Publikohen pamjet: Momenti i shembjes së një sinagoge në veri të Jerusalemit – dy të vdekur dhe disa të lënduar

Vajza

Antarë i Respektuar
Publikohen pamjet: Momenti i shembjes së një sinagoge në veri të Jerusalemit – dy të vdekur dhe disa të lënduar

rkxN1apROd_0_107_554_312_0_medium-780x439.jpg





Të paktën dy njerëz kanë vdekur dhe shumë janë lënduar pasi një strukturë e ulëseve u shemb në një sinagogë pjesërisht të ndërtuar në veri të Jerusalemit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policia tha se rreth 650 adhurues ultra-ortodoksë ishin në sinagogën në Givat Zeev, një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor të okupuar, për të shënuar një festival.
sa1.jpg

Ndërkohë pamjet kanë treguar shembjen e ulëseve dhe njerëzit duke rënë njëri mbi tjetrin.


Një incidenti i tillë vjen pak javë pasi 45 njerëz vdiqën në një përplasje në një festival ultra-ortodoks në malin Meron në Izraelin verior.

sa2.jpg

Në incidentin e së dielës, raportet fillestare nga shërbimi i ambulancës Magen David Adom i Izraelit thanë se mjekët “ofruan kujdes për rreth 60 të plagosur, duke përfshirë rreth 10 në gjendje kritike dhe të rëndë”.
Një azhurnim i mëvonshëm tha se dy persona u konfirmuan të vdekur dhe rreth 100 u lënduan.
sa3.jpg



Mund t'ju interesojnë
https://trc.taboola.com/telegrafine...YYCGRjCJYUEJ8cGBhkYwjIHBDFJxgZZGMI9BQQnh0YH2Q

Dëshmitarët thanë se shembja ndodhi gjatë një ceremonie për të shënuar fillimin e festës hebraike të Shavuot.

Sinagoga u përshkrua si e ndërtuar pjesërisht. Policia dhe zyrtarët lokalë thanë se organizatorët ishin paralajmëruar se ndërtesa ishte e pasigurt dhe ngjarja kishte ndodhur pavarësisht nga mungesa e lejeve. /Telegrafi/
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top