Psikologji e jetës e thurur ndershëm dhe bukur

Ti ke mundësi të qëndrosh me mua nëse…

Je mjaft trim për të qenë i vendosur dhe këmbëngulës në zhvillimin e shkathtësive interpersonale dhe nëse i përdor aftësitë dhe talentet tua.

Një fjalë…

Suksesi nuk nënkupton të zbulojmë çfarë të tjerëve u pëlqen, ai vjen me mësimin dhe praktikimin e shkathtësive që i ndihmojnë njeriut ta arrijë dashurinë e tyre.


Një mendim…

Kur të ngjitesh malit (kodrës), shikoje majën dhe jo shkëmbinjtë për rreth teje. Sigurohu se ku po i vendos hapat në kohën kur je duke u ngjitur dhe mos kërce në rast se të humb hapi.


Rezultati…


Mënyra se si vepron me njerëzit e përcakton formën e sjelljes së tyre ndaj teje.


Një pikëpamje…

Hero është ai, i cili i tejkalon aftësinë e tij për t’i përmirësuar shkathtësitë , derisa të bëhet i aftë të përmirësohet dhe ndoshta madje t’i ndryshojë edhe shkathtësitë e të tjerëve.


Sqarim…

Mos fito pasuri duke humbur njerëz, pasi fitimi i njerëzve është mënyrë për të fituar pasurinë.


Një mendim…

Ne mund t’i arrijmë qëllimet tona me butësi dhe shkathtësi interpersonale.


Opinion…

« Mos e mallko errësirën, por ndeze llambën. »


Një aluzion…

Ndoshta vetëm një buzëqeshje ndaj një të varfri do t’ju ngrit shkallë tek Allahu.


Një çështje me rëndësi…

Gruaja mund ta durojë varfërinë, shëmtinë dhe jetën plot angazhime të burrit, mirëpo ajo nuk mund ta durojë sjelljen e keqe të tij.


Një mendim…
Fëmija është si balta e butë dhe ne i japim formën në bazë të trajtimit që i bëjmë.



Një vështrim i shpejtë…

Trajtoj njerëzit në mënyrë humane, pa marrë parasysh dukjen, pasurinë ose statusin e tyre.


Një sqarim…

Ligjëruesi më i mirë është ai që së pari ligjëron me vepra, pastaj me fjalë.


Një aluzion…

Allahu e ka nderuar njeriun, por kjo nuk i jep leje atij t’u bëj padrejtësi krijesave tjera.


Rezultati…

Aftësia jonë për t’i përfituar zemrat e njerëzve dhe për t’ua fituar dashurinë e tyre na sjell lumturi të madhe në jetë.


Një aluzion…

Pastroje qëllimin nëse do që shkathtësitë tua interpersonale të shëndrrohen në vepra të adhurimit, me të cilat ti do të afrohesh tek Allahu.

Një mendim…

Mos mendo se njerëzit janë të natyrës së njëjtë. Përkundrazi, ata dallojnë jashtëzakonisht shumë.


Një pikëpamje…

Bisedo për gjërat që të tjerët dëshirojnë t’i dëgjojnë, e jo për ato që ti dëshiron t’i flasësh.


Një sugjerim…

Takimi i parë e bën 70% të përshtypjes që dikush ka për një person. Prandaj, njeriu duhet ta trajtojë tjetrin sikurse të jetë takimi i parë dhe i fundit me të.


Rezultati…

Njohja e personalitetit të atij me të cilin keni kontakte, të ndihmon ta fitosh dashurinë tij.


Ekuacion…

Zemërim + zemërim = eksplodim !

Rezultati…

اdo njeri ka një çelës për zemrën e tij dhe njohja e personalitetit të tij të ndihmon ta identifikosh çelësin e duhur për ta hapur zemrën e tij.


Harmonia…

Ne bashkëveprojmë me zemrat, jo me trupat.

Eksperienca…

…na tregon se sa herë që ua shfaqim njerëzve vlerësimin dhe kujdesin për ta, ne i përfitojmë zemrat e tyre dhe i bëjmë vetët tona të dashura për ta.

Ti nuk je vetëm…

Shfaqi emocionet tua. Bëhu i çiltër : “ Të dua. Pata kënaqësi që ju takova. Ti je i çmueshëm për mua.”


Shkurtimisht…

Më trego se brengoshesh për mua duke ma mbajtur në mend emrin. Më thirr në emër… dhe vërtet unë do t’ju dua.


Një mirënjohje…

Pa marr parasysh sa arrin njeriu, ai përsëri mbetet njeri dhe kënaqet me fjalët e mira dhe komplimentet.


Nga libri: Kënaqu me jetën nga Dr. Muhamed Arifi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top