Puna gjatë shtatzënisë ndikon në përmasat e fëmijës

Love

βeℓℓe â๓e
Gratë shtatzëna që punojmë më shumë se 25 orë në javë kanë një tendencë që të lindin fëmijë më të vegjël, vlerësoi një studim shkencor i publikuar të enjten. Sipas matjeve, fëmijët e grave që ruajnë një ritëm të plotë pune gjatë nëntë muajve janë mesatarisht 200 gramë më të dobët në lindje.

Shiko fotografinë 1729452

Shkencëtarët gjetën një lidhje edhe midis kohës që gratë shtatzëna kalojnë në këmbë me përmasat e fëmijës, me ato që nuk kanë mundësi të ulen për një kohë të gjatë çdo ditë, që lindin gjithashtu fëmijë më të imët.
Studimi u krye nga Universiteti Mjekësor i Roterdamit, në Holandë.
Rezultatet u formuan nga anketimi i 4.680 grave, të marra në pyetje në javën e 30-të të shtatzënisë së tyre. Më pas, parametrat e fëmijëve në momentin e lindjes u grupuan në bazë të të dhënave për mënyrën se si kishin punuar gjatë shtatzënisë, duke prodhuar përfundimin e mësipërm.
Sipas mjekëve, punët që fizikisht janë më kërkuese mund të reduktojnë rrjedhjen e gjakut në placentë, duke kufizuar kështu sasinë e ushqimeve dhe oksigjenit me të cilat shërbehet fetusi.
Për ekspertët, mbetet ende e paqartë se përse i njëjti rezultat vlen edhe për ato gra që kanë një punë zyre dhe kalojnë orarin të ulura, por besohet, se në këtë rast të njëjtin efekt si qëndrimi në këmbë luhet nga stresi.
Burimi: lajmeshqip
 
Titulli: Puna gjatë shtatzënisë ndikon në përmasat e fëmijës

obobo keto studimet e tanishme... prandaj nenat tona qe punon gjithe diten sa ne pune e ne shpi na kane lindur nga kater kg. madje edhe ajo puna duhanit sma mbush shume mendjen, nje shoqja ime qe e pinte nje pakete ne dite, e qe kur ishte shtatzene e rralloi ne nje ose dy cigare ne dite, e lindi gocen si kukull, edhe 4.3 kg. me shume mendoj se ka te beje me organizmin e nenes dhe shendetin e saj, e jo me punen. madje sa me shume te levize nena apo te punoje, aq me te lehte e ka.
 
Titulli: Puna gjatë shtatzënisë ndikon në përmasat e fëmijës

Prandaj dhe une nuk do punoj sa te jete gruaja ime shtatzane LOL LOL LOL
 
Pe: Puna gjatë shtatzënisë ndikon në përmasat e fëmijës

Mami im ka punuar 6 ditet e javes nga 8 ore,deri nje jave para lindjes dhe na ka lindur neve mbi 3 kg e gjysem...As qe ka lidhje fare kjo gje,aq me shume te krahasojme kohen e xhaxhit kur kane punuar...Mesa kam lexuar e mesuar une,femija i pare lind i vogel ne peshe,i dyti me i madh e keshtu me rradhe,gjithsesi sdo te thot asgje kjo gje,pasi varet tek trupi i femres,mbarevajtja e shtatezanise e shume faktore te tjere,por puna ska lidhej fare me kete gje...
 
Titulli: Pe: Puna gjatë shtatzënisë ndikon në përmasat e fëmijës

Mami im ka punuar 6 ditet e javes nga 8 ore,deri nje jave para lindjes dhe na ka lindur neve mbi 3 kg e gjysem...As qe ka lidhje fare kjo gje,aq me shume te krahasojme kohen e xhaxhit kur kane punuar...Mesa kam lexuar e mesuar une,femija i pare lind i vogel ne peshe,i dyti me i madh e keshtu me rradhe,gjithsesi sdo te thot asgje kjo gje,pasi varet tek trupi i femres,mbarevajtja e shtatezanise e shume faktore te tjere,por puna ska lidhej fare me kete gje...

Tek mua ka qene femija i pare 4 kg 785g ...e ashtu i ka ec shendeti. Kam punu deri ne muajin e 7 te shtatzanise.
Me vajzen nuk kam punu dhe lindi 3600 g (ne fakt nuk doja te behesha sa nje top plazhi me, se nuk arrija te lidhja as kepucet e mija lol). As jam lodh te vras trurin cilet jane faktoret e peshes se foshnjave,di te them qe djali ashtu sic ka qene i madh ne lindje ashtu eshte dhe tani. Nderkohe goca qe ka qene cik me e vogel ne peshe tani eshte shume e brishte dhe elegante :)

PS: Goca ju uroj te keni bebe te vogla ,,,,gjithsesi eshte nje stermundim te lindesh nje bebe gati 5 kg :(
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top