madh sa do të duhet të transportohen në tokë për të mos penguar kalimin e rrezeve diellore në planet. Pra kur të vi ajo ditë do të duhen edhe punëtorët e pastrimit të orbitës.

(a.h/BalkanWeb)
 
Back
Top